AKTUALITET

Zbardhet fatura, ‘Air Albania’ 54 milionë euro borxhe Turkish Airlines

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Qershor 2026, 22:10
Zbardhet fatura, ‘Air Albania’ 54 milionë euro borxhe Turkish

Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërtet, nxorën zbuluar kryeministrin. Por, historia do të merrte kthesë tjetër, kur ish-zëvendësKryeministri Arben Ahmetaj, do të denonconte në një nga intervistat në emisionin Çim Peka Live, se Air Albania u falimentua nga Edi Rama. Më 27 janar 2025, Ahmetaj shprehej se Air Albania vetëm një prej aksionerëve të saj, shoqërisë Turkish Airlines, I kishte shkaktuar 20 milionë euro humbje. Plug ka mundur të verifikoj deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj, të cilat janë jo vetëm të vërteta, por deri në fund të vitit 2025, vetëm Turkish Airlines, kompania Air Albania I ka shkaktuar më shumë se 30 milionë euro humbje, ndërsa kompania ka ndaj aksionerit edhe një borxh prej 53 milionë eurosh.

Sipas raporteve financiare të Turkish Airlines, që prej 31 dhjetorit 2019, humbja e Air Albania për kompaninë turke tejkalon pjesën totale të kapitalit që grupi I Turkish Airlines ka vendosur për themelimin e kompanisë shqiptare të fluturimeve. Për këtë arsye, Turkish Airlines deklaron se humbjet që I janë shkaktuar nga Air Albania nuk I ka përfshirë në pasqyrat financiare të konsoliduara. Ndërkohë, nga viti 2019 deri në vitin 2025, Air Albania ka shënuar një humbje totale prej 30 mln dollarësh, apo gati 4.3 mln dollar humbje mesatarisht për çdo vit. Ndërkohë kompania Turkish Airlines

Totali     30 Mln euro humbje

Në vitin 2020, detyrimet afatshkurtra që Air Albania I kishte vetëm kompanisë Turkish Airlines, pra aksionerit kryesor, shkonin në vlerën totale të 20 mln eurove. Në vitin 2021 këto detyriume shkonin në 28 mln euro, ndërsa në vitin vitin 2022 shkonin në 26 mln dollar. Për vitin 2023 detyrimet afatshkutra të Air Albania ndaj Turkish Airlines shkonin në 36 mln dollar. Në 2024 shuma rritet në 38 mln dollar ndërsa në 2025 detyrimet afatshkurtra zerohen dhe kompania Turkish Airlines deklaron se Air Albania I ka zero detyrime afatshkurtra. Mirëpo, këto detyrime nuk dihet nëse lidhen me asete, pasi në 2025, Turkish Airlines vendos të marrë avionët që I kishte dhënë në përdorim Air Albanias.

Megjithatë në një raport të tremujorit të parë të vitit 2026, I siguruar nga Plug, Turkish Airlines deklaron se kompania “Air Albania” I ka një borxh prej 53 milionë dollarësh.

Pra, Sinan Idrizi, por tashmë edhe qeveria shqiptare si pjesë e aksionerëve, do të duhet të shlyejnë 53 milionë dollar borxhe ndaj Turkish Airlines, e cila është gjithashtu kompani aksionere në Air Albania. Kjo kompani, siç do tju tregojmë në vijim, ka vendosur të largohet nga kapitali aksionar I “Air Albania”, ndërsa ky largim duket se do të kryhet vetëm kur të marrë edhe qindarkën e fundit.

Kompania MDN Investmnet u themelua më 7 maj 2018 nga Sinan Idrizi. Kapitali I shoqërisë ishte 100 mijë euro, ndërsa objekti I veprimtarisë ishte fusha e Aviacionit Civil.  Tre muaj pas themelimit, Sinan Idrizi vendos të shesë 77% të kuotave të shoqërisë. Najada Idrizi blen 27% të kuotave për 27000 euro, Rejana Idrizi gjithashtu blen 27% të aksioneve për 27000 mijë euro dhe në lojë futet dhe një emër I panjohur deri në atë kohë për shqiptarët, shtetasi izraelit Ron Yeffet, I cili blen 23% të kuotave për 23 000 euro. Ndërkohë pas këtij veprimi Sinan Idrizit I mbeten vetëm 23% të kuotave të kompanisë.

Futja e Ron Yeffet si aksioner në shoqërinë e Sinan Idrizit, e cila ishte aksionere e kompanisë Air Albania, ngre dyshime të forta se kjo lëvizje është bërë me dijeni të plotë nga Kryeministri Edi Rama, I cili e ka mik personal sipërmarrësin izraelit, I cili më pas do të bëhet pjesë edhe në industrinë e armatimeve në Shqipëri.

Por një muaj pas këtij transaksioni. Sinan Idrizi dhe Ron Yeffet, vendosin të heqin dorë nga aksionet e shoqërisë MDN Investment, duke shitur aksionet e tyre te shtetaset Janada dhe Rejana Idrizi. 46% të aksioneve që zotëroheshin nga Sinan Idrizi dhe Ron Yeffet shiten për vlerën e 46 000 eurove te Najada dhe Rejana Idrizi.

Për vitin 2018, kompania MDN Investment deklaron vetëm pagesën e kapitalin në shumën e 74 mijë eurove, një sponsorizim në fushëm e rreth 1200 eurove, një drekë pune rreth 300 euro dhe zero të ardhura.

Më 28 maj 2019, Bashkëshortja Najada dhe vajza e Rejana e Sinan Idrizit, marrin një kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Ndërsa si barrë siguruese lënë piërkisht 100% aksionet e shoqërisë MDN Investment shpk. Automatikisht, nëpërmjet këtij veperimi, lihet si barrë siguruese aksionet e shoqërisë edhe në kompaninë Air Albania. Vlera e kredisë së marrë në bankë nga dy familjaret e Sinan Idrizit dhe ky I fundit vet nuk deklarohet. Por në bilancet e vitit 2019, kompania regjistron një detyrim afatgjatë prej 529 mijë eurosh. Për vitin 2019, kompania deklaron humbje në vlerën e 30 mijë eurove.

Edhe për vitin 2020, kompania deklaron zero të ardhura dhe një humbje prej 100 mijë eurosh. Në vitin 2021 shoqëri e Sinan Idrizit regjistron përsëri zero të ardhura, ndërsa borxhi ndaj institucioneve të kredisë rritet në 775 mijë euro. Ndërsa humbja e kompanisë shkon në 4 mijë euro. Për vitin 2022, kompania regjistron 35 mijë euro humbje. Por ajo që bie në sy në këtë vit, kompania e Sinan Idrizit deklaron se ka shlyer kredinë prej 775 mijë eurosh, ndërsa nuk deklarohet se me çfarë parashë është shlyer kjo kredi. Ndaj I mbetet SPAK të hetojë se ku I gjeti Sinan Idrizi, që një kompani me zero të ardhura dhe me humbje, arrinë të shlyeje një kredi prej 775 mijë eurosh brenda një viti. Kompania në bilancet e saj nuk deklaron se është financuar nga ortakët apo ka marrë hua në individ, çka mund të legjitimonte edhe këtë veprim financiar.

Megjithatë, në vitin 2021 kompania deklaronte se kishte të drejta të arkëtueshme nga njësi ekonomike ku ka intersa pjesëmarrëse në vlerën  e 640 mijë eurove. Intesa ekonomike pjesëmarrëse, kjo shoqëri rezulton se ka pasur vetëm në kompaninë Air Albania në atë kohë??? Duhet ta verifikoj këtë pjesë.

Por kompania Air Albania, nuk ka depozituar bilance në QKB dhe nuk mund të vërtetojmë nëse kjo shoqëri ka shpërndarë dividend për kompanitë aksionere në vitin 2022. Ndërkohë nga ana tjetër, nga të dhënat e Turkish Airlines, në vitin 2022 kompania Air Albania I shkaktonte mln euro humbje kompanisë turke, e cila mesaduket ka qenë investitori I vetëm tek “Air Albania” si në logjistikë ashtu dhe në para për të mbajtur në ajër avionët e krenarisë së Edi Ramës.

Në vitin 2023, MDN Investment e Sinan Idrizit deklaron se ka mjete monetare rreth 1 mln euro. Edhe në këtë vit kompania deklaron zero investime, tituj pronësei, dhe zero të drejta të arkëtueshme. Gjithashtu kompania deklaron se ka 160 mijë euro active, pa specifikuar se në çfarë aseti janë ato. Në këtë vit kompania deklaron se ka detyrime në njësi ekonomike ku ka aksione në vlerën e 227 mijë eurove, 13 mijë euro detyrime ndaj sigurimeve shoqërore dhe 2300 euro detyrime tatimore, ndërsa humbja e vitit 2023 kap shifrat e 76 mijë eurove.

Edhe për 2024 kompania deklaron 1 mln euro mjete monetare, nga këto 169 mijë euro janë active afatshkurtra. Për vitin 2024 borxhi ndaj njësive ekonomike ku ka aksione shkon në 265 mijë euro, ndërsa detyrimet për sigurimet shoqërore rriten në 18 mijë euro, ndërsa detyrimet tatimore në rreth 5600 euro. Humbja e vitit regjistrohet në rreth 120 mijë euro. Viti 2024 është viti I fundit që kjo shoqëri ka regjistruar bilance në QKB, ku nga ato të dhëna që tregohen, duket qartë se kompania e Sinan Idrizit thjesht u përdor nga Edi Rama si aksionere në shoqërinë “Air Albania”.

Pra, thënë më thjeshtë, të vetmit që kanë investuar para dhe kanë ofruar garanci për operimin e “Air Albania”, kanë qenë aksionerët e Turkish Airlines, të cilët sot kërkojnë borxhet që kompani shqiptare u ka. /Plug/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan