Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe dëbore që ka përfshirë këto dy tre ditët e fundit jo vetëm vendin tonë por edhe fqinjët tanë, si Greqia, Italia etj., madje duke arritur në përmasa apokaliptike siç ishte mbrëmja e djeshme (21 janar) ku cikloni “Harry” goditi jugun e Italisë (gjë e cila ka bërë që autoritetet përkatëse vendase të japin alarmin e kuq), nuk është një fenomen fare i panjohur. Të paktën vendi ynë i ka provuar dhe i ka ndjerë “mbi shpatulla” jo rrallë këto kapriçio të motit, jo vetëm në këto tre dekada e gjysmë të periudhës së pluralizmit, por edhe para viteve ’90-të. Madje në ato vite, ka përjetuar situata edhe shumë më të vështira sesa ato që kanë ndodhur në këto vitet e fundit. Pamje dhe situata të tilla si ato të para pak ditëve (7-10 janar 2026), ku pothuaj i gjithë vendi u përfshi nga moti i keq me reshje të dendura shiu e dëbore, ku si rezultat pati vërshim të lumenjve, daljen e tyre nga shtrati e përmbytje të mëdha në disa rrethe të vendit, Shqipëria ka pasur edhe në vitet 1963, 1970, 1973 dhe e 1985, të cilat janë ende të freskëta në memorien e atyre që i kanë përjetuar!
Por, nisur nga fakti se regjimi i para viteve ’90-të, (si nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, ashtu edhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia), ashtu siç mbante sekret shumë e shumë ngjarje të jashtëzakonshme, nuk i pasqyronte (në shtyp e radio e televizion), as ngjarjet me motin e keq që përfshinte ndonjëherë vendin, kryesisht humbjet e jetëve njerëzore, por jo vetëm! Madje i konsideronte dhe mbante sekret ato dhe njerëzit nuk dinin se çfarë ndodhte më tej qytetit apo fshatit të tyre! Sa më sipër etj., bëhet e ditur edhe nga dokumentet arkivore sekrete (tashmë të de-klasifikuara), të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku Dega e Administratës dhe Studimeve apo Drejtoria e Përgjithshme pranë asaj ministrie, në komunikatat operative ditore, krahas ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndodhnin në të gjitha rrethet e vendit, pasqyronte edhe motin e keq dhe pasojat e tij.
Disa nga këto dokumente në të cilat bëhej fjalë për ngjarjet me motin e keq që përfshiu gjithë vendin në janarin e vitit 1985, i publikuam para disa ditësh, në këtë shkrim po publikojmë disa dokumente të tjera që i përkasin dhjetorit të vitit 1973, ku gjithashtu një mot i keq me reshje të dendura shiu e dëbore, përmbytje masive tokash, stallash e banesash, bllokime rrugësh nga ngrica e orteqet, ku pati shumë humbje jetësh njerëzore.
Për më shumë rreth kësaj, na njohin dokumentet arkivore në fjalë, të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse, nga Memorie.al.
DOKUMENT ARKIVORE ME KOMUNIKATAT OPERATIVE SEKRETE TË MINISTRISË SË BRENDSHME PËR MOTIN E KEQ ME ERË TË FORTË, ACAR, FURTUNA, NGRICA, RESHJE BORE, ORTEQE DHE PËRMBYTJE QË PËRFSHIU TË GJITHË VENDIN, NË DHJETORIN E VITIT 1973
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar Nr. 1
DREJTORIA E ADMIN. DHE E STUDIMEVE Tiranë, më 3.12.1973
KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 284
Më 1.12.1973, ora 15.00. në kuadratin (0938) të rajonit Melçan-Leshnicë e Zminec, nga koha e keqe, u bllokua njësiti i vrojtimit, i përbërë nga tre ushtarë. Në ndihmë të tyre u dërguar dy grupe me civilë dhe ushtarakë. Në orën 23.’05, njësiti u gjet. (Hollësira të tjera nuk jepen).
Më 2. XII. 1973, ora 18.’30, në malin Gradishtë të katundit Nivicë –Bubar, u gjet i vdekur, në dëborë, kryebariu i atij katundi, Minella Papagjika, vjeç 46, nga katundi Nivicë, i martuar me 5 fëmijë. Me urdhër të prokurorit, kufoma u çua në familje, ndërsa grupi operativ do shkojë në vendin e ngjarjes më 3.XII.1973.
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar Nr. 1
DREJTORIA E ADMIN. DHE E STUDIMEVE Tiranë, më 4.12.1973
KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 285
Nga bora e madhe që ka rënë dhe vazhdon të bjerë, është ndërprerë komunikacioni, energjia elektrike dhe punimet në minierën e Kurbneshit, Spaçit dhe Uzinën e Rubikut. Gjendja në përgjithësi është e rëndë. Në bashkëpunim me organet e Partisë dhe të Pushtetit, në rreth dhe në zona janë krijuar shtabet dhe po merren masa për të stabilizuar gjendjen.
