AKTUALITET

Yeffet në gjykatën amerikane: Humba 30 mln dollarë në Shqipëri, ngaqë paditësi tregoi se njihja Ramën

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Maj 2026, 19:39

Yeffet në gjykatën amerikane: Humba 30 mln dollarë në

Biznesmeni izraelit Ron Yeffet deklaroi në gjykatën e Miamit se humbi 30 milionë dollarë në Shqipëri nga padia për mashtrim e pensionistit amerikan Mark Faist.

Avokati i zotit Yeffet pretendoi në Gjykatë se pohimet e Faist në padi, sipas të cilave Yeffet përdori lidhjet me kryeministrin e Shqipërisë për ta mashtruar atë, i kanë shkaktuar dëme të mëdha klientit të tij duke e përjashtuar nga një projekt i madh ndërtimi në Shqipëri.

"Në veçanti, Yeffet ishte pjesë e grupit të investitorëve për një zhvillim të pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Për shkak të deklaratave shpifëse të Faistit, të cilat kanë prekur faktin se Yeffet e njeh Kryeministrin dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Francë, opozita dhe mediat në Shqipëri i kanë transmetuar gjerësisht ato dhe kanë pretenduar se Kryeministri ishte mik dhe kishte bërë biznes me një mashtrues. Bazuar në këto histori, baza e të cilave ishin deklaratat shpifëse të Faistit dhe të cilat e identifikojnë Faistin me emër, Yeffet u hoq nga grupi i investitorëve për projektin shqiptar sepse palët që drejtonin projektin vendosën që, për shkak të historive në media, ato nuk mund të rrezikonin miratime dhe financime të caktuara duke e pasur Yeffetin si investitor," thuhet në prapësimet e avokatit të Yeffet në gjyqin për mashtrim në gjykatën e Miamit.

Sipas tij, përjashtimi i Yeffet nga projekti i ndërtimit të Shqipëri i ka shkaktuar klientit të tij një humbje të madhe financiare.

"Yeffet do të përfitonte mbi 30 milionë dollarë nga pjesëmarrja në projektin shqiptar, nga i cili është përjashtuar si rezultat i drejtpërdrejtë i deklaratave shpifëse të Faist," tha avokati.

Ron Yeffet është një biznesmen kontrovers izraelit, që njihet si mik i ngushtë me kryeministrin Edi Rama. Ai ka shtënë në dorë disa kontrata të majme nga qeveria shqiptare që nga monopoli i furnizimit të automjeteve të ushtrisë dhe policisë e deri tek furnizimi me dronë, përmes kompanisë Timak.

Yeffet është parë disa herë në shoqërinë e Edi Ramës, përfshirë takimet në zyrë, por edhe vizitat në Izrael. Aktualisht biznesmeni izraelit që jeton në SHBA është paditur në disa çështje në gjykatat amerikane për mashtrim, duke përfshirë një padi nga qeveria e Togos për vjedhjen e selisë së ambasadës togoleze në New York si dhe një padi nga një ish tregtar energjie në pension i quajtur Mark Faist, i cili e akuzon Yeffet se i ka marrë 8.6 milionë dollarë përmes mashtrimit.

Padia e Faist
Në padi, Faist thotë se Yeffet përdori lidhjet me kryeministrin shqiptar Edi Rama për ta impresionuar atë që t'i besonte kursimet e tij. Që në fillim, sipas dokumentit, Yeffet punoi për të krijuar një imazh të fortë besueshmërie dhe suksesi.

Ai e përfshiu Faist-in në jetën e tij personale, e prezantoi me familjen, ndau histori mbi aktivitetet e tij filantropike dhe bindjet personale, ndërsa paralelisht projektoi një stil luksoz jetese, duke përmendur avionë privatë, mjete të shtrenjta dhe pasuri të konsiderueshme. Kjo, sipas padisë, synonte të krijonte një perceptim të një “fuqie financiare të pakufizuar”, që më vonë do të shërbente si bazë për investimet.

Një moment vendimtar në këtë proces ishte organizimi i një udhëtimi në Paris në vitin 2020, në kulmin e kufizimeve të pandemisë. Gjatë këtij udhëtimi me avion privat, Faist dhe bashkëshortja e tij u prezantuan me figura të rëndësishme, përfshirë Kryeministrin e Shqipërisë dhe ambasadorin shqiptar në Francë dhe Monako.

Sipas dokumentit, këto takime “ishin të kuruara me kujdes për të përforcuar imazhin e Yeffet-it si një njeri me shtrirje globale dhe ndikim në biznes”.

Në këtë klimë besimi, sipas padisë, Yeffet arriti të bindte Faist-in të investonte shuma të mëdha parash në projekte të pasurive të paluajtshme në Nju Jork. Dokumenti shpjegon se këto investime u prezantuan si mundësi të rralla që kishin lindur nga situata e tregut gjatë pandemisë, me premtime për fitime të larta dhe mundësi tërheqjeje në çdo kohë.

Yeffet në gjykatën amerikane: Humba 30 mln dollarë në

Në total, sipas dokumentit, Faist transferoi mbi 8.6 milionë dollarë në llogaritë e kompanisë “R&I Trading”. Megjithatë, padia thekson se këto investime nuk sollën asnjë kthim financiar dhe se investitori nuk mori asnjë pagesë, përveç një shume të pjesshme shumë më vonë.

Me kalimin e kohës, mungesa e rezultateve dhe informacionit konkret bëri që Faist të kërkonte sqarime dhe më pas kthimin e fondeve. Sipas dokumentit, përgjigjet që ai mori ishin të paqarta dhe të përsëritura, ndërsa premtimet për kthime të afërta vazhdonin pa u materializuar.

Në vitin 2025, ai kërkoi zyrtarisht kthimin e investimeve. Pas disa muajsh, sipas padisë, u krye vetëm një pagesë prej 1 milion dollarësh, ndërsa pjesa tjetër mbeti e papaguar.

Për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, palët nënshkruan një marrëveshje në shtator 2025, ku të paditurit pranuan detyrimin për të kthyer 7,611,676.50 dollarë plus interes. Dokumenti thekson se ata “pranuan shprehimisht përgjegjësinë e tyre” dhe ranë dakord për një plan shlyerjeje.

Megjithatë, sipas padisë, edhe kjo marrëveshje nuk u respektua. Afati përfundimtar u shty deri në shkurt 2026, por kaloi pa asnjë pagesë të re, duke çuar në hapjen e procesit gjyqësor.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan