Ministri Hoxha replikon me homologun serb: Lumenjtë s’mund të përdoren për kërcënime
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha ka replikuar me homologun e tij serb, Marko Gjuriç, në lidhje me deklaratën e Vu&c...
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha ka replikuar me homologun e tij serb, Marko Gjuriç, në lidhje me deklaratën e Vu&c...
25 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të j...
Zjarri në zonën e Drenies në Mallakastër është riaktivizuar gjatë ditës së sotme, kryesisht në pjesën v...
Deputetja e Reform UK, Sarah Pochin, ka kërkuar që qeveria britanike t’i vendosë Shqipërisë një ultimatum për të...
Kurora e gjelbër e qytetit të Pukës është rrezikuar seriozisht mëngjesin e kësaj të marte, pasi një vatër zj...
Me flokët e saj të kuq të çrregullt, sytë e gjelbër plot gjallëri dhe pamjen joshëse, 23-vjeçarja Anna Chapma...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka firmosur një urdhër që kërkon reduktimin e numrit të vaksinave të rekomanduara p&eum...
Kruja vijon të përballet me flakët, ndërsa gjatë gjithë natës ka vijuar lufta për shuarjen e zjarrit mbi Zidoll dhe n&...
Qeveria shqiptare po përgatitet të shtetëzojë koncesionin e kontrollit mjekësor bazë në shtator, duke ia kaluar shërbi...
Presidenti amerikan Donald Trump u transportua fshehurazi larg samitit të NATO-s muajin e kaluar në Ankara të Turqis&e...
“Me zemrën e copëtuar” dhe me dhimbjen e humbjes së djalit, nëna e Joan Zukos ka njoftuar se 20-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit më 11 gusht, në orën 12:00.
Në një dedikim për të birin, Ornela Zuko e quan Joanin “frymën” e saj dhe “pjesën më të shtrenjtë të zemrës”.
“Me zemrën e copëtuar dhe me dhimbjen më të madhe që mund të mbajë shpirti i një nëne, në pamundësi për t’iu përgjigjur të gjithëve, ju njoftojmë se më 11 gusht, në orën 12:00, do t’i japim lamtumirën e fundit birit tim të vogël, dritës së syve të mamit”, shkruan ajo.
Nëna e 20-vjeçarit i drejtohet të birit me një tjetër mesazh: “Biri im, ti do të mbetesh përjetësisht fryma ime, dashuria ime më e madhe dhe pjesa më e shtrenjtë e zemrës sime”.
“Mami nuk do të të harrojë kurrë dhe do të të mbajë brenda shpirtit deri në frymën e fundit. U prehsh në paqe, engjëlli i mamit!”, përfundon dedikimin Ornela Zuko.
Joan Zuko, 20 vjeç, ishte mobilizuar si ushtar me pagesë dhe kishte shërbyer për më shumë se një vit. Rreth dy muaj më parë kishte lënë detyrën, pasi planifikonte të shkonte te vëllai i tij në Angli.
20-vjeçari mbeti i vrarë pasditen e së shtunës në Korçë. Për ngjarjen u arrestua bashkëmoshatari i tij, Kristjan Sterjo, i cili ishte edhe shok fëmijërie me Zukon.
Sipas dëshmisë së dhënë nga Sterjo, konflikti mes dy të rinjve lidhej me përplasjet e vazhdueshme dhe pretendimet për dominancë në lagje. Ata dyshohet se kishin pasur më herët provokime, sharje dhe ngacmime, ndërsa vetëm disa ditë para vrasjes kishin pasur një tjetër përplasje verbale.
Në dëshminë e tij, Sterjo ka pretenduar gjithashtu se situata ishte acaruar pas një episodi që lidhej me të dashurën e tij, të cilën ai pretendon se e kishte ngacmuar viktima. Kjo pistë është ende në verifikim nga policia. Sipas të dhënave të deritanishme të hetimit, Sterjo e qëlloi Zukon me një plumb kallashnikovi në katin e tretë të një pallati në Korçë.
Pas ngjarjes, autori u largua nga vendi i krimit. Për disa orë, policia dhe forcat RENEA u angazhuan për gjetjen e tij. Sterjo u arrestua në orët e vona të së njëjtës mbrëmje, në afërsi të banesës së tij.
I riu rezulton edhe me precedent të mëparshëm penal për plagosje me thikë dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të konfliktit dhe motivin që çoi në vrasjen e 20-vjeçarit.
Vatrat e zjarrit janë rikthyer sërish në Krujë, duke përfshirë këtë herë pjesën veriore të zonës s&e...
Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është lokalizuar dhe arrestuar në Durrës, me qëllim e...
Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Baruni”, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike. G...
Kërkesa e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja, për të marrë leje dhe për të q...
Është publikuar foto e thikës që u zbulua në burgun e Fierit, që thuhet se do të përdorej për vrasjen e Denis Baj...
Një 28-vjeçar ka denoncuar në polici se është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte në këmbë në...
Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 5 vijojnë aktive dhe 2 ja...
Sami Alliu, 70 vjeç, dyshohet se është autor i dy zjarrvënieve të qëllimshme në Lundër dhe Shkozë, brenda dy di...
Policia e Tiranës ka gjetur këtë të hënë, një motor që dyshohet se është përdorur për grabitjen e ...
Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci ka prezantuar ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat sipas tij synojnë rritjen e siguris&e...