EMRI/ Goditet me thikë 51-vjeçari, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës
Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, ësht&...
Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, ësht&...
Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit Enea Meçollari dhe plagosjes së kolegut Edison Adri më 4 qershor në Maliq,...
Gjatë emisionit televiziv Top Story, analisti Arjan Curri ka bërë një koment ironik në lidhje me deputetin Erion Braçe, duke shk...
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në Proku...
Dosja hetimore ndaj ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku duket se po thellohet, ndërsa paralajmërohen zhvillime të forta nga Pro...
Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë një postim të pazakontë mbrëmjen e kësaj të enjte, duke sulmuar analisti...
Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes s&...
Gjashtë persona, të arrestuar në Dubai, pritet që të ekstradohen sot në Shqipëri, ka bërë me dije Policia e Shtet...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërk...
Një tjetër rast mashtrimi nga Florian Gjergji. I riu nga Shkodra, i cili dyshohet se ndodhet në Gjermani ka arritur që të mashtroj&eu...

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për katër personat e dyshuar për vrasjen e 67-vjeçarit Hysni Ymeri, i cili humbi jetën pas shpërthimit të tritolit në panelin e matësve elektrik të pallatit ku ai banonte.
I dyshuari Gert Bushati ka pranuar para hetuesve se është personi që ka vendosur eksplozivin më 27 dhjetor, i cili shpërtheu disa ditë më pas duke shkaktuar vdekjen e viktimës. Sipas deklarimeve të tij, Bushati është shprehur se nuk kishte dijeni se tritoli do të përdorej për vrasje, por vetëm “për të trembur” dikë. Ai ka pohuar gjithashtu se është kontaktuar dhe porositur nga tre shtetasit e tjerë të arrestuar: Edison Hasaj, Ergys Ibrahimi dhe Gjergj Zefi, duke theksuar se roli i tij ka qenë vetëm vendosja e lëndës shpërthyese, pa dijeni për motivin apo pasojat.
“Kur kam mësuar se ka vdekur shtetasi Hysni Ymeri jam tmerruar. Nuk kam patur dijeni për vrasje vetëm për të trembur dikë. Shtetasit Gjergj Zefi, Edison Hasaj dhe Ergys Ibrahimi më kanë kontaktuar për këtë punë dhe e kam pranuar. Tritolin e kam vënë me datë 27 dhjetor por pa e ditur se bëhej fjalë për vrasje,” ka deklaruar Bushati.
Ndërkohë, gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” edhe për Hasajn, Ibrahimin dhe Zefin, të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasje. Këta tre shtetas nuk e kanë pranuar ngjarjen, ndërsa në seancë nuk kanë dhënë shpjegime, duke u përfaqësuar vetëm nga avokatët e tyre. Ata kanë mohuar çdo lidhje me tritolin dhe kanë deklaruar se nuk janë porositës të Gert Bushatit.
Pavarësisht mohimeve, policia ka sekuestruar telefona celularë, ka kryer përgjime dhe ka siguruar prova të tjera që, sipas hetuesve, mund të implikojnë edhe tre të dyshuarit e tjerë.
Sipas burimeve hetimore disa kohë më përpara sasia e eksplozivit është vënë edhe një herë tjetër por herën e parë nuk ka shpërthyer. Në këto kushte Gert Bushati e ka vendosur herën e dytë me 27 dhjetor dhe pas dy ditësh eksplozivi shpërtheu duke vrarë shtetasin Hysni Ymeri.
Fillimisht është zhvilluar seanca për shtetasit Ergys Ibrahimi, Gjergj Zefi dhe Edison Hasaj. Ndërkohë për Gert Bushatin që ka pranuar autorsinë e vendosjes së eksplozivit, masa e sigurisë u zhvillua veçmas.
Përsa kohë tre shtetasit e tjerë të dyshuar nuk e kanë pranuar dhe nuk kanë dhënë asnjë detaj, ende mbetet e paqartë cila është arsyeja e vrasjes së Hysni Ymerit.
Ndaj 4 të arrestuarve të dyshuar, rëndojnë akuzat “vrasje me paramendime e kryer në bashkëpunim”, “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “mbajta pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe i municionit”. Gjithashtu ndaj tyre rëndojnë akuzat për “prodhim dhe shitje e narkotikëve në bashkëpunim” si dhe “prishje e qetësisë publike”.
Vëllai i viktimës vite më parë, në 1995 është dyshuar për një vrasje të shtetasit Shefqet Çekorja.
Ndërkohë në 2017 një kushëri i tij, shtetasi Dritan Ymeri është i dyshuar si autor i vrasjes së mjekut Ilir Aliaj por u arratis jashtë Shqipërisë pas ngjarjes.
Policia dhe prokuroria janë duke hetuar këto dy pista por edhe çdo pistë tjetër të mundshme sepse është ende e paqartë nëse vrasja e Hysni Ymerit lidhet me dy ngjarjet e sipërmendura apo lidhet me ndonjë konflikt tjetër.
Pak ditë përpara vrasjes, në Shqipëri mbërriti djali i Hysni Ymerit i cili jeton jashtë vendit dhe ndodhej në spital me nënën e tij e cila po lufton për jetën ndaj sëmundjes së rëndë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka zbarkuar sërish në Vlorë, këtë herë me fokus Pyllin e Sodës, një nga zonat ...
Një 26-vjeçar me inicialet Y. E., banues në Fier, është arrestuar nga policia pas një operacioni njëmujor të koduar ...
Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Piskupat të Pogradecit më 30 dhjetor, pasi u zbulua abuzimi me një vajzë 12 vjeç...
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia A. M., 32 vjeç, të lindur në Bulqizë, pasi akuzohet se plagosi disa herë, me thikë, n...
Për shkak të motit të keq dhe me det të trazuar Kapiteneria e Portit të Korfuzit ka bllokuar sot lundrimin drejt Shqipërisë...
Këtë të hënë, një çështje aspak e zakonshme do të nisë para Gjykatës së Krimeve të Rën...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj administratës shtetërore për ditët e shumta të pu...
Këtë të hënë, u regjistruan pamje mahnitëse nga deti në Sarandë. Pulëbardhat, me zhurmën e tyre nanuritës...
Shërbimi i neurologjisë në Tiranë po përballet me mangësi të rënda që rrezikojnë drejtpërdrejt shë...
SPAK ka kërkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit për arrestimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, ndë...