Më 3.12.1973, niveli kritik i lumit Drino, ka kaluar 8 cm. (niveli normal është 4 m.), por nuk paraqet rrezikshmëri.
Më 3.12.1973, ora 19.30. komanda e Repartit 301 Bulqizë, njofton se për ushtarët dhe për të dënuarit, kanë bukë edhe për 2 ditë. Për shkak të mungesës së karbitit dhe vendit të shkarkimit të kromit, nga data 2.12.1973, në minierë është ndërprerë puna. Rruga është bllokuar nga bora. Është njoftuar Drejtoria Ekonomikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministria e Industrisë dhe Minierave.
Më 3.12.1973, ora 19.’50, Peshkopia njofton se në katundin Grykë – Nokë, (Fushë-Aliaj), ka rënë një ortek bore dhe ka rrëzuar shtëpitë e katundarëve Selim Kariqi dhe Isuf Laçi. Nga kjo kanë gjetur vdekjen 17 persona (numri i të vdekurve jepet me rezervë). Në vendin e ngjarjes u nis grupi operativ.
Më 3.12.1973, në kooperativën bujqësore Zejmen, kanë ngordhur 4.080 zogj pule dhe në Ndërmarrjen Bujqësore 2 viça e 30 gica. Në qytet është prerë uji i pijshëm.
Më 2.12.1973, gjatë natës, në qytetin e Laçit dhe në periferi të tij, nga furtuna e madhe u këputën linjat telefonike dhe ato elektrike. Qyteti nuk ka drita dhe ujë. Uzina e Superfosfatit ka vënë në funksionim linjën e tensionit rezervë dhe punon me ujin e rezervuarit, gjë që nuk do të vazhdojë gjatë. Në afërsi të Uzinës është këputur një linjë e tensionit të sistemit qendror energjetik.
Nga katundi Shullazë, në drejtim të veriut, janë bllokuar të gjitha rrugët e komunikacionit nga akulli. Ndërmarrjeve industriale u mungojnë uji. Në Fushë-Milot janë rrëzuar 9 shtylla betoni të motopompave. Linjat telefonike në drejtim të veriut, janë këputur. Hidrovori i Mamurrasit ka defekt dhe nuk funksionon, ujët ka arritur kuotën 0 gradë. Në zonën Laç- Milot vazhdon era e fortë dhe ngrica. Janë marrë masa për stabilizimin e gjendjes.
Lidhur me njoftimin e bërë në komunikatën operative Nr. 284, datë 3.12.1973, mbi vdekjen e Minella Papagjikës, grupi operativ konstatoi se nga bora dhe nga ngrica e madhe ka rrëshqitur në një greminë dhe nuk ka dyshim për krim.
DREJTORI
PILO SHANTO
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar Nr. 1
DREJTORIA E ADMIN. DHE E STUDIMEVE Tiranë, më 5.12.1973
KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 286
Më 4.12.1973, në mëngjes, nga shirat e rëna, doli nga shtrati kanali që vjen nga Fabrika e Çimentos dhe ka përmbytur dy blloqe në Skelë. Ujët ka arritur deri në 50 cm. nëpër banesa. Nga masat e marra, gjendja po normalizohet.
Nga koha e keqe me shi i furtunë, në zonën Laç – Milot janë rrëzuar 6 shtylla të Linjës Ulëz – Tiranë dhe 6 shtylla betoni të linjës Ulëz – Laç dhe Laç – Shkodër. Nënstacioni elektrik i Laçit ushqehet vetëm më linjën e Tiranës, e cila është në gjendje të furnizojë me energji të gjithë konsumatorët. Qyteti i Laçit ka drita. Linja 6 kë. Milot – Gurëz, nuk funksionon, mbasi janë rrëzuar 6 copë shtylla. Uzina e Superfosfatit ka pasur dy defekte në linjën elektrike Uzinë – N/Stacion, njëra nga të cilat u eliminua.
Nga mungesa e ujit, Uzina ka ndërprerë prodhimin. Stacioni i Motopompave në Adriatik, nuk punon, nga defektet në sistemin elektrik. Furnizimi me ujë i Laçit, bëhet me autobot. Janë marrë masa për rivendosjen e gjendjes në sistemin elektrik. Rruga automobilistike Milot – Burrel, është e bllokuar, ndërsa ato Milot – Rrëshen dhe Milot – Lezhë, është e hapur.
Shtresa e dëborës arrin në 1 m. Ka vende që shtresa e saj arrin në 3 – 4 m. Rrugët janë bllokuar. Janë krijuar shtabet nëpër fshatra.
