Rusia ka kryer një sulm masiv me raketa dhe dronë ndaj disa qyteteve të Ukrainës, duke vrarë të paktën 20 persona, mes tyre katër fëmijë. Sulmi ndodhi gjatë natës, në ditën kur presidenti rus, Vladimir Putin feston 74-vjetorin e lindjes.
Qyteti më i goditur ishte Priluki, në rajonin e Çernihivit, ku një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi pesëkatëshe. Si pasojë, 14 persona u vranë, përfshirë katër fëmijë, ndërsa 50 të tjerë u plagosën. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 15 persona nga rrënojat dhe operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, shkruan skynews.
Sulme u raportuan edhe në kryeqytetin Kiev. Dy persona u vranë pasi një sulm ajror shkaktoi zjarr në një kompleks garazhesh në lagjen Darnytskyi. Shpërthime dhe dëme u raportuan edhe në lagjet Podil, Obolon dhe Shevchenkivskyi.
Në Kremenchuk, sulmet dëmtuan ndërtesa banimi dhe një objekt industrial. Atje u vranë dy persona dhe shtatë të tjerë u plagosën. Sulme dhe dëme u raportuan gjithashtu në Dnipro, Zaporizhzhia dhe Oleksandria.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e dënoi sulmin, duke thënë se Rusia kishte përdorur dhjetëra raketa dhe dronë dhe se mbrojtja ajrore ukrainase kishte arritur të rrëzonte një pjesë të konsiderueshme të tyre.
Zelensky theksoi se raketat balistike mbeten një prej sfidave kryesore për mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe përsëriti kërkesën për sisteme amerikane Patriot.
Sulmi përkoi me ditëlindjen e Putinit. Zelensky tha se ushtria ruse i kishte dhënë presidentit rus një “dhuratë” duke shkatërruar një ndërtesë banimi në Priluki.
Ndërkohë, autoritetet ruse kanë deklaruar se sulmet kishin në shënjestër objekte të industrisë ushtarake në disa rajone të Ukrainës.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
7 Tetor15:59
Ndahet nga jeta gazetarja dhe ish-eurodeputetja Barbara Spinelli
Gazetarja e njohur italiane dhe ish-deputetja e Parlamentit Europian, Barbara Spinelli, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçar...
BOTA
7 Tetor15:27
Publikohet videoja e fundit e Yahya Sinwar, pamjet dyshohet se janë xhiruar pak ditë para vdekjes
Brigadat al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, kanë publikuar një video të papublikuar më parë të ish-liderit të organizat&...
BOTA
7 Tetor15:12
Ish-oficeri vidhte paratë e CIA-s/ Shpallet fajtor për përvetësimin e 200 milionë dollarëve
Ish-oficeri i CIA-s, David Rush, është shpallur fajtor për përvetësimin e afro 200 milionë dollarëve nga fondet publike ameri...
BOTA
7 Tetor15:03
Vdekja e Giorgos Mazonakis, dëshmojnë tre persona të tjerë. Hetuesi kërkon përgjigje për plazmaferezën
Tre dëshmitarë të tjerë janë paraqitur sot para hetuesit të rregullt të 32-të, i cili po heton rrethanat e vdekjes s&eum...
BOTA
7 Tetor13:08
Sulm me thikë në një shkollë në Poloni, disa nxënës të plagosur. Arrestohet autori i dyshuar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poloni. Mediat e huaja raportojnë se një 19-vjeçar ka goditur me thikë disa nxë...
BOTA
7 Tetor12:14
Kongresi amerikan kërkon hetim për lidhjet e Kushner me industrinë izraelite të armëve
Një prej ligjvënësve më të lartë të Partisë Demokratike në SHBA ka kërkuar informacion të detajuar mbi ...
BOTA
7 Tetor11:18
Von der Leyen në 3-vjetorin e 7 Tetorit: Terrori i papërshkrueshëm nuk duhet të përsëritet më
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka pëkujtuar trevjetorin e sulmeve terroriste të 7 tetorit në Izrael, duke shