“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...

SHKODËR- Vrasja e Elis Roshkodol në Shkodër është zbardhur ditën e sotme nga Policia. Mësohet se autorët e vrasjes janë 4, nga të cilët një është vënë në pranga. Bëhet me dije se në pranga është vënë një 26-vjeçar me inicialet Xh. M., mbi të cilin rëndojnë akuzat bashkëpunimit në vrasje, pengimit të së vërtetës dhe sigurimin e mjeteve për të kryer vrasje.
Ndërkohë që në kërkim janë shpallur tre personat e tjerë që kanë kryer vrasjen. Tre personat e tjerë që janë shpallur në kërkim për vrasjen janë J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç. Po ashtu Policia ka zbuluar një garazh në Tiranë, që iu shërbente 4 shtetasve, si bazë kriminale për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve.
Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fjalëkryqi”. Operacioni, rezultat i punës intensive dhe profesionale hetimore të shërbimeve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë dhe me Prokurorinë e Shkodrës. Zbardhet vrasja e shtetasit E. Rr. (Sh.), kryer më datë 30.08.2024, në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia”.
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i implikuar në këtë rast. Punohet intensivisht për kapjen e 3 bashkautorëve të kësaj vrasjeje, të cilët janë identifikuar tashmë nga Policia. Zbulohet një garazh në territorin e bashkisë Tiranë, që iu shërbente 4 shtetasve, si bazë kriminale për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve. Sekuestrohen 3 automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës dhe pjesë të automjetit të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.).
Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe me Prokurorinë e Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.), kryer më datë 30.08.2024, në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia”, u finalizua operacioni policor i koduar “Fjalëkryqi”.
Në kuadër të këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 26 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e shtetasit E. Rr. (Sh.). Në vijim të operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, u zbulua në territorin e bashkisë Tiranë, një garazh, ku këta 4 shtetas mbanin automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës, të cilat dyshohet se janë siguruar për të shërbyer gjatë kryerjes së krimeve të rënda kundër personit.
Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 automjete të dyshuara të trafikuara dhe pjesë të automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.). Vijojnë intensivisht kërkimet me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Viktima ishte person i njohur për autoritetet vendase dhe të huaja. Ka dyshime që 36-vjeçari ka qenë pjesë e grupit të Bajrave në Shkodër dhe ka kryer disa 'punë' për ata. Në dritë ka dalë dhe një ngjarje e ndodhur në vitin 2010 në Shkodër ku është plagosur Hysni Bregu. Plagosjen e ka kryer Roshkodol, për arsye që ende nuk janë zbuluar ndërkohë që Bregu është babai i 'të fortit' të Shkodrës, Barush Bregu.
Në vitin 2014 Roshkodoli rezulton i arrestuar së bashku me 13 persona të tjerë, kryesisht shqiptarë në Belgjikë. Në atë kohë ndaj tij rëndonin akuzat e grabitjes në Belgjikë. Po në Belgjikë, Roshkodoli dyshohet se ka plagosur një tjetër shkodran me mbiemrin Shema. Ndërkohë që në në 25 prill të vitit 2023, Roshkodoli ka nisur një sherr me pronarin e një klubi nate në Rumani. 36-vjeçari e ka plagosur me thikë dhe më pas është larguar nga vendi. Për këtë mbi Roshkodolin rëndojnë akuzat e plagosjes dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet rumune.
TIRANË- Një person është vënë në pranga mëngjesin e sotëm për vrasjen e 36-vjeçarit Elis Roshkod...
Sokol Bizhga TIRANA- Pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga do t&eum...
ELBASAN- Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim është asrrestuar ditën e sotme në Belsh. Bëhet me dije se Ervi...
Alfred Peza TIRANA- Drejtori i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga posti. Mësohet se Peza ia ka dor...
DURRËS- Edison Brahaj i cili u arrestua ditën e djeshme (5 shtator) në Durrës si bashkëpunëtor i dyshuar i Esmerald Ball&eu...
DURRËS- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të lagjes nr 17 në Durrës. Bëhet me dije se drejt...
Egli Proga TIRANA- Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për humbjen e jetës së 42-vjeç...
GOLEM- 25-vjeçari Edison Ajazi është arrestuar sot në Golem, pasi dyshohet se i ka vënë flakën një stalle ...
GJERMANIA- Pjesëmarrja e shqiptarëve në krimin e organizuar në Gjermani ka marrë përmasa të reja, duke u the...
TIRANA- 28-vjeçari Aurel Murra është arrestuar në Tiranë pasi qarkullonte i armatosur. Mësohet se bazuar në inf...