Ahmetaj zbardh përgjimin: Po bëhet trafik armësh, vijnë nga Afrika paketohen në Shqipëri, marrin rrugët ...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...

Venezuela është goditur ditën e mërkurë nga dy tërmete të fortë me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të cilët kanë shkaktuar shembjen e shumë ndërtesave dhe panik tek banorët në kryeqytetin Karakas. Sipas raportimeve të mediave të huaja, ende nuk ka një tablo të qartë të numrit të viktimave. Një vlerësim fillestar u dha nga presidentja në detyrë e vendit, e cila deklaroi se të paktën 32 persona kanë humbur jetën në tërmete, ndërsa më shumë se 700 janë plagosur. Në mesazhin e saj drejtuar qytetarëve, Delcy Rodriguez theksoi megjithatë se ende nuk ka të dhëna për shtetin La Guaira, pranë kryeqytetit, i cili ishte ai që pësoi goditjen më të rëndë.
Autoritetet theksojnë se situata mbetet e paqëndrueshme dhe priten përditësime të mëtejshme, ndërsa shprehet frika se mijëra njerëz mund të vdesin. Zyrtarët shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në vend, duke njoftuar gjithashtu se aeroporti ndërkombëtar që i shërben kryeqytetit pësoi dëme serioze dhe funksionimi i tij është pezulluar deri në njoftim të mëtejshëm. Autoritetet pezulluan funksionimin e shkollave dhe hekurudhave.
Sipas të dhënave, tërmeti i parë, me magnitudë 7.2 u regjistrua në orën 18:04 në një thellësi prej 21.9 kilometrash, rreth 200 kilometra në perëndim të Karakasit. I dyti, me magnitudë 7.5 me një thellësi fokale të cekët prej 10 kilometrash, pasoi 39 sekonda më vonë, 45 kilometra nga atje. Më pas u regjistruan rreth 20 pasgoditje të forta .
Në Karakas, fotoreporterët e panë përpjekjet e kërkim-shpëtimit që po zhvilloheshin rreth ndërtesave të shembura. Shpëtuesit nxorën njerëz nga rrënojat me barela, të tjerë i transportuan ata në ambulanca. Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello konfirmoi se ndërtesat ishin shembur në kryeqytet dhe shtoi se kishte urdhëruar ndërprerjen e furnizimit me gaz.
"Disa struktura janë dëmtuar dhe ne duam të shmangim çdo aksident që lidhet me gazin", shpjegoi ai.
Situata nuk është ende e qartë në qytetet Puerto Cabello dhe San Felipe, më afër epiqendrës, ku jetojnë më shumë se 400,000 njerëz. Shumë banorë të panikuar dolën me vrap në rrugë. Ata qëndruan atje deri në mbrëmje, duke mos guxuar të ktheheshin nga frika se shtëpitë dhe ndërtesat e tjera do të shembeshin nëse do të ndodhnin më shumë lëkundje pasuese.
Aeroporti Ndërkombëtar Simón Bolívar në Maiquetia, La Huira, rreth 40 kilometra nga Karakasi, u mbyll për shkak të dëmeve serioze. Dridhjet u ndjenë veçanërisht në Kolumbinë fqinje, kryeqyteti i së cilës, Bogota, është 1,000 kilometra nga Karakasi në vijë ajrore. Sipas njësisë së vendit për menaxhimin e fatkeqësive dhe riskut, nuk ka rrezik për një cunami në bregdetin kolumbian të Karaibeve. Sistemi i Paralajmërimit për Cunam i SHBA-së paralajmëroi për një kërcënim të mundshëm për cunami në Porto Riko, Ishujt Virgjër të SHBA-së dhe Britanikë.
Një grua monstër është dënuar me burg për vrasjen e dy fëmijëve duke u dërguar nënës së tyre një...
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer do të vazhdojë të mbetet deputet edhe pasi të largohet nga detyra e kreut të qeverisë, ka ...
I nxehti ekstrem në Francë ka shkaktuar ngordhjen e qindra mijëra shpendëve, duke e bërë të vështirë për autor...
Ata ishin gjashtë vjeç dhe ndiqnin klasën e parë fillore kur – sipas akuzave – kishin pësuar keqtrajtime nga mësuesj...
Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngro...
Një tragjedi familjare ndodhi pasditen e hershme në Pieve di Camaiore, në provincën e Luccas në Itali, ku një burrë 63-vje&cc...
Një grua në Britani, e cila paraqitej si punonjëse seksi, u jepte fshehurazi burrave doza vdekjeprurëse qetësuesish, në mënyr...
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka deklaruar se beson se Jeffrey Epstein po përpiqej të mblidhte informacione personale për ta sha...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës, një mjek që ishte kthyer nga një mision humanitar në Republikën Demokrat...
Temperaturat ekstreme që po shënohen në shumë vende të Europës po ndikojnë jo vetëm në shëndetin e njerë...