Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Prokuroria e Tiranës ka zbërthyer një skemë ku hakera të huaj mashtronin bizneset në Shqipëri dhe u merrnin shuma të konsiderueshme parash.
Ndërkohë për një shtetas nigerian Sabastian Victor Negbenedor që i mori 25 mijë euro një biznesmeni u kërkua dënimi me 10 vite burg për veprën penale ‘Mashtrim kompjuterik’.
Zbërthimi i mekanizmit:
Organi i akuzës ka zbërthyer mekanizmin e kryerjes së këtij mashtrimi kompjuterik, i cili ka arritur të mashtrojë disa biznese në Shqipëri.
Prokuroria zbuloi se emailet dhe faqet e kompanive me nivel mbrojtjeje të ulët apo pasëorde të thjeshta, hakeroheshin nga hackera ndërkombëtarë të cilët gjurmojnë këto faqe dhe bisedat që kanë lidhje me pagesa faturash dhe transferta monetare me destinacion nga brenda për jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Më pas, ata hyjnë në komunikime me bizneset duke u paraqitur vetë si subjektet furnizuese të mallrave. Këtë e bëjnë duke hapur faqe të ngjashme dhe adresa emaili te ngjashme dhe për t’u bërë të besueshëm i referohen bisedave të mëparshme të bëra nga subjektet me furnizuesit e vërtetë në rrugë telematike (biseda këto te hakeruara).
Pasi bëhen të besueshëm nxjerrin justifikime menaxhimi dhe kërkojnë që pagesat të kryhen në llogari të tjera, duke përvetësuar gjithë pagesat e bizneseve, të cilët mendojnë se po paguajnë partnerin e tyre, informoi organi i akuzës.
Mashtrimi i biznesmenit dhe rënia në gjurmët e nigerianit
Nigeriani u denoncua nga shtetasi me iniciale E.B. i cili prej 10 vitesh administron biznesin e tij të detergjentëve që i importon nga Italia në Sauk. Prej vitesh ai komunikonte me një adresë emaili me palën italiane, ku bënte porosinë dhe pasi merrte mallin u dërgonte transferten nëpërmjet bankës.
Një ditë, nga emaili i palës Italiane i vjen një kërkesë që pagesën të mos ta bënte më në llogarinë e kompanisë në Itali por në Gjermani me faturën përkatëse. Kallëzuesi duke parë që emaili ishte i njëjtë (më pas u konstatua se ndryshonte vetëm një gërmë) dhe aty ishte dhe fatura e saktë e kompanisë italiane e dërguar në komunikimet elektronike të mëparshme dhe duke ditur që janë kompani shumëkombëshe, kreu pagesën.
Pas disa kohësh ai kontaktohet nga kompania Italiane pasi nuk kishin marrë shumën prej 25000 eurosh nga ku kuptoi se pagesën e kishte bërë në një adresë tjetër.
Nga hetimet e Prokurorisë u zbulua se përfituesi ishte migeriani me iniciale S.N., dhe se ai ka kryer aktivitetin kriminal të “Mashtrimi kompjuterik” duke i përvetësuar viktimës shumën prej 25.000 euro.
Njoftimi:
Prokuroria Tiranë zbulon mekanizmin e ‘Mashtrimit kompjuterik’ të bizneseve nga hakera të huaj, kërkohet dënimi me 10 vite burg të Nigerianit që mori 25.000 euro nga një biznes nëpërmjet emailit
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon deklarimin fajtor dhe dënimin me 10 vite burg të të pandehurit, shtetasit nigerian S.N. për veprën penale ‘Mashtrim kompjuterik’ parashikuar nga nenet 143/b/2 të Kodit Penal.
Ky shtetas u denoncua nga shtetasi E.B. i cili prej 10 vitesh administron biznesin e tij të detergjentëve që i importon nga Italia në Sauk. Prej vitesh ai komunikonte me një adresë emaili me palën italiane, ku bënte porosinë dhe pasi merrte mallin u dërgonte transferten nëpërmjet bankës.
Një ditë, nga emaili i palës Italiane i vjen një kërkesë që pagesën të mos ta bënte më në llogarinë e kompanisë në Itali por në Gjermani me faturën përkatëse. Kallëzuesi duke parë që emaili ishte i njëjtë (më pas u konstatua se ndryshonte vetëm një gërmë) dhe aty ishte dhe fatura e saktë e kompanisë italiane e dërguar në komunikimet elektronike të mëparshme dhe duke ditur që janë kompani shumëkombëshe, kreu pagesën.
Pas disa kohësh ai kontaktohet nga kompania Italiane pasi nuk kishin marrë shumën prej 25000 eurosh nga ku kuptoi se pagesën e kishte bërë në një adresë tjetër.
Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u zbulua se përfituesi ishte shtetasi S.N., dhe se ai ka kryer aktivitetin kriminal të “Mashtrimi kompjuterik” parashikuar nga nenet 143/b/3 i K.Penal duke i përvetësuar viktimës shumën prej 25.000 euro.
Gjate hetimit dhe gjykimi u zbulua dhe mekanizmi i kryerjes së këtij mashtrimi kompjuterik, i cili ka arritur të mashtrojë disa biznese në Shqipëri. Prokuroria zbuloi se emailet dhe faqet e kompanive me nivel mbrojtjeje të ulët apo pasëorde të thjeshta, hakeroheshin nga hackera ndërkombëtarë të cilët gjurmojnë këto faqe dhe bisedat që kanë lidhje me pagesa faturash dhe transferta monetare me destinacion nga brenda për jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Më pas, ata hyjnë në komunikime me bizneset duke u paraqitur vetë si subjektet furnizuese të mallrave. Këtë e bëjnë duke hapur faqe të ngjashme dhe adresa emaili te ngjashme dhe për t’u bërë të besueshëm i referohen bisedave të mëparshme të bëra nga subjektet me furnizuesit e vërtetë në rrugë telematike (biseda këto te hakeruara). Pasi bëhen të besueshëm nxjerrin justifikime menaxhimi dhe kërkojnë që pagesat të kryhen në llogari të tjera, duke përvetësuar gjithë pagesat e bizneseve, të cilët mendojnë se po paguajnë partnerin e tyre.
Si një rast i përsëritur, Prokuroria pranë Gjykatës e Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë gjen rastin tu bëjë thirrje bizneseve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve, duke marrë masa për një mbrojtje të lartë të sistemeve të tyre kompjuterike, të faqeve të tyre të biznesit si dhe të emaileve apo pasëordeve si dhe të kontrollojnë me kujdes autenticitetin e çdo faqeje biznesi dhe të çdo adrese emaili e komunikim që bëhet apo ku kërkohet ndryshimi i destinacionit të pagesës së faturave të furnizimit.
Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se çmimet e pronave po vazhdojnë të rriten me ritme të larta. Sip...
Kjo është foto e Valbon Beqirajt, 51-vjeçari që u gjet i vrarë ditën e djeshme në Durrës. Nga njoftimi i policis&eu...
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës. Më da...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.2 lekë. Euro blihet me 96.4 lekë dhe ...
Shqipëria vijon të përballet me një trashëgimi të rëndë të kimikateve të rrezikshme dhe metaleve të r&e...
Kërkesa e sektorit privat për kredi u rrit përsëri në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqi...
Shqipëria renditet në fund të Europës për të ardhurat neto vjetore mediane të të diplomuarve universitarë. Nj&eum...
Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat p...
Në Shqipëri, rrugët kanë dalë jashtë kontrollit të bashkive dhe janë futur nën juridiksionin e… bidonë...
Inside Story ka udhëtuar në këto zona para aksioneve të konkretizuara me arrestime nga Policia, duke tentuar të investigojë dhe ...