Lidhur me njoftimin e bërë në komunikatën operative Nr. 285 të datës 4.12.1973, mbi vdekjen e 17 personave në katundin Grykë- Nokë, nga orteku i borës, nga verifikimi rezulton se kanë vdekur 12 persona, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur, njëri nga të cilët në gjendje të rëndë. Këta u shtruan në spital. 17 familjet nga ai katund, janë evakuar për në fshatin Çiras, mbasi rrezikoheshin nga orteqet. Në katundin Murrë, janë shembur dy stalla bagëtish. Dëme në njerëz dhe në gjënë e gjallë, nuk ka.
DREJTORI
PILO SHANTO
me informacion shoku Hysni Kapo
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar Nr. 1
DREJTORIA E ADMIN. DHE E STUDIMEVE Tiranë, më 6. XII.1973
KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 287
Gjatë 24 orëve të fundit në rrethin e Lezhës nga të ftohtit kanë ngordhur edhe 2420 zogj inkubatori dhe 42 gica. Në Zejmen janë shembur 7 shtëpitë përdhese dhe kasolle. Janë marrë masa për strehimin e këtyre familjeve.
Rruga automobilistike Burrel – Qafë-Buall, është hapur, ndërsa Qafë-Buall – Bulqizë dhe Qafë-Buall – Martanesh, janë të bllokuara.
Më 3.12.1973, Gjyle Refat Keqja, 57 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gurë- Kalis, duke shkuar për në mullirin e fshatit, e zuri dëbora dhe mbeti pa ndjenja. E gjetën disa fshatarë dhe e çuan në shtëpi, ku mbas pak vdiq.
Më 3.12.1973, Preng Ndue Botiku, vjeç 25, lindur dhe banues në fshatin Seriqe, duke prerë një lis, 50-60 metra larg shtëpisë së tij, e zuri një ortek dëbore dhe vdiq. Kufoma u gjet më datë 4.12.1973.
DREJTORI
PILO SHANTO
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar Nr. 1
DREJTORIA E ADMIN. DHE E STUDIMEVE Tiranë, më 7.12.1973
KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 288
Më 5.12.1973, ora 17.00, në hidrocentralin “Mao Ce Dun”, në çelësin e linjës 2/D, ka plasur njëra fazë në pjesën e poshtme e janë dëmtuar disa pjesë të tij. Avaria ka ndodhur nga shkarkimet e brendshme elektrike të vetë hidrocentralit. Në tubat e plasura janë konstatuar boshllëqe që nga fabrika. Dëmi është minimal. Më 6.12.1973, linja do vihet në funksionim. Hidrocentrali ka mbetur vetëm me një linjë, në të cilën vjen edhe ngarkesa e hidrocentraleve Ulzë dhe Shkopet, mbasi në këto linja janë rrëzuar disa shtylla. Nga kjo mbingarkesë, mund të ndodhin avari. Në sistemin energjetik, nuk ka ndërprerje. Po merren masa për stabilizimin e gjendjes.
DREJTORI
PILO SHANTO
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË SEKRET
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar Nr. 1
DREJTORIA E ADMIN. DHE E STUDIMEVE Tiranë, më 10.12.1973
KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 290
Më 9.12.1973, në orët e para të mëngjesit, në afërsi të katundit Ujanik, u gjetën të vdekur në dëborë, Dino Daut Çaushllari, vjeç 50, lindur në katundin Zabërzan të Skraparit dhe me banim në qytetin e Patosit, punëtor në shfrytëzimin e puseve dhe djali i tij Kastriot Çaushllari, vjeç 22, i martuar, mekanik në shfrytëzimin e puseve të naftës.
Në Qaf-Mal rruga është bllokuar qysh në orën 18.30 të datës 9.12.1973, nga një ortek dëbore. Komunikacioni është ndërprerë, Janë marrë masa për hapjen e rrugës.
Më 9.12.1973, gjatë pastrimit të dëborës në sektorin e pikës kufitare Zogaj, u gjetën 6 fije teli të këputura. Komanda e pikës konkludon se kjo ka ndodhur nga pesha e dëborës./ Memorie.al
Nënkryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha ndau disa shqetësime që lidhen me detyrën dhe punonjësit e këtij si...
Nga data 22 Janar është hapur sistemi e-Tax për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Individu...
Treguesit buxhetorë të periudhës afatmesme 2025–2029 tregojnë qartë se modeli i qeverisjes mbetet i mbështetur kryesisht t...
Sot, 23 janar 2026, dollari amerikan blihet me 82 lekë dhe shitet me 83 lekë. Euro blihet me 96.2 lekë dhe shitet 96.8 lekë. Franga zvic...
Kongresi i Dytë i Partisë së Punës së Shqipërisë që u mbajt në vitin 1952, shpalli planet e projektet për ri...
Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale disa pamje nga Zvë...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira si d...
Një muaj pasi qeveria shqiptare do të autorizonte kompaninë holandeze ‘Royal Haskoning DHV’ për të realizuar të gjith&...
Në qendër të hetimeve janë tre persona: Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Zambak Gjoni dhe&...
Tre shqiptarë u paraqitën të mërkurën para drejtësisë në Bazel të Zvicrës për çështjen e koka...