
Jemi në Vain të Lezhës, një zonë e mbrojtur që prej vitit 1940, dhe një nga rezervatet natyrore më unike në Shqipëri, por që pak nga pak po i humbet cilësitë e saj për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme. Siç ka ndodhur në rastin konkret, ku restoranti “Trëndafili Mistik” në pronësi të Diella Loshit është zgjeruar nga viti në vit duke zënë tokë dhe lagunë, në mënyrë të paligjshme dhe në dëm të mjedisit.
Të gjitha institucionet shtetërore kanë mbyllur sytë, duke u bërë bashkëpunëtorë në këtë masakër mjedisore, në dëm të një zone të mbrojtur. Kur flasim për Diella Loshin, shumë shqiptarë e lidhin emrin e saj me një grua punëtore, gjithmonë të buzëqeshur dhe mikpritëse, aq sa lokali i saj është kthyer në një vend pelegrinazhi për VIP-at – nga bota e artit e kulturës e deri tek personazhet e politikës, përfshirë edhe kryeministrin, i cili duket se e vlerëson së tepërmi këtë zonjë, aq sa është frymëzuar që ministres së tij virtuale t’i vendosë të njëjtin emër.
Por pas bukurisë dhe qetësisë që të fal ambienti, fshihet një e vërtetë e hidhur: dhjetëra tonë inerte të hedhura në lagunën e Vainit, duke shkatërruar këtë pasuri kombëtare, që i përket të gjithëve, jo vetëm Diella Loshit, apo zyrtarëve që janë bërë palë me të në shkatërrimin e lagunës së Vainit, vetëm për të zgjeruar aktivitetin dhe duke e bërë gjithë këtë për hir të asaj që këta e quajnë “zhvillim”.
Atë që po ndodh në lagunën e Vainit e dokumentojnë më së miri pamjet filmike që tregojnë punimet e kryera, por edhe Google Earth, që jep një pasqyrë të qartë se si ka ndryshuar toka ku sot gjendet lokali i zonjës Diella. Kreu i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për qarkun Lezhë, Alfred Pepa, ia pason topin menjëherë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për atë që po ndodh. Ndërkohë që drejtoresha e AKZM-së Lezhë, Luiza Marku, nuk jep asnjë shpjegim edhe pse është përgjegjësja kryesore për shkatërrimin dhe mbushjen e lagunës së Vainit me dhera dhe inerte.
Vetë protagonistja kryesore, Diella Loshi, e pranon me gojën e saj shkatërrimin që i ka bërë lagunës, duke gjetur një justifikim “gjenial”: se e ka bërë me leje. Pra, sipas saj, me lejen e shtetit e ka mbushur lagunën me dhera e inerte, ka kryer punime dhe ka hedhur beton në një zonë të mbrojtur. Mikesha e kryeministrit shprehet se nuk ka bërë asgjë pa dijeninë e shtetit, duke treguar qartë se ata janë bërë palë në shkatërrimin e lagunës së Vainit.
A do të marrin masa të menjëhershme institucionet për të zbatuar ligjin, kjo mbetet për t’u parë. Por videot e kryeministrit Rama në restorantin në fjalë dhe miqësia e dashamirësia e tij me zonjën Diella na bëjnë shumë dyshues./Piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
4 Tetor12:42
U denoncuan nga Piranjat, bie në pranga çifti që kryente marrëdhënie në sy të fëmijëve
Pas denoncimit në emisionin investigativ “Piranjat”, një çift është arrestuar në Fier për kryerjen e marrë...
AKTUALITET
4 Tetor12:32
"Pse ma ke vrarë djalin? Me dhimbje babai i Andi Malokut i kërkon llogari në GJKKO, Plaurent Dervishaj: Hajde me tako një ditë ta sqaroj
Në ambientet e GJKKO është ka pasur përplasje mes Genci Malokut, babait të Andi Malokut, shoferit që mbeti i vrarë në at...
AKTUALITET
4 Tetor12:12
“E heqim snajperin për 10 mijë euro” – Telefonatat zbulojnë grupin e trafikut të armëve (EMRAT)
Arrestimi i Roseljo Arifit, Jurgen Sucës dhe Segest Meti dy javë më parë po e çoi Policinë e Shtetit në zbulimin e nj&eum...
AKTUALITET
4 Tetor12:10
Burg për Avdylajn, vëllain e deputetit të PS dhe të “Rrumit” – Drejtësia godet klanet familjare
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në burg 4 të arrestuarit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPA...
AKTUALITET
4 Tetor11:44
U vetëplagos dhe shoku i tij e ndihmoi të fshehte ngjarjen, gjendet arma e zjarrit e përdorur në ngjarjen e Vlorës
Policia e Vlorës ka vijuar hetimet pas ngjarjes së ndodhur më 3 tetor 2025, ku një 36-vjeçar u vetëplagos me armë zjarri ...
AKTUALITET
4 Tetor11:32
Banorët në Bjeshkët e Javorrit janë bllokuar, ekipet e shpëtimit ngecin në Qafën e Markofçes
Banorët e Bjeshkës së Javorrit kanë mbetur të bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës.
Ekipet e Bashkisë Tropoj&e...
AKTUALITET
4 Tetor11:28
'Më kërkuan 50 mijë euro për fushatë'- IKMT aksion në Kombinat, administratori: Më thanë 'shko tako shefin'!
IKMT ka ndërrmarrë një aksion për shembjen e një godine në Kombinat ku operojnë 12 biznese. Administratori i objektit shpre...
AKTUALITET
4 Tetor11:19
EMRAT/ Goditet “Call Center” që mashtronte qytetarët europianë, dy të arrestuar
Policia ka vendosur në pranga dy persona, Kejsi Përgjegji dhe Marjus Hysa pasi zbulimit të një Call Center që mashtronte qytetar...
AKTUALITET
4 Tetor11:05
Miliona euro dëm shtetit/ Dosja 'Bankers Petroleum' në SPAK, hetohen si grup kriminal CEO dhe drejtues të kompanisë
Dosja e hetimit financiar për rastin e “Bankers Petroleum” i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posa&c...
AKTUALITET
4 Tetor10:53
Në “Audi” me armë: 40-vjeçari dhe e reja tentuan t’i ikin policisë
Dy persona janë arrestuar nga policia në Fier, pasi udhëtonin me një automjet të tipit Audi, të armatosur. Në pranga ran&eu...