Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetiti Ilir Proda ka shkrirë të gjithë zinxhirin komandues të komisariatit nr. 2 në Tiranë pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s më 3 prill, Altin Morina, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Sipas informacioneve, "zemërimi" i Prodës vjen pasi Morina është mik i ngushtë i tij.
Kështu, në shenjë hakmarrje, Proda ka shkarkuar shefin e komisariatit, shefin e krimeve, oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit si dhe agjentët civilë. Kjo çështje shkon më thellë pasi AMP jo vetëm nuk mban qëndrim në krah të efektivëve të policisë për një hetim sa më të plotë të ngjarjes së paprecedentë, por delegon Franc Ndojin për t’u bërë presion agjentëve të mbetur në komisariat që të lënë detyrën.
Drejtori i AMP së Tiranës Franc Ndoji dhe ish-efektivi i RENEA-s Altin Morina gjithashtu njihen për shoqërinë e tyre të ngushtë si dhe kanë qënë nën hetim më parë si grup i përfshirë në huadhënie me fajde si dhe grup që menaxhonte lojërat e fatit në Tiranë, Fushë-Krujë dhe Shkodër.
Kush është Altin Morina?
Ish-efektivi i RENEA-së, Altin Morina i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” është arrestuar. Bëhet e ditur se Altin Morina është arrestuar nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë teksa bashkë me të ishte edhe një person tjetër. Morina u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit Revanshi.
Ish-shefi i stërvitjes pranë repartit special RENEA në Tiranë, Altin Morina u arrestua më 14 mars të vitit 2023 me 113 mijë euro në makinë të padeklaruara. 43-vjeçari u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me një automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi. Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.
“Nuk ka prova, këto para i kam marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit. Nuk vijnë nga produkt kriminal, jam gati të bashkëpunoj me organin e akuzës për t’i dhënë prova që kanë të bëjnë me arsye personale dhe familjare. Nuk ka patur person tjetër në shoqërinë time në momentin e arrestimit. Po shkoja në shtëpi, te Komuna e Parisit, dhe isha drejtuar në “Ish-Bllok” ku banoj”, tregoi ish-efektivi.
Ndërsa në dosjen "Revanshi" sipas SPAK, Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.
Altin Morina si pjesë e strukturës policore
Altin Morina ishte prej vitesh pjesë e strukturës policore. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHÇBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drejtoi komisariatin e Policisë në Ballsh. Nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit. Ka dyshime se përveç lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde.
TIRANË- Ndërsa tregu global i punës transformohet me një shpejtësi të jashtëzakonshme, i shtyrë nga teknologjitë ...
TIRANË- Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pasi kanë dëgjuar avokatin e gazetarit Elton Qyno dhe prokurorin e SPAK, Bledar Maksutin jan...
TIRANË- Avokati i gazetarit Elton Qyno, Dorian Matlia tha se nga kontrollet e Prokurorisë së Posaçme në banesë u terrorizuan f...
TIRANË- Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua seanca gjyqësore për ankimimin e gazetarit Elton Qyno për sekuestrimin e pajisj...
ITALI- Një nga miqtë e autorit të vrasjes së Ilaria Sulës, Maher Abouzeid ka zbuluar detaje nga takimi me 23-vjeçarin fil...
LEZHË- Gjykata e Lezhës ditën e sotme ka rrëzuar kërkesën e portugezit Ruben Saraiva për tu liruar nga qelia. Sa...
ITALI- 6 vite pas vrasjes së turistit shqiptar, Alban Gropçaj në Caucaia është caktuar seanca ku dy të dyshuari...
GJERMANI- Një plagosje është regjistruar së fundmi në Gjermani. Një shqiptar i Kosovës ka plagosur rëndë me thik&...
suel cela ELBASAN- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me kontrollet e ushtruara ditën e sotme nga agjentët e BKH-së në nj&eum...
ITALI- Shoqja e ngushtë e Ilaria Sulës, Maria Sofia Lombardo në një intervistë ka rrëfyer takimin e zhvilluar me 23-vje&cce...