Rritet sërish çmimi i naftës
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...

ITALI- 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Trupi i saj ishte futur në një valixhe që u gjet e hedhur në humnerë. Në vendngjarje shkuan hetuesit e skuadrës kriminale së bashku me zjarrfikësit për të marrë trupin e së resë. Sipas verifikimeve të para, e reja kishte pasur së fundmi një lidhje me një 23-vjeçar filipinas Mark Samson, i cili është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen. Ilaria studionte Statistikë në universitetin “La Sapienza”. Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale të martën, edhe shoqe e kolegë ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj.
Ish i dashuri u arrestua dhe rrëfeu vrasjen gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje. Sipas raporteve fillestare, djali dyshohet se e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës. Nuk dihet nëse ka qenë ai që ka treguar vendndodhjen ku e kishte fshehur kufomën. I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë. Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shokët e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në WhatsApp.
Vëllai i Ilaria Sulës: "Pse e bëri?"
Vëllai i Ilaria Sulës tha se nuk ekanë kuptuar se përse 23-vjeçari e vrau motrën e tij.
"Nuk mund ta shpjegojmë. Pse e bëri? Nuk e kuptojmë pse e bëri, vetëm ai e di. Kam folur me motrën herën e fundit dy javë më parë, sepse ajo erdhi të na vizitojë në Terni. Ajo ishte e qetë dhe nuk më thoshte për problemet. Pastaj vetëm mesazhe. të dashurin e saj e njihja, ishin një vit bashkë por u ndanë”, thotë Leon, vëllai i vogël i Ilaria Sulës, i cili ka mbërritur në Romë me disa të afërm.
Ekspertiza shkencore në banesën e ish-të dashurit
Hetimet morën një kthesë dramatike gjatë natës, kur policia shkoi në apartamentin e të riut filipinez në rrugën Homs, në lagjen Africano, ku kreu një kontroll. Mbrëmjen e zhdukjes, Ilaria kishte dalë nga shtëpia me nxitim për të takuar dikë. Prindërit e saj, të cilët jetojnë në Terni, thanë se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, madje as sendet personale, ndërsa telefoni i saj kishte qëndruar i ndezur për njëfarë kohe dhe dikush madje kishte kthyer përgjigje në disa mesazhe. Nuk është e qartë nëse ishte vërtet ajo. Më pas, asnjë gjurmë nga e reja shqiptare.
Ilaria ishte studente në 'La Sapienza'
Ilaria ishte studente në Universitetin La Sapienza të Romës dhe ndante një apartament në distriktin universitar të San Lorenzos me katër studente. Shoqet e dhomës kanë deklaruar se ajo ishte larguar rreth orës 21:30 më 25 mars dhe se nuk kishin vënë re asnjë të dyshimtë në sjelljen e saj. Megjithatë, ajo kishte shkëmbyer disa mesazhe në Whatsapp me ta. Sipas raportimeve, dyshohet se këto mesazhe i ka kthyer autori pasi ka kryer vrasjen. Më pas, duke filluar nga e shtuna e datës 29 mars, ajo nuk i përgjigjej askujt, kështu që shokët e saj të dhomës e njoftuan familjen e saj dhe shkuan të denonconin në polici.
“Ajo u largua nga shtëpia në orën 21:30 të së martës, më 25 mars, pa thënë lamtumirë. Ajo nuk i tha askujt se ku po shkonte. Ne nuk pamë asgjë të çuditshme. Por që atëherë, ne nuk e kemi parë apo dëgjuar nga ajo," tha shqet e saj.
Ndërsa një dentist thotë se 23-vjeçari ishte i qetë, i buzëqeshur dhe i sjellshëm. Dentisti shprehet se e njihte të riun prej disa kohësh.
"E pashë të hënën e kaluar jashtë zyrës sime. Ai ishte i qetë si kurrë më parë. E kam njohur edhe vajzën e kam vizituar para disa muajsh. Ajo që ndodhi është absurde. Ai jeton këtu me prindërit e tij, por vajza ka frekuentuar këtë shtëpi prej vitesh, tani ka kohë që nuk e kam parë . Jam i shokuar," Kështu thotë doktor Giovanni Spanò, dentist në klinikën Infinity Dental, një qendër dentare që ndodhet pikërisht pranë banesës ku u vra Ilaria.
"Për vite të tëra, të gjithë qytetarët filipinas kanë jetuar në atë ndërtesë, ata janë shumë të qetë dhe të integruar në mënyrë perfekte me lagjen. Ajo që ndodhi është e tmerrshme, por ne nuk e dimë se kush jeton në apartamentin në katin e parë," Kështu thanë disa banorë që u mblodhën para ndërtesës ku ndodhi krimi.
“Ata nuk kanë shkaktuar kurrë ndonjë problem, ditët e fundit nuk mendojmë se kemi parë ndonjë vajzë të largohet nga ajo ndërtesë. Por kush mund të thotë?," thekson dikush tjetër./Corriere della Sera/
ITALIA- Pesoni në foton e mësipërme është Mark Samson ish-i dashuri i 22-vjeçares së vrarë Ilaria Sula. E reja ...
TIRANA- Një apartament i përshtatur si call center ku mashtroheshin të huaja për të investuar në bursa është...
KORÇË- Ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Kotmilo k...
foto ilustruese FIER- Prokuroria e Fierit ka kërkuar sot caktimin e masës “Arrest në burg” për 60-vjeçarin i cili dy...
ITALI- Trupi i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare e cila rezulton e zhdukur që prej 25 marsit ...
KOSOVA- Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas lajmit për vrasjen pranë shtëpisë të policit Muhamed Lika....
TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka lënë në qeli Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit, e cila akuzohet si e përfshirë në v...
ITALI- Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare e cila u zhduk më 25 mars në Romë, është gjetur e vdekur. Mediat vendase bëjn&e...
KUKËS- Afrim Kolgjini dhe Festim Gjeta janë dypersonat që humbën jetën nga aksident tragjik në autostradën M...
TIRANA- Kreu i Aleancës Kosova e Re njëherësh dhe biznesmen, Behgjet Pacolli ka bërë bërë një postim në rrje...