Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat ka ngritur shqetësimin mbi rritjen e pensioneve në 2.5%, praktikisht 490 lekë për pensionet urbane dhe 290 lekë për pensionet rurale.
Ajo ka theksuar se Qeveria është tallur rregullisht me pensionistët me indeksime qesharake dhe bonuse elektorale.
Deklarata e Zv. Presidentes të Partisë së Lirisë, Znj. Erisa Xhixho.
Të nderuar qytetarë!
Qeveria u tall edhe njëherë me 721 mijë pensionistë, me indeksimin e radhës. Nga 1 tetori 2025, pensionet janë rritur 2.5%, praktikisht 490 lekë për pensionet urbane dhe 290 lekë për pensionet rurale.
Çfarë mund të shtohet në tryezat e pensionistëve me kaq para? Në një muaj jo më shumë se një bukë, 100 gramë djathë dhe një domate! Asnjë zgjidhje reale, thjesht propagandë!
Pensionistët shqiptarë mbeten më të varfrit në rajon, me një pension mesatar 170 euro, ndërkohë që në vendet fqinje janë sa dy dhe trefishi i tyre.
Sipas Eurostat, për një person të rritur mbi 65 vjeç ose në pension, niveli i varfërisë për Shqipërinë vlerësohet në 69%, për Serbinë në 48.9% dhe Malin e Zi 27.6%.
Në Kosovë, pensioni mesatar është 340 euro, në Malin e Zi - 450 euro, në Maqedoninë e Veriut - 325 euro dhe në Serbi - 390 euro.
Qeveria është tallur rregullisht me pensionistët me indeksime qesharake dhe bonuse elektorale. Në fund të vitit të kaluar, një indeksim prej 4.1% nuk pati asnjë ndikim në ekonominë familjare të këtyre njerëzve, që i kanë shërbyer vendit një jetë të tërë.
E vërteta e hidhur është se sot pensionistët jetojnë më keq se para 12 vitesh. Nëse bëjmë një krahasim me vitin 2013, ata marrin sot 30% më pak pasi çmimet dhe kostoja e jetesës janë dyfishuar, ndërsa rritja ka qenë e papërfillshme. Pensionistëve sot nuk u del të blejnë ilaçet apo të paguajnë energjinë. Pjesa dërrmuese e tyre janë të varur financiarisht nga dërgesat e fëmijëve emigrantë, sepse qeveria i ka shpërfillur dhe kujtohet për ta vetëm kur i duhet vota e tyre.
A i ka qeveria paratë për një rritje reale pensionesh? Sigurisht që po! A është mundësia për një rritje 20% sa ajo e Kosovës një vit më parë? Mundësia është, por qeverisë Rama i mungon vullneti.
Shqipëria është vendi me normën më të lartë të TVSH-së për ushqimet me 20%. Kosova e ka 8%, Mali i Zi 7% e Serbia 10%. Fare mirë, një pjesë e parave që mblidhen në arkën e shtetit përmes TVSH-së mund të shkojnë për rritjen e pensioneve. Sot, një e treta e popullsisë shqiptare është në moshë pensioni, numri më i lartë në gjithë historinë e tranzicionit. Mungesa e sigurisë ekonomike për moshën e tretë është tregues i një qeverie që nuk do t’ia dijë për qytetarët e vet.
Paratë kësaj qeverie nuk i kanë munguar asnjëherë, por janë zhdukur gjithmonë në gropat e korrupsionit dhe projektet që çojnë para në xhepat e klientëve të saj! Ajo që i ka munguar gjithmonë qeverisë Rama është vullneti për politika sociale që mbështesin realisht pensionistët, ndaj sot nuk mund t’u hedhë hi syve me një rritje qesharake!
Faleminderit!
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Ombra”, ku është arrestuar 38-vjeçari Adjol Kushtaj, i shpallur në...
Kryeministri Edi Rama mesa duket ka nisur përgatitjet se çfarë do të bëjë pasi të largohet nga politika. Shpesh në i...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur një tjetër akuzë të fortë në drejtim të qeverisë, duke deklaruar se ish-kryeb...
Ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti deklaratën në mbështetje të kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiran&...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sërish në një dalje në media për dosjen “Aruba”. Berisha theksoi ...
Kreu i Partisë Demokratike në një konferencë për gazetarë, ka deklaruar se sipas tij, Edi Rama e eleminoi Erion Veliajn nga Bash...
Për kreun e PD-së sjellja e Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari dhe ajo e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu ish...
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi këtë të premte se Erion Veliajn e arrestoi kryeministri Edi Rama për shkak të projektit të h...
Kryedemokrati Sali Berisha, në një dalje për mediat sot, ka hedhur akuza të frota ndaj kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij me avionin cha...
Duke folur në daljen e përditshme me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti nisjen e paqes në Gaza...