I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
TIRANË- Babai i 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e 31 marsit pasi u plagos me thikë ka folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë. Azbi Dervishi në një intervistë për "Euronews" tha se më të birin ishte shumë i lidhur dhe është i bindur se Aurelio nuk ka pasur konflikte me askënd, ndërsa thotë se djali i thoshte gjithmonë që nuk i bie në qafë askujt.
“Kam pasur një lidhje shumë të ngushtë me Aurelion, e kam pasur shumë afër, më tregonte gjithçka. Kurrë nuk ka pasur konflikte me asnjë, jam plotësisht i bindur. Unë e di çfarë fëmijë kam pasur, ishte i shkathët. Gjithmonë më thoshte ‘babai, në derën tonë nuk ka për të ardhur kurrë njeri të të thojë që Aurelio me ka rënë në qafë, ta siguroj, por rrugë njeriu nuk i hap’, këtë ma thoshte. Nuk i bie në qafë njëru më thoshte, dhe as nuk ka pse të më bjerë në qafë njëri.
Kujtimet me të janë të pafundme… Kujtime nga më të ndryshme, e ka pas afër gjithmonë. Do bëj gjithçka për ty më thoshte, do të të bëj krenar”. Me punë krahu i kam rritur fëmijët. Nuk e kam penguar për asgjë, më thoshte do dal me shokët, i thoja ‘nuk dua gabime, nuk dua njeri të trokas e të më thotë që djali më bëri këtë’. Jam munduar gjithmonë t’i plotësoj çdo gjë, ishte gjithçka për mua”, tha ai.
Babai i 18-vjeçarit ka treguar po ashtu se nga katër autorët e arrestuar për ngjarjen, disa prej tyre kanë tentuar t’i kërkojnë falje, por ai ka refuzuar.
“Nuk i kam pranuar, nuk ma bën zemra”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se është në pritje të vendimin të gjykatës për ta, nga e cila ka kërkuar dënim maksimal.
“Unë si prind kërkoj dënim maksimal, djalin tim po e tret dheu, të treten dhe ata atje brenda. Nëse gjykata nuk merr vendim, mbetet të marr unë vendim, pres shtetin…”, shtoi ai.
Ai theksoi se baballarët dhe nënat e tyre nuk kanë faji por sipas tij nuk ia bën zemra ti falë. Babai i viktimës shtoi se kërkon dënim maksimal ndërsa tha se nëse gjykata nuk merr vendim, mbetet të marrë ai vendimin.
“Janë katër autor, një pjesë kanë ardhur për të kërkuar falje, një pjesë jo. Nuk i kam pranuar, nuk ma bën zemra. Baba e nëna nuk kanë faj, unë jam prind vetë, por në rrethana në tilla nuk e pranoj dot. Në momentin që djalit tim i ka dalë shpirti në rrugë, pa pasur hak askujt, nuk ma bën zemra… Unë dhe në gjykatë e kam thënë, që nëse një nga këta të katër pranon që djali jot na ra në qafë, do i them gjykatës liroji, lëri të lirë, në të kundërt…Deri tani janë mbajtur shumë seanca, vendim nuk ka ende. Pres vendimin e gjykatës, jemi në pritje, kam besim të plotë. Unë si prind kërkoj dënim maksimal, djalin tim po e tret dheu, të treten dhe ata atje brenda. Nëse gjykata nuk merr vendim, mbetet të marr unë vendim, pres shtetin…”, u shpreh ai.
Azbi Dervishi, ka treguar edhe se si mori vesh lajmin për vdekjen e Aurelion. Ai tha se është njoftuar nga nipi i tij se Aurelio kishte bërë aksident.
“Isha në shtëpi, me telefonin nipi më thotë që Aurelio ka bërë aksident, është tre spitali ushtarak. Shkova në spital, doktori më tha që nuk lejohet të futesh se e kemi në sallë. Pritem 10-15 minuta, më vonë nipi më tha, ‘bëhu i fortë’”.
Babai i Aurelios ka rrëfyer se ka takuar miqtë që shoqëronin të birin natën e ngjarjes, të cilët i kanë treguar se si ndodhi konflikti mes tyre. Azbi Dervishi thotë se në këto tetë muaj pas vdekjes së djalit ka kërkuar edhe pamjet e një banese pranë vendngjarjes, por nuk ka mundur t’i sigurojë, pasi i është thënë se nuk kanë qenë në gjendje pune.
“Gjatë këtyre tetë muajve nuk ka reshtur, i kam takuar të gjithë ata që kanë qenë aty, shokët e djalit, gocat që kanë qenë në makinë me ta. I kam pyetur të gjithë. Më thonë shokët ‘ishim te lokali, ikëm me makinë, morëm gocat, ishin dy shokët e çunit dhe gocat. Dolën në Farkë. Kur janë kthyer, te ura Shkozës këta (autoret) janë afruar me makinë, kanë ulur xhamin e makinës, dhe i kanë thënë ‘me ne po qeshni’, jo i kanë thënë këta, dhe kanë vazhduar rrugën.
Më poshtë te semafori, i kanë dalë para me makinë. Kryesori, Frensi ka zbritur nga makina i ka ofenduar dhe sharë këta, këta i kanë thënë që nuk kemi gjë me ju. Ky (Frensi) i ka thënë që ne iu bëjmë bira bira me thikë dhe aty ka ndodhur sherri dhe shkoi situata kështu. Pamjet për ngjarjet nuk i kam parë. Në një shtëpi kam marr vesh që ka pasur kamera, jam interesuar më thanë i ka marrë policia. Më pas doli që kamerat kanë qenë të fikura, jo në gjendje pune.
Di që një çift nga Kosova i ka ndenjur djalit tim në momentet e fundit te koka, kam kërkuar që t’i takoja, t’i falendetroja. I bej thirrje nëse do më dëgjojnë, të më kontaktojnë”, tha ai.
ITALI- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën duke shitur drogë. Siç raportoh...
Autori TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 50-vjeçarit, Alfred Dedja. Nga detajet e reja më...
Foto ilustruese TIRANË- Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rr...
RISHTINË- Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Dragisha Viçentijeviç, i arrestuar në...
GREQI- Djali i 60-vjeçares e cila u vra orët e para të ditës së sotme nga bashkëshorti i saj shqiptar ka thënë ...
Foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shkuarën e autorit të vrajses së 50-vjeç...
Pamje nga vendngjarja TIRANË- Disa orë pas ekzekutimit të tij në një lokal në Ndroq, trupi i pajetë i Alfred Dedjas &eum...
Foto TIRANË- Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër AIDS e gjeti Shqipërinë edhe me 119 persona të tjerë të i...
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka emruar miliarderin Massad Boulos për të shërbyer si këshilltar i lartë për &cced...
NDROQ- Personi që shihni në foto është 50-vjeçari Alfred Dedja që u vra ditën e sotme me armë zjarri ...