AKTUALITET

Ylli Zalla nga arratia telefonon shefin e krimeve: Unë këtu jam Mbreti, më keni borxh 24 burra

Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 27 Mars 2026, 11:04

Ylli Zalla nga arratia telefonon shefin e krimeve: Unë këtu jam

Personi në kërkim, Ylli Zalla, i konsideruar nga Policia e Shtetit si një nga të “fortët” e zonës së Krujës, ka zhvilluar një bisedë të tensionuar me një nga hetuesit e policisë që po ndjek hetimet ndaj tij, lidhur me kapjen në dy raste të arsenalit të armëve.

Në një video, Ylli Zalla, personi në kërkim për arsenalin e armëve që policia i sekuestroi në muajin nëntor 2025 telefon një nga shefat e Krimeve të Policisë së Shtetit.

Nga përmbajtja e videos dukshëm Ylli Zalla, shfaqet në një zonë që besohet se është afër fshatit Zallë në Fushë-Krujë, ku në sfond duken dhe kapanonet e Fabrikës së Çimentos.

Nga përmbajtja e bisedës dyshohet se Ylli Zalla nga arratia flet me shefin e krimeve, Krenar Mustafa, të cilit i kërkon llogari dhe sqarime, lidhur me implikimin e padrejtë që Policia e Shtetit, e ka përfshirë si të dyshuar në vrasjen e 11 Nëntorit 2025 në zonën e Rinasit të Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit alias Muçi Shaljanit.

Video tregon një sfidë dhe karshillëk të hapur ndaj strukturave të Policisë së Shtetit. Ndërsa vetë Ylli Zalla, gjatë telefonatës me të drejtë kërkon sqarime se pse Policia e Shtetit e ka implikuar padrejtësisht me ngjarjen e masakrës së Rinasit, ku mbetën të vrarë dy persona anëtarë të Krimit të Organizuar në Shqipëri.

Në materialin filmik, shfaqet Ylli Zalla duke thënë se dy shefat e policisë Krenar Mustafa dhe Burim Dragusha, i kanë borxh be me 24 burra, që nuk i kanë hak dhe hile.

Sipas bisedës që zhvillohet mes personit në kërkim Ylli Zalla dhe shefit të krimeve, Zalla, i thotë se ai në atë zonë ku ndodhet është Mbreti, dhe se ishte i gatshëm të takohej dhe sqarohej me 24 burra me shefin e krimeve të policisë së shtetit.

Nga ana tjetër e telefonit që besohet se është shefi i krimeve të policisë, dëgjohet një zë që i thotë Ylli Zallës se është në kërkim dhe duhet të dorëzohet.

“…ka grup shteti, persona dhe struktura që hetojnë për me kap persona në kërkim, je me rekorde kriminale… je person në kërkim, duhet të dorëzohesh…”-i thotë Ylli Zallës, shefi i krimeve të Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër Ylli Zalla i thotë se: “…më ke çu Tiranën, më ke çu Durrësin, më ke çu Operacionalen, më ke çu çfarë të duash ti… Unë këtu jam Mbreti, mos e vrit mendjen. Do ri, hajda takojna nuk e kam problem…prandaj të them. Më ke borxh një be, me 24 burra që nuk më ke hak dhe hile Ylli Hajdar Zalla. Që ke ka dy muaj që më lufton…”.

Kujtojmë se një javë më parë Policia e Shtetit gjatë një aksioni policor në Fushë-Krujë, dështoi të arrestojë Ylli Zallën, i cili është shpallur në kërkim për dy raste të sekuestrimit të arsenalit të armëve në Fushë-Krujë.

Por dukshëm nga përmbajtja e bisedës në këtë video Ylli Zalla, duket se pranon armatimin e kapur në banesën e tij. Por nuk pranon përfshirjen e tij në vrasjen e Rinasit, ku mbetën të vdekur Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri.

Në fakt emri i Ylli Zallës është mjaft i lakuar në kartotekën kriminale të Policisë së Shtetit. Policia pas vrasjes së dyfishtë në Rinas, ndërmori një sërë kokntrollesh tek persona kontigjent kriminal në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës.

Një ndër banesat e kontrolluara ishte pikërisht dhe shtëpia e Ylli Zallës, ku dhe aty u gjetën dhjetëra armë të kalibrave të ndryshëm dhe municione.

Por nga ana tjetër, deri në fazën ku aktualisht ndodhen hetimet për vrasjen e Danit dhe Sheqerit, nuk është provuar në asnjë moment përfshirja e Ylli Zallës në vrasjen e dyfishtë.

Mirëpo Ylli Zalla u shpall në kërkim nga Policia për arsenalin e madh të armëve të sekuestruar në dy banesa.

Më poshtë jepet i plotë teksti i bisedës së zhvilluar në këtë video mes personit në kërkim Ylli Zalla dhe shefit të krimeve që besohet se është Krenar Mustafa.

Ylli Zalla: …dëgjo këtu edhe mbaje mend…më ke borgj me 24 burra be ti, se më ke lëshuar shtetin në shptëpi…. E Drejta or ti, megjithë Burim Dragushën, duhet ta zbardhni…. Do shkoni të merni kamerat nëpër Rinas e nëpër kështu, se më keni implikuar me njerëzit, me vrasjet, me budalliet që s’kanë lidhje. Po ta mbash mend, se bota është portokalli. Nuk kam gja borxhe. Hajde si burrat dhe unë dorëzohem se nuk kam frikë as turp, por me Policinë e Shtetit, unë nuk du me u vra. Më ke çu Tiranën, më ke çu Durrësin, më ke çu Operacionalen, më ke çu çfarë të duash ti… Unë këtu jam Mbreti, mos e vrit mendjen. Do ri, hajda takojna nuk e kam problem…prandaj të them. Më ke borxh një be, me 24 burra që nuk më ke hak dhe hile Ylli Hajdar Zalla. Që ke ka dy muaj që më lufton. Se si e ke punën e di ti, e di ti si e ke punën personale. Më ke erdh kontroll te banesa, më ke gjet armatim, ça më ke gjet dhe nëpër rrugë me ke impliku me ngjarjen e Rinasit. Shefi i krimeve Krenar Mustafa dhe Burim Dragusha, mbaje mend ju të dy më keni borxh Mustafa dhe Burim Dragusha, mbaje mend ju të dy me jeni borxhli personal. Unë se kam problem edhe nesër me vdek, dal me u vra dhe nesër, me baj dhe 10 vjet burg dhe 20 vjet.

Shefi i Krimeve të policisë: o zoti Ylli, o zoti Ylli…

Ylli Zalla: Zbardhe ngjarjen… të lutem zbardhe ngjarjen se je shef krimesh.

Shefi i Krimeve të Policisë: Ka grup shteti, persona dhe struktura që hetojnë për me kap persona në kërkim, je me rekorde kriminale… je person në kërkim.

Ylli Zalla: Po…Po… jo…jo… unë nuk kam rekorde kriminale.Më keni bërë ju me rekorde kriminale. Është bërë ngjarja në Rinas dhe ju nuk jeni të zotë me e zbardhë.

Shefi i Krimeve të Policisë: Duhet të dorëzohesh…

Ylli Zalla: jo jo, ty me të pagu shteti. Unë dal si burrat, unë se kam problem.

Shefi i krimeve të Policisë: Duhet të dorëzohesh…

Ylli Zalla: Do dorëzohem.por du të dalë e vërteta. Prandaj nuk jam dorëzuar sepse s’kam besim tek Policia e Shtetit.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan