AKTUALITET

Zbulimi i magazinës së drogës në Lezhë, arrestohen babë e bir dhe një punonjës i OSHEE!

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Janar 2026, 11:04

Zbulimi i magazinës së drogës në Lezhë, arrestohen

Policia ka bërë një njoftim zyrtar për operacionin e kryer gjatë natës në Lezhë, ku u zbulua një “shtëpi bari” në fshatin Rrilë. Në pranga janë vënë tre persona, dy prej tyre, babë e bir, si edhe një punonjës i OSHEE-së.

Policia thotë se droga kultivohej në një objekt tre katësh në fshatin Rrilë, ku ishin përsahtatur 4 ambiente. Droga thahej dhe kultivohej nëpërmjet pajisjeve që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Babë e bir, A. Gj 57 vjeç dhe A. GJ 22 vjeç, u kapën në flagrancë në këtë godinë. Punonjësi i OSHEE-së akuzohet si bashkëpunëtor në këtë aktivitet. Po ashtu u proceduan edhe 4 punonjës të tjerë të OSHEE për shpërdorim detyre.

Policia bëri të mundur sekuestrimin e 8.8 kg kanabisi të tharë, 960 fidanë dhe 850 fara kanabisi, 106 llamba elektrike, 180 gramë Kokainë. U sekuestruan gjithashtu edhe 5 armë zjarri, 2 prej të cilave sportive, 1 automjet dhe 4 celularë.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në objektin 3-katësh dhe kanë kontstatuar se në katin e dytë të këtij objekti, ishin pështatur 4 ambiente për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, dhe për tharjen e tyre, me qëllim përgatitjen për shitje. Nga verifikimet rezultoi se në këtë objekt kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.”, njoftoi policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Armë zjarri e sportive, municion luftarak, kokainë, kanabis, ambiente të përshtatura për kultivimin të kanabisit, fara kanabisi dhe qindra bimë kanabisi të kultivuara.

Finalizohet operacioni i koduar “Second floor”.

Zbulohen në një objekt trekatësh në fshatin Rrilë, 4 ambiente të përshtatura për kultvimin e bimëve narkotike dhe tharjen e tyre, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Sekuestrohen 8.8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis (e tharë), 1064 bimë, 960 fidanë dhe 850 fara kanabisi, 106 llamba elektrike, 180 gramë Kokainë, 3 armë zjarri, 2 armë sportive, 1 automjet dhe 4 celularë.

Nga hetimet dyshohet se kjo veprimtari kriminale kryhej prej disa muajsh.

Kapen në flagrancë në këto ambiente dhe vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir).

Vihet në pranga dhe 1 punonjës i OSHEE-së, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Vihen në hetim 4 punonjës të tjerë të OSHEE-së, për shpërdorim detyre.

Shërbimet e Komisariatit te Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionit e siguruara për një rast të kultvimit të bimëve narkotike, në një objekt në fshatin Rrilë, kanë organizuar operacionin e koduar “Second floor”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në objektin 3-katësh dhe kanë kontstatuar se në katin e dytë të këtij objekti, ishin pështatur 4 ambiente për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, dhe për tharjen e tyre, me qëllim përgatitjen për shitje. Nga verifikimet rezultoi se në këtë objekt kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në këtë ambient dhe kanë arrestuar shtetasit:

-A. Gj., 57 vjeç dhe A. GJ., 22 vjeç, babë e bir, të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të veprimeve për rastin:
-u arrestua shtetasi Gj. D., 59 vjeç, punonjës i OSHEE-së, i dyshuar për shpërdorim detyre dhe si bashkëpunëtor për kultivimin e bimëve narkotike;
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 punonjës të OSHEE-së, shtetasit M. P., A. Gj., E. R dhe O. T., të dyshuar për shpërdorim detyre.

Nga kontrolli i kryer në katin e dytë të objektit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-8.8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis (e tharë), 1064 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 960 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të mbjellë në kubikë, 850 fara të dyshuara narkotike kanabis, 106 llamba me transistor që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike;

-1 armë zjarri automatik me dy krehra me fishekë, 1 pistoletë sportive me fishekë, 1 automjet dhe 4 celularë.

Nga kontrolli i kryer në banesat e shtetasve të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 180 gramë lendë e dyshuar narkotike Kokainë, 1 pistoletë me mulli, 1 armë zjarri pushkë dhe 1 armë sportive.

Nga hetimet dyshohet se kjo veprimtari kriminale kryhej prej disa muajsh. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të saj dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet proceduralë do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan