Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Në vitin 2024, 24,5% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të posacme, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve, duke shënuar rritje prej 9,7%, krahasuar me vitin 2023 raportoi sot INSTAT.
Përllogaritur brenda të njëjtit aktivitet ekonomik, peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e Akomodimit dhe Shërbimit Ushqimor me 45,3%, pasuar nga aktivitetet e Informacionit dhe Komunikimit me 38,0% dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë me 36,2%.
Media sociale (Facebook, Linkedln,Twiter, Youtube, Twiter, Pinterest etj.) është përdorur nga 83,1% e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 80,5% që rezultoi në vitin 2023.
Në vitin 2024, shërbimet cloud të cilat u referohen shërbimeve që përdoren në internet për të aksesuar programe kompjuterike, kapacitete ruajtëse, etj., janë përdorur nga 30,0% e ndërmarrjeve që kanë akses në internet. Krahasuar me vitin 2023, përdorimi i shërbimeve cloud në ndërmarrjet që kanë akses në internet, ka shënuar 7,0% rritje.
Në ndërmarrjet të cilat kanë blerë shërbimet cloud gjatë vitit 2024, 70,6% e tyre aplikojnë software-in për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët (CRM), i cili lehtëson komunikimin me klientin dhe ndihmon në gjurmimin e interesave të klientëve, etj.
Në vitin 2024, ndarja automatike e informacionit brenda ndërmarrjes, e cila përdoret për planifikimin dhe menaxhimin e burimeve të ndërmarrjes, duke ndarë informacionin midis fushave të ndryshme funksionale është përdorur nga 40,7% e ndërmarrjeve nga 38,8 % e ndërmarrjeve të cilat e kanë përdorur gjatë vitit 2023.
Ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune gjatë vitit 2024, përfaqësojnë 99,3% të ndërmarrjeve, nga 99,1% që rezultuan në vitin 2023.
Gjatë vitit 2024, përqindja e ndërmarrjeve të cilat kanë specialistë të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është 29,7%, nga 28,4% që rezultoi në vitin 2023. Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune përbëjnë 32,4% të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve, nga 29,9% që rezultuan në vitin 2023.
Përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin kompjuter me akses në internet vërehet në aktivitetin e informacionit dhe komunikimit me 74,8%, e ndjekur nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 65,7% dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse me 59,1%
Në vitin 2024, ndërmarrjet me 250+ të punësuar përdorin 100% kompjuter me akses në internet. Në këtë grup ndërmarrjesh, 34,3% e të punësuarve përdorin kompjuter me akses në internet. Në vitin 2024, 99,3% e ndërmarrjeve ka përdorur lidhje fikse në internet, e cila përfshin lidhjet e tipit ADSL, SDSL, VDSL, fibër optike (FTTP), teknologji kabllore, etj nga 99,1% që rezultuan në vitin 2023.
Përqindja e ndërmarrjeve që kanë patur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit më të lartë se 30 Mbit/s është 88,0%, nga 83,5% që ishte në vitin 2023, ndërsa përqindja e ndërmarrjeve me mbi 100 Mbit/s është 40,9%. Faqja e internetit (website) është përdorur nga 57,7% e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 54,9% që rezultoi në vitin 2023./ Monitor
ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për veprën penale të trafikimit të drogës...
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria nxori për konsultim draftin për strategjinë Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027, sipas të cil&...
ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mësohet se 51-vjeçari ishte me një të shkuar krimin...
Di Maria ITALI- Drejtësia italiane ka dënuar me 6 vite burgim një shqiptar i cili akuzohet për grabitjen e vilës së futb...
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije ditën e sotme përmes një njoftimi se ka dënuar me ng...
Foto ilustruese TIRANË- Ritmet e emigrimit, të paktën përmes kërkesave për azil në shtetet e Bashkimit Europian janë...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me në ngjarjen endodhur disa ditë më parë, ku dyshohej se kishim të...
TIRANË- Gruaja e cila ka marrë në krahë një fëmijë 2 vjeç dhe ka tentuar që të largohet nga një marke...
ester bylyku TIRANË- Moderatorja simpatike Ester Bylyku, e cila prej 9 vitesh ka moderuar emisionin "Glamour Zone" në Ora News, ka ndërmarr&...
hajrulla xhivini TIRANË- Duket se kriteret për tu bërë kandidat për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Poli...