AKTUALITET

119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit në Shqipëri, mes tyre edhe 4 fëmijë

n.f Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2024, 21:08
119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit në
Foto

TIRANË- Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër AIDS e gjeti Shqipërinë edhe me 119 persona të tjerë të infektuar me HIV/AIDS, sipas Institutit të Shëndetit Publik. Drejtuesja e shoqatës së personave që jetojnë me HIV/AIDS, Olimbi Hoxhaj, tha për Zërin e Amerikës se këtë vit u raportua edhe për disa bebe të lindura me HIV pozitiv. Diagnoza e vonë dhe shoqërimi i HIV-it me sëmundje të tjera mbeten shqetësime kryesore.

Në Shqipëri janë shtuar këtë vit edhe 119 persona të infektuar me HIV, nga të cilët 30 janë femra, 89 meshkuj, 4 fëmijë, 14 të rinj dhe 101 të rritur, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik. Gjatë këtij viti kanë humbur jetën për shkak të HIV/ AIDS-it 15 persona, 7 nga të cilët u përkasin rasteve të reja. Edhe në rastet e reja mbizotëron raporti i përgjithshëm që në 4 persona, 3 janë meshkuj dhe 1 femër.

Veprimaret e të drejtave të pacientëve, pohojnë që edhe pse mbështetja e personave që jetojnë me HIV ka shënuar disa përparime, përfshi këtu edhe ofrimin falas të medikamenteve antiretrovirale, sërish sfidat mbeten të shumta.

Drejtuesja e Shoqatës Shqiptare e Personave që Jetojnë me HIV/AIDS, Olimbi Hoxhaj, thotë për Zërin e Amerikës se raportet krahasimore ndërkombëtare, Shqipëria renditet e para në rajonin e Ballkanit përsa i përket raportit në mes numrit të popullatës, numrit të testimeve dhe rasteve të reja të diagnostikuara me HIV edhe për vitin 2024. Sipas saj, diagnoza e vonë si dhe rritja bashkë e infeksioneve HIV me sifiliz mbeten shqetësime kryesore për rastet e reja të diagnostikuara, thekson ajo.

“Një tjetër problem shqetësues nga të dhënat e këtij viti është fakti se këtë vit janë raportuar raste të reja të bebeve të lindura HIV pozitiv nëpërmjet transmetimit vertikal. Kjo tregon mungesën e efektivitetit si dhe të përfitimeve të kufizuara nga programi i parandalimit të transmetimit vertikal nga prindërit tek fëmija, program i cili ka filluar vitet e fundit të zbatohet në qendrat kryesore të ofrimit të kujdesit për nënën dhe fëmijën. Mbështetja nga institucionet shtetërore vazhdon të jetë e pamjaftueshme, veçanërisht në grupet më të riskuara”, thotë zonja Hoxhaj.

Si në klinikën ambulatore ashtu edhe pranë shoqatës drejtohen një numër jo i vogël personash, që interesohen për ndihmë të specializuar në përballimin e HIV, i cili shpesh shoqërohet me sifilizin.

Veprimtaret vërejnë që edhe pse është regjistruar një rritje e ndjeshme e rasteve të reja me sifiliz, ende nuk janë marrë masa për të trajtuar atë me medikamente falas në klinikat shtetërore, por personat e prekur janë të detyruar që të blejnë trajtimin në rrjetin farmaceutik dhe pastaj të marrin shërbimet në klinikat shtetërore.

Zonja Hoxhaj, po ashtu anëtare e Komitetit Drejtues të Europës për Veprimin Kundër AIDS-it dhe pjesëtare e Grupit Europian të Trajtimit të AIDS-it, thotë se mbështetja për diagnozën e hershme, për shërbimet sociale, për kujdesin paliativ dhe atë psikologjik janë ende të pamjaftueshme.

Trajtimet me medikamente para dhe pas ekspozimit, të ashtuquajturat prep dhe pep, thotë ajo, mbeten sfidë për Shqipërinë. Sipas saj, Shqipëria mbetet e fundit në rajon për qasje me medikamente në parandalim.

“Me përfundimin e financimit të Fondit Global, Shqipëria ende nuk ka një strategji të qartë ose një plan veprimi se si do të veprohet për të garantuar vazhdimësinë e shërbimeve mbështetëse dhe të parandalimit për personat që jetojnë me HIV si dhe për grupet e popullatave me risk.

Financimi për edukimin dhe parandalimin vazhdon të mbetet një domosdoshmëri, pasi është faktor kryesor për frenimin e përhapjes së HIV-it si dhe për të garantuar që çdo person i prekur të marrë kujdesin dhe mbështetjen që meriton”, thotë zonja Hoxha.

Në 3 dekadat e fundit nga viti 1993 e deri sot HIV/AIDS ka prekur 1 mijë e 844 vetë, shumica të rritur e të rinj, 56 fëmijë, dhe kanë humbur jetën 358 persona. Në 10 vitet e fundit shifrat e infektimeve të reja janë luhatur midis 90 dhe 127 persona, që është deri tani, regjistruar në vitin 2016.

Rruga seksuale e transmetimit të virusit HIV vazhdon të mbizotërojë në mbi 95 për qind të rasteve, 70 për qind e tyre erdhën prej marrëdhënieve heteroseksuale dhe 23 për qind prej marrëdhënieve mes meshkujsh, ndërsa transmetimi vertikal nga nëna e infektuar me HIV te fëmija përbën 2.5 % të totalit (46 raste).

“Sot, në datën 1 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër AIDS-it, në këtë ditë kujtese dhe ndërgjegjësimi, duhet të jemi pranë atyre që jetojnë me HIV, duke iu ofruar mbështetje, dinjitet dhe solidaritet. HIV-i nuk përcakton vlerën apo dinjitetin e askujt. Slogani i këtij viti është “Bashkë, për të arritur tek të gjithë”. Edhe ne së bashku mund të mposhtim stigmën dhe të ndërtojmë një të ardhme me më shumë kujdes, dinjitet, të drejta njerëzore dhe të barabarta për të gjithë”, tha zonja Hoxhaj.

ISHP ka gjetur se vetëm 15 për qind e rasteve të reja me HIV u zbuluan me test vullnetarisht, pjesa tjetër janë vërtetuar në laboratorë analizash, në dhurim gjaku dhe në rekomandime. Testime të shumta bëhen kryesisht në dhurues gjaku, nëna shtatzëna dhe popullata në risk. Këtë vit janë kryer mbi 4 mijë teste më pak, 58.250 mijë sivjet nga 62.500 një vit më parë.

HIV/AIDS në Shqipëri ka mbetur një dukuri urbane, afro gjysma e rasteve (48.5%) banojnë në Tiranë, ndërsa me një diferencë të madhe vijnë Durrësi dhe Elbasani (7%), Shkodra (4%), Vlora, Lushnja, Fieri, Korça dhe Saranda (2%)./VOA

hiv/aids infektime ne shqiperi

Artikuj te sugjeruar

n.f AKTUALITET 1 Dhjetor17:02

Dështimi i heshtur i Porto Romanos

Porto Romano DURRËS- Në fund të muajit korrik, Edi Rama hapi përmes një eventi pompoz garën 392 milionë euro për nd...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan