AKTUALITET

Zbardhet debati/ Rrëfimi i Henrik Hoxhaj: Ja dy shkaqet që sollën dështimin e 2 planeve për të vrarë Oti Kilën

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2026, 16:51
Zbardhet debati/ Rrëfimi i Henrik Hoxhaj: Ja dy shkaqet që sollën

Henrik Hoxhaj, njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të killerit me pagesë, Nuredin Dumanit, dhe njëherësh bashkëpuntori i parë i SPAK, (por më pas i refuzuar nga prokuroria), ka vijuar dëshminë e tij, para gjykatës së posaçme, duke treguar dy episode e planeve për të kryer vrasjen e Kastriot alias Oti Kila.

Në dy raste vrasja u planifikua të kryehej në Elbasan. Por sipas përgjigjeve që Hoxhaj, u jepte prokurorit Behar Dibra, vrasja e Oti Kilës, ka dështuar për dy arsye. Njëra lidhet me arrestimin e “Krymit”, duke ju referuar Erjon Alibejt, i cili u kap nga prokuroria e Elbasanit për vrasjen e Regis Runaj. Sipas rrëfimit të Henrik Hoxhaj, punën e vrasjes së Oti Kilës e kërkonte Erjon Alibej, pasi Oti Kila ishte në listën e gjatë të personave që do vriteshin në Elbasan, listë të cilën e ka bërë Nuredini dhe “Krymi”.

Ndërsa herën e dytë që dështoi vrasja e Oti Kilës, lidhet me faktin se ditën kur Hoxhaj së bashku me Nuredinin, kanë shkuar në Elbasan për të mbaruar punën e Otit, ka mbetur i plagosur rëndë, Nuredin Dumani. Kujtojmë se Henrik Hoxhaj është i penduari i parë i SPAK, që ka folur për një zinxhir vrasjesh me pagesë të kryer në trekëndëshin Elbasan, Tiranë, Durrës. Hoxhaj fillimisht u pendua nga prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, duke u marë në pyetje nga kryepolici Ilir Proda.

Më pas Hoxhaj u transferua në SPAK, duke dhënë deklarime shtesë për prokurorët e SPAK-ut. Pas dëshmisë së tij, u pendua më pas dhe Nuredin Dumani, Skerdi Tasi dhe më tej Erjon Alibej. Pendesa e Skerdi Tasit, solli heqjen e statusit të bashkëpuntorit për Henrik Hoxhaj, duke e trajtuar atë njësoj si personat e tjerë të pandehur.

Në rrëfimin që Hoxhaj bëri para gjykatës, ai tregoi se vrasjen e Oti Kilës, e kërkonte “Krymi”, pasi ai dhe Nuredini kishin bërë listën se kush duhej të vritej në Elbasan. Unë dhe Nuredini kemi filluar punën për ta vrarë Oti Kilën në Elbasan. “…Në përgatitjen e parë, Nuredin Dumani, më dërgonte foto të gruas së Oti Kilës, foto të vetë Oti Kilës me makina të bukura, pra informacione që unë ta gjeja sa më shpejt Otin për të mbaruar punë…por Otin nuk po e gjenim dot…”.

Ndërhyn i pandehuri Petrit Qoli duke pohuar pa lejën e gjykatës dhe i drejtohet Behar Dibrës me fjalët se:

”…o prokuror kaq nuk e kupton, dëshira për të vrarë Oti Kilën është për punë femrash të Erjon Alibej. Kaq kuptoje se na ke bërë të vjellim gjak këtu brenda.Unë propozoj zonja gjyqtare që ditën kur është plagosur Nuredin Dumani, ta shpallim ditë zie kombëtare. Pasi nëse nuk do kishte Nuredin, nuk do kishte këtë suskses SPAK. Prokuror ti e di, të kam vëlla, por këtu e ke bërë baltë, shkurt e ke dhj…ë fare….”. Plasin të qeshurat në sallën e gjyqit. Gjyqtarja Engjëllushe Tahiri i tërheq vëmendjen të pandehurit Petrit Qoli, i cili largohet nga salla e gjykimit. Ndërkohë vijohet me dëshminë e Henrik Hoxhaj.Sipas Hoxhaj në kërkim e sipër të Oti Kilës, plani për vrasjen e tij u braktis pasi gjatë kësaj kohe në Elbasan u arrestua “Krymi” lidhur me vrasjen e Regis Runaj dhe në ndërpremë kërkimin dhe braktisëm planin për vrasje.

“…braktisja e planit erdhi edhe si pasojë se pas kapjes së Krymit, Nuredin Dumani iku në Kosovë dhe unë mbeta vetë. Nuk kisha me cilin ta bëja vrasjen ndaj e lamë…”-ka treguar Henrik Hoxhaj para gjykatës së Posaçme.

Në rastin e dytë jemi mobilizuar sërisht me Nuredin Dumanin për të vrarë Oti Kilën. Ne kemi shkuar 3 ditë me radhë në Elbasan, për ta gjetur Oti Kilën, por nuk e kemi gjetur.

“…unë kam shkuar në Morinë me një makinë që e kisha marë me qera dhe kam pritur në Kukës, Nuredin Dumanin. Kemi ardhur në Tiranë dhe më pas jemi vendosur në një banesë në Fier. Shkuam te shtëpia e Altin Kule, një shoku im, nuk jetonte njeri, ishte bosh. I thashë atij më duhen çelësat dhe kaq. Nuredini ishte në kërkim në atë kohë. Dy apo 3 ditë më vonë kam ardhur sërish në Tiranë, pasi kam marrë të dashurën e Nuredinit që erdhi me autobus nga Kosova dhe e kam çuar në Fier…”-ka treguar Henrik Hoxhaj.

Ky i fundit ka shtuar se Nuredin Dumani, kishte folur me një person që i thërriste “Sakati”, i cili i kishte gjetur një BMË të vjedhur për punë kriminale, Nuredinit.

“…Këtë BMË, kam shkuar unë dhe e kam marë në Kamëz, kundrejt një vlerë prej 6 mijë euro. BMË, ishte e vjedhur dhe numrat e shasisë i kishte të fshirë. Me këtë makinë kam shkuar në Fier dhe ja kam lënë Nuredinit. Unë me makinë të rregullt lëvizja para ndërsa Nuredini me makinën e vjedhur më ndiqte nga pas. Në Elbasan kemi shkuar plot 3 herë, duke kërkuar për lëvizjet e Oti Kilës. Nuk po e gjenim dot. Këmbëzën do e tërhiqja unë, ndërsa Nuredini do ishte shoferi për tu larguar me makinën e vjedhur të cilën do e digjnim pas kryerjes së krimit…”-ka pohuar Henrik Hoxhaj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan