Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

Teilor Tivari është autori i dyshuar i vrasjes së 51-vjeçarit Valbon alias Marko Beqiraj, krim i ndodhur dje në lagjen nr. 12, të qytetit të Durrësit. 24-vjeçari, i cili dyshohet se ka dhunuar dhe më pas ka masakruar me thikë viktimën, është shoqëruar nga policia e po meret në pyetje.
Viktima jetonte në banesë me bashkëshorten dhe djalin e tij, ndërsa punonte si kamarier në qytetin e Durrësit. Gruaja e viktimës përgjatë ditës së djeshme i ka rënë disa herë telefonit të 51-vjeçarit, por nuk iu është përgjigjur.
Më pas, ka qenë nipi i Valbon alias Marko Beqiraj i cili ka shkuar në apartament dhe e ka gjetur të pajetë rreth orës 19:30, rreth 9 orë pas krimit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/ Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja me thikë e 51-vjeçarit. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes. Në pranga dhe një shtetas që e ndihmoi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:00, është marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në katin e katërt të një pallati ishte gjetur pa shenja jete, me shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjete të mprehta prerëse, shtetasi M. B., alias V. B., 51 vjeç.
Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, u zhvilluan hetime të thelluara dhe një sërë veprimesh me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.Nga veprimet intensive hetimore të kryera, rezultoi se vrasja e këtij shtetasi ka ndodhur rreth orës 10:00 të datës 24.09.2025. Po nga veprimet, rezultoi se në banesën e 51-vjeçarit kishte hyrë shtetasi T. T., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, me qëllim blerjen e lëndës narkotike.
Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe gjatë konfliktit, shtetasi T. T. e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga shtetasi Xh. D., 27 vjeç, i cili, me një mjet taksi, e ka dërguar fillimisht në banesën e tij. Nga tërësia e veprimeve hetimore janë siguruar prova ligjore që vërtetojnë autorësinë e të dyshuarve në kryerjen e kësaj vepre penale.
Në vijim të veprimeve, pas ndjekjes, u bë e mundur kapja e të dyshuarve dhe arrestimi në flagrancë i tyre. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të veprës penale”.
Zbardhen detaje nga vrasja e 51-vjeçarit, Valbon alias Marko Beqirim nga 24-vjeçari, Teilor Tivari mbrëmjen e djeshme në Durrës. ...
Babai i vajzës që u vetëhodh nga kati i katërt i banesës së saj ditën e djeshme ka deklaruar se vajza ka pasur shqetës...
Dy shtetas janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi vodhën një mjet bujqësor për punimin e tokës, të cilin po e transp...
Rrugorja e Tiranës ka bërë publik bilancin e punës përgjatë 72 orëve të fundit, ku janë zhvilluar kontrolle ...
Qeveria shqiptare ka bërë emërime të rëndësishme këtë të enjte në ekzekutiv. ‘Lëvizja’ m&eum...
Dogana në Kapshticë ka kapur dhe ndaluar një sasi të madhe mallrash të dyshuar si falsifikime të markave të njohura ndër...
Aksident në qendër të Fierit. Mësohet se një 60-vjeçar është përplasur nga një automjet teksa kalonte te viz...
Administratori i një agjencie turistike në Tiranë është vënë në pranga bashkë me bashkëshorten e tij. N&eum...
Në Shëngjin, katër shtetas gjermanë u arrestuan nga policia, pasi u kapën në flagrancë me lëndë narkotike kanabis, ...
Një mjek në Tiranë është vënë nën hetim penal pas një kallëzimi nga një paciente, e cila e akuzon pë...