Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj gazetares së CNN , Caitlan Collins, të cilën me sa duket ai e do ta urrej&eu...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...
Momente tensioni u regjistruan gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, menjëherë pas golit të shënuar nga skuadra mike. F...
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë m...

Më 8 tetor, vetëm 2 ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Apel, një familjar i familjes Shkambi, hapi një faqe në Gofundme, për t’i kërkuar shqiptarëve të kontribuojnë për të përballuar shpenzimet për avokatin.
Megjithë çudinë e të radhiturit krah një vrasësi, cilat do qofshin arsyet e tij, objektivi që Françesk Shkambi vendosi, ishte 20 mijë dollar ndihmë, dhe thuajse u arrit. Deri në orën 11:30 të datës 10 tetor 2025 shqiptarët kontribuan me mbi 14 mijë dollarë. Mes personave që dhanë donacione shumica ishin me emra, por kishte edhe persona anonimë. Por tashmë faqja në platformën për donacione në GoFundMe, është mbyllur.
Personi që pretendonte të ishte familjar i 30-vjecarit Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi, 56-vjeçar, kishte shpërndarë në platorfmë edhe një mesazh që thoshte se është i familjes Shkambi. Reagimi niste së pari me ngushëllime ndaj familjes së gjyqtarit Kalaja dhe me një ndjesë ndaj palëve në gjyq, babë e bir Ragip dhe Ervis Kurtaj, të cilët mbetën të plagosur. Sipas familjes Shkambi, as Elvisi as Gjoni, nuk e kanë shprehur ndonjëherë qëllimin për të sulmuar me armë drejtësinë, pavarësisht se kanë pretenduar për gjykim të gabuar ndaj tyre.
Në një parashtrim, Françesk Shkambi shkruante se asgjë s’e justifikon humbjen e jetës, por sistemi I drejtësisë është i tillë sipas tij që i lë familjet shqiptare në dëshpërim, mes një konflikti të gjatë ligjor për të drejtat e pronës.
Nuk dihet nëse Françesk Shkambi është vërtetë familjarë i të akuzuarve për vrasjen, sikundër nuk dihet as nëse mesazhi i shpërndarë është vërtetë nga familja Shkambi.
Mesazhi i shpërndarë në faqe që pretendohej të ishte nga familja Shkambi.
Familja Shkambi ka shprehur dhimbje të thellë për këtë humbje shkatërruese. Ata përcjellin ngushëllimet më të sinqerta për familjen e gjyqtares Kalaja, duke vajtuar vdekjen e pakuptimtë të një nëpunëseje publike të përkushtuar. Po ashtu, ata dërgojnë kërkim falje të sinqerta për Rakip dhe Ervis Kurtajn për plagët që kanë pësuar, duke u uruar shërim të shpejtë dhe të plotë.
Familja thekson se kjo tragjedi nuk është diçka që Elvis apo Gjon Shkambi ndonjëherë e kanë dëshiruar apo shprehur. Ata besojnë se anëtarët e tyre kanë vuajtur për vite me radhë nga keqtrajtimi, gjykimet e gabuara dhe vonesat në sistemin e drejtësisë, por nënvizojnë se një përfundim i tillë nuk ka qenë kurrë qëllimi i tyre.
Ne gjithashtu shpresojmë që qeveria shqiptare ta shqyrtojë me kujdes këtë rast dhe të sigurojë që askush tjetër të mos vuajë pasojat e veprimeve dhe gabimeve të bëra gjatë këtij konflikti.
Kjo tragjedi kërkon reformë urgjente gjyqësore — zgjidhje më të shpejta të çështjeve, siguri më të fortë në gjykata dhe mekanizma të qartë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pronësisë pa i vënë qytetarët kundër njëri-tjetrit.
BE dhe SHBA, si mbështetës kryesorë të reformave të vitit 2016 në Shqipëri, duhet të ndihmojnë në realizimin e këtyre ndryshimeve për të parandaluar dëshpërime të tjera.
Shqipëria ndodhet në një udhëkryq.
Dështimet e sistemit të drejtësisë — që ushqyen mosbesimin dhe çuan në këtë tragjedi — duhet të adresohen. Le të jetë kjo një pikë kthese drejt një sistemi ku mosmarrëveshjet mbyllen me zgjidhje, jo me shkatërrim.
Ne bëjmë një thirrje urgjente për reforma në sistemin gjyqësor shqiptar, në mënyrë që asnjë familje apo i ri — si Elvis Shkambi — të mos shtyhet më kurrë në dëshpërim për shkak të dështimeve sistemike. Askush nuk duhet të përjetojë dhimbjen, padrejtësinë dhe pashpresën që çuan në këtë ngjarje tragjike.
Një incident është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku një përplasje verbale me tone të larta ...
Një 54-vjeçare shqiptare është gjendur e pajetë mbrëmjen e së enjtes në Itali, në zonën e Aostas. Trupi i...
Një 49-vjeçar me origjinë shqiptare, Ilir Zorbaj, është zhdukur në mënyrë misterioze në Rizomylos të Ahais...
Një i ri 26-vjeçar me origjinë shqiptare, tifoz i një prej ekipeve të Selanikut, është arrestuar nga autoritetet greke n&...
Gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në sallën e gjykatës së Apelit në Tiranë, ishte një magjistrat...
Një incident i rëndë është regjistruar këtë të premte në ambientet e Gjykatës së Apelit. Mësohet ...
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për Gjovalin Shkambin, xhaxhanë e Elvis Shkambit, a...
Një 61-vjeçar është dhunuar ditën e djeshme në Vlorë. Sipas policisë, ngjarja ku mbeti i plagosur 61-vjeçari...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokuroren e Elbasanit, Pranvera Stafa, e cila u shkarkua një vit më par&eu...
Dy të moshuar janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në qytetin e Vlorës, ku sipas policisë bëhet me dije një 70-...