AKTUALITET

Zjarret dhe përmbytjet, qeveria Rama s’ka shlyer dëmshpërblimet që nga viti 2019. 195 milionë lekë të papaguara

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2025, 17:55
Zjarret dhe përmbytjet, qeveria Rama s’ka shlyer

Ndërsa banorët e disa zonave në vend nga Veriu në Jug po përjetojnë pasojat e përmbytjeve, situata me dëmshpërblimet ka mbetur e ngrirë, këtu e gjashtë vite më parë.

“Problem janë likujdimet e prapambetura të akumuluara që nga viti 2019, me një vlerë 195 milionë lekë”, tha kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes. 

Fondet në ulje

Buxheti i vitit 2026 për mbrojtjen është rritur me 12% krahasuar me vitin aktual. Por rritja ka shkuar kryesisht në dy zëra: forcat e luftimit dhe mbështetja e luftimit. Fondet për Emergjencat Civile janë i vetmi zë me rënie. Nga 5,4 miliardë lekë këtë vit në 5,2 miliardë lekë për vitin 2026.

Megjithatë, kreu i Emergjencave Civile Haki Çako pasi bëri një rezyme të punës theksoi se kanë hartuar një hartë risku dhe bashkitë e vogla, (të kushtëzuara nga buxheti i ulët, si pasojë e të ardhurave të pakëta), do të kenë më shumë fonde për përballimin e situatave emergjente.

Ndarja mbi bazën e hartës së rrezikut u përkrah edhe nga deputetët e opozitës, ndonëse nuk kursyen kritikat për qeverisjen që, sipas tyre, i kanë lënë zjarrfikësit dhe forcat e armatosura pa mjete logjistike dhe të pavlerësuar.

“Vetëm në Shqipëri kur ndodhin zjarret fajet i ka zoti, ju kanë lënë ju që për faqe të zezë si askund tjetër, vetëm këtu sheh zjarrfikës që të dhimbsen duke i fikur zjarret me thupra si epoka e gurit.

Por këto i paska dhe epoka e Diellës i paska këto që me thupra fiket zjarri. Kur vijnë përmbytjet sheh deputetë të maxhorancës që veshin çizme peshkatarësh dhe futen mes ujit thjesht filmojnë”, tha deputeti i PD-së Flamur Noka.

Zjarret dhe përmbytjet

Në harkun kohor të katër muajve vendi përjetoi dy fatkeqësi natyrore. Në Gushtin e këtij viti, zjarret shkatërruan qindra mijëra hektarë me pyje, kollota, dru frutorë vreshta por edhe bagëti dhe banesa.

Dëmet më të mëdha u shënuan në Delvinë dhe Gramsh, ku pati edhe humbjen e një jete dhe dëme të shumta si ekonomike, ashtu edhe mjedisore. Tashmë vendi po përballet me përmbytjet ku pasojat më të mëdha janë shënuar në Kurbin, Lezhë, Dimal, disa njësi vendore në Bashkinë Fier, në Pogradec dhe Maliq.

Ditën e sotme si rezultat i uljes së intensitetit të reshjeve situata dukej më e përmirësuar, ndërsa prania e ujit në toka bujqësore të mbjella, sera dhe pemë frutore ka shkaktuar dëme të konsiderueshme të cilat ende nuk janë evidentuar nga grupet e njësive vendore në terren. / Faktoje/ 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?