U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur më 5 shkurt 2026 vendimin për tre të pandehurit Musa Gjikola, Erjon Dani, ish-shef i Krimeve në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, dhe Vilson Roçi, të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Në përfundim të procesit, trupa gjykuese i shpalli fajtorë të tre të pandehurit, duke dënuar përfundimisht Musa Gjikolën me 1 vit burgim, Erjon Danin me 2 vite burgim dhe Vilson Roçin me 1 vit burgim.
Njoftimi i Plotë:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale me nr. 177/1 procedimi të vitit 2025, ndaj të pandehurve Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Roçi”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Atalanta Zeqiraj dhe Flojera Davidhi, me vendimin nr. 9, datë 05.02.2026 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Musa Gjikola për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për episodin 1), parashikuar nga neni 245/1, pg. 1 dhe 25 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim. 2. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Musa Gjikola i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim.
3. Llogaritja e dënimit për të pandehurin Musa Gjikola fillon nga momenti i arrestimit të tij më datë 11.07.2025, dhe dënimi me burgim do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Dani për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për episodin 1), parashikuar nga neni 245/1, pg. 2 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Dani për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për episodin 2), parashikuar nga neni 245/1, pg. 2 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
6. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Erjon Dani, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi në referim të nenit 388, pika 1, shkronja b) të Kodit të Procedurës Penale, pasi fakti objekt akuze nuk përbën vepër penale.
7. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Erjon Dani dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vite burgim.
8. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Erjon Dani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
9. Llogaritja e dënimit për të pandehurin Erjon Dani fillon nga momenti i arrestimit të tij më datë 11.07.2025 dhe dënimi me burgim do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vilson Roçi për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për episodin 2), parashikuar nga neni 245/1, pg. 1 dhe 25 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vilson Roçi për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për episodin 3), parashikuar nga neni 245/1, pg. 1 dhe 25 i Kodit Penal (sipas formulimit të dispozitës para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
12. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Vilson Roçi dënohet me një dënim të vetëm prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
13. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Vilson Roçi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim.
14. Llogaritja e dënimit për të pandehurin Vilson Roçi fillon nga momenti i arrestimit të tij më datë 11.07.2025, dhe dënimi me burgim do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
15. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurve të cilët deklarohen fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.
16. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zbatimin e këtij vendimi. 17. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Një atentat u shënua mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një...
Në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë ka nisur shqyrtimi i dosjes së gjyqtares, Irena Gjoka. Burime nga ILD, bënë...
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për dënimin me burg përjetë pët Florenc Ça...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Roçi. Ata ak...
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjet e kryera në argjinaturën e lumit Erzen, pas përmbytjeve masive që godit...
Pas vizitës së Edi Ramës në Izrael, mediat kanë raportuar se disa kompani izraelite do ndërtojnë një qendër të...
Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar sërish publikisht përmes nj...
Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, ka zbuluar “formulën e madhe” të luftës kundër kancerit. Në forumin me t...
Henrik Hoxhaj, i pandehur si pjesë e dosjes “Plumbi i artë”, ka dëshmuar sërish ditën e sotme në Gjykatën e Posa&...
Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit në juglindje të Shqipërisë. Tërmeti i fundit është regjistruar pak minuta m&eu...