Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KORÇË- Gjykata e Korçës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Pogradec ku Eglantin Proga u dhunua barbarisht nga Denis Meçe, 29 vjeç, dhe për pasojë humbi jetën. Gjykata sqaron se ka qenë Prokuroria e Rrethit që ka kualifikuar veprën si “vrasje nga pakujdesia”.
Në reagim, Gjykata thotë se e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke e vlerësuar atë si të bazuar në ligj dhe në prova dhe se deri në këtë fazë të hetimit gjyqtari nuk mund të bëjë ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale dhe as të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar.
Në përfundim të hetimeve gjykata thotë se është gjyqtari i seancës paraprake ai i cili vlerëson plotësinë e tyre dhe cilësimin juridik të veprës penale.
Reagimi i plotë i Gjykatës së Korçës
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, nisur nga rëndësia e ngjarjes dhe duke marrë shkas nga publikimet në median e shkruar dhe atë vizive, si dhe nga lajmet e publikuara në rrjetet sociale dhe portale të ndryshme për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Pogradecit, në të cilën
ka humbur jetën shtetasi Eglantin Proga, bën me dije sa më poshtë:
Në datë 12 gusht 2024, ora 15:30, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë është paraqitur pranë kësaj gjykate kërkesa për vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” ndaj shtetasit D. M, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal dhe vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasve V. Sh, A. M dhe L.G si të dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga 300 i Kodit Penal.
Pasi ka vlerësuar kërkesën e prokurorisë dhe përmbajtjen e akteve të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit, gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës, duke e vlerësuar atë si të bazuar në ligj dhe në prova. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë nënvizon se në këtë fazë të procesit penal, në shqyrtimin e kërkesave për caktimin e masave të sigurimit personal, gjyqtari i hetimeve paraprake nuk mund të bëjë ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale për të cilën procedohet personi nën hetim dhe as të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar.
Përcaktimi i plotë dhe saktë i rrethanave të faktit dhe përgjegjesisë penale të secilit person të përfshirë, i takon vijimit të hetimeve. Në përfundim të hetimeve, është gjyqtari i seancës paraprake i cili vlerëson plotësinë e tyre dhe cilësimin juridik të veprës penale. Për këtë arsye, nxjerrja e përfundimeve në këtë fazë fillestare të hetimeve, nuk i shërben vijimit të tyre dhe as besimit të opinionit publik mbi punën organeve të sistemit të drejtësisë.
Nga ana tjetër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë vëren me shqetësim disa artikuj të publikuar në media, të cilat synojnë apo tentojnë të denigrojnë figurën e gjyqtarit të çështjes, duke ritheksuar zbatimin e ligjit me korrektësi dhe saktësi maksimale në çdo rast.
SHKODËR- Një vatër zjarri ka përfshirë fshatin Kaprre në afërsi të Syrit të Kaltër. Gjithashtu zjarri po p&e...
LUSHNJE- Një vatër zjarri ka rënë sot në fshatin Karbunarë të Lushnjës. Era e fortë ka favorizuar përhapjen ...
KAKAVIJË- Një 43-vjeçar është proceduar, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria, me 29 850 euro të padeklaruara. Gjithas...
pamje nga vendngjarja BELSH- Një vatër zjarri është shfaqur në fshatin Çerragë në Bashkinë Belsh. Gjith...
foto ilustruese HIMARË- Dy persona janë arrestuar në Himarë pasi dyshohen e shpërndanin lëndë narkotike të...
TIRANË- Publikohen pamjet e ekstradimit të Plarent Dervishaj dhe Julian Mecajt nga Dubai. Siç shihet edhe në video ...
foto ilustruese TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat njoftoi arrestim...
pamje nga ekstradimi TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar për ekstradimin e Plarent Dervishaj dhe Julian Meçajt dhe p&...
TIRANË- Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka reaguar në lidhje me sherrin mes vajzave të njohura të showbizit mot...
foto ilustruese SARANDË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sarandë. Mësohet se një grua është arrestu...