AKTUALITET

'Tërmeti i 2019 i la në një shtëpi 2+1 katër kurora/ Familja në Kombinat: Na thanë, vetëm kaq përfitoni

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Janar 2026, 10:04

'Tërmeti i 2019 i la në një shtëpi 2+1 katër

Pasojat e tërmetit të vitit 2019 vazhdojnë të ndihen thellë për shumë familje, mes tyre edhe ajo e Arqeta Kalamaros nga zona e Kombinatit në Tiranë. Një familje e përbërë nga nëntë persona, që përfshin katër kurora të ndryshme, është detyruar të strehohet në një apartament të vetëm 2+1, pavarësisht premtimeve të bëra për një zgjidhje dinjitoze.

E ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto', Arqeta shpjegoi se situata e tyre mbetet pa zgjidhje. Sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM) të dala pas tërmetit, familjeve me disa kurora iu premtua se do të përfitonin një shtëpi për çdo kurorë.

Familja Kalamaro, e përbërë nga tre vëllezër (dy prej tyre të martuar dhe me fëmijë) dhe dy anëtarë beqarë, aplikoi duke shpresuar për një zgjidhje të tillë.

“Ne jemi nëntë persona, katër kurora. Jemi tre vëllezër, dy janë të martuar me fëmijë, jam unë, kam dhe një vëlla beqar,” tha ajo.
Realiteti, megjithatë, ishte krejt tjetër. Përballë rrezikut për të mbetur pa strehë dhe për të humbur bonusin e qirasë, familja u detyrua “nga dëshpërimi” të pranonte apartamentin 2+1.

“Nuk është se doja të pretendoja për një shtëpi për kurorë, por të paktën të njëjtin ambient që kam, të kisha marrë dhe një të dytë, ose dhe një 1+1 të paktën, që mos të jemi të gjithë bashkë,” u shpreh Arqeta.

Sipas saj, familja i ka ndjekur të gjitha hapat proceduralë, duke dorëzuar aplikime individuale për çdo kurorë, por shtëpia e dytë nuk iu akordua kurrë, dhe nga bashkia nuk kanë marrë një arsye konkrete për këtë.

“Nga bashkia na është thënë, ‘na vjen keq pse nuk e përfituat’,” shtoi ajo.

'Atëherë, siç e kemi parashtruar dhe në korrik, problemi jonë i tërmetit janë të ndryshme sidomos në zonën e Kombinatit. Janë shumë banorë që ende nuk e kanë përfituar shtëpinë. Unë jam ndër ata që unë e kam marrë një strehim, 2+1, siç jua kam shpjeguar.

Do ta rikthej dhe njëherë çështjen nga fillimi. Në 2019-ën kur është prishur, domethënë kur kanë ardhur për DS4-ën, DS5-ën dhe në 2020-ën zoti kryeministër, zoti Rama, sigurisht ka nxjerrë disa VKM të ndryshme.

Një ndër VKM-të ka qenë që nëse jeni shumë kurora, ju do të përfitoni nga një shtëpi për kurorë. Por unë nuk është se doja të pretendoja për një shtëpi për kurorë, por të paktën të njëjtin ambient që kam, të kisha marrë dhe një të dytë, ose dhe një 1+1 të paktën, që mos të jemi të gjithë bashkë. Meqënëse unë vëllezërit i kam...

Ne jemi nëntë persona, katër kurora. Jemi tre vëllezër, dy janë të martuar me fëmijë, jam unë, kam dhe një vëlla beqar. Jemi dy beqarë.

Me ne bashkia ka mbaruar punë. Ëh, ne kemi marrë, ne bërëm zgjidhjen ta merrnim sepse nëse unë do ta lija, do isha përjashta. Në këtë momente unë nuk do përfitoja, domethënë vëllai që merrte bonusin nuk do përfitonte as bonusin dhe i bie që edhe shtëpinë do ta, do ta linim peng këtij shteti, kësaj bashkie, dhe unë një të nesërme, nga frika, ne e bërëm zgjidhjen që të marrim 2+1. Të paktën të kemi një ambient.

Atëherë, pronën unë nuk e dhashë, sepse ne na thanë që duhet ta falnim, por me informacionet që unë kam pasur, kisha një frikë që unë ta falja atë pronë. 

Nga, gjithmonë kemi qenë të fiksuar sepse jetojmë në këtë vend që nuk i dihet, gdhihesh mirë dhe ngrihesh, ngrysesh me një çështje që ti nuk e di. Unë nuk e kam falur si pronë. Por, në momentin që ne do marrim tapinë e shtëpisë, na është thënë, do bëhen në mënyrë direkte.

Unë, Flavio, janë shumë banorë, më vjen keq që shumë komshinjtë e mi, shumë persona në Kombinat, që ne jemi, kemi qenë si një familje aty në Kombinat, nuk kanë marrë shtëpi. Por unë kërkoj nga televizioni Syri, të bëhet një kontroll në bashkinë e Kombinatit, të të bëhet kush i përfitoi ato shtëpi, sepse neve kemi bërë të gjithë si familjarë, si kurora të veçuara, ne kemi bërë akt-kërkesën që na është thënë nga bashkia, që do bëjë çdo pjestar që është më vete, çdo kurorë do bëjë, dhe në shkurt ka bërë vetëm një vëlla, siç na është thënë, dhe në tetor kur është bërë në mënyrë masive, ne kemi bërë të katërt fëmijët të secili në mënyrën e vet, në mënyrë individuale.

Ne nuk e përfituam shtëpinë e dytë. Nuk e përfituam, nuk e di pse. Nga bashkia na është thënë, na vjen keq pse nuk e përfituat. Janë shumë banorë që kanë përfituar, janë shumë banorë që kanë humbur dhe janë shumë banorë që ende nuk kanë marrë një shtëpi të parë. Unë po kërkoj si Arqet, si pjestare e familjes Kalamaro, të rishikohet".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?