
Një konflikt i hershëm për çështje pronësie mes dy vëllezërve dyshohet se ka çuar në ngjarjen tragjike të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Agonas të Kavajës.
Gjatë marrjes në pyetje në polici, Muharrem Rrashka ka deklaruar se mes tij dhe vëllait kishte një konflikt të vjetër që kishte të bënte me një rrugë që ai pretendonte se kalonte te toka e tij.
“Me Eqeremin kemi një konflikt të vjetër. Për një rrugë që është pjesë e pronës time. Ai e shfrytëzonte për të kaluar me zetor dhe më dëmtonte tokën. Disa herë ishim përplasur. I kisha thënë mos kalo më se është prona ime.
Ai mbrëmë prapë kaloi aty me zetor se do shkonte te toka e vet për të ngarkuar dengjet e barit. I thashë mos kalo. Ai më shpërfilli. I dha gaz zetorit dhe desh më përplasi. Unë isha përpara zetorit dhe u largova në atë moment.
Aty nisëm të debatonim ashpër. Në konflikt e sipër e godita disa herë me thikë. Më vjen shumë keq që kjo përfundoi kështu. Unë nuk kisha për qëllim ta përdorja thikën, po gjatë përleshjes, në gjaknxehtësi e sipër, e godita. Jam penduar shumë”, ka deklaruar ndër të tjera 76-vjeçari.
Ndërkohë, policia e Kavajës ka marrë masa për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit tashmë me familjarët e tjerë, ndaj edhe ka vendosur një patrullë policie në shërbim pikërisht në fshatin Agonas të Kavajës.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Qershor10:51
'Të fundit në Europë'/ Muço: Turizmi i Ramës është propagandë, Shqipëria po mbytet nga ndotja dhe vilat
Ndërsa qeveria reklamon Shqipërinë si historinë më të madhe të suksesit turistik në rajon, ekspertët paralajm&eum...
AKTUALITET
25 Qershor10:41
‘Po na zhdukin prodhimin shqiptar’, Zeka: Qeveria fle, bizneset po mbyllen njëri pas tjetrit
Ekonomia shqiptare po përballet me një krizë të thellë e cila po çon drejt zhdukjes së prodhimit vendas dhe mbylljes masi...
AKTUALITET
25 Qershor10:04
Frikë nga arratisja, FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiagos
Një trupë shërbimi e repartit RENEA dhe Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), ka marrë në ruajtje, Ilir Se...
AKTUALITET
25 Qershor09:39
Zyrtarët e BE zbarkojnë në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane pritet të marrë pjesë në protestën kundër Ramës
Protestat që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, prej më shumë se tre javësh kanë tërhequr edhe vëmendjen ...
AKTUALITET
25 Qershor09:10
Zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë në Kavajë, ja pse ndodhi vrasja e 74-vjeçarit
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kav...
AKTUALITET
25 Qershor08:56
Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valutore. Sipas një raporti nga bestbrokers.com, Shqipëria r...
AKTUALITET
25 Qershor08:24
Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte, në Sukth, të Durrësit.
Nj&e...
AKTUALITET
25 Qershor08:17
Denoncimi/ Helmohen sërish nga ushqimi rreth 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e Piranjat News mësohet se rreth 50 kursantë të Akademisë së Sig...
AKTUALITET
25 Qershor07:47
Qeveria çon tek investimet fondet që vijnë nga rritja ekonomike, por dështon t’i realizojë
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike përgjatë vitit 2026 kanë pësuar një rishikim të ndjeshëm...
AKTUALITET
25 Qershor07:33
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.3 lekë, në shitje me 83.6 lekë.
Euro do të blihet me 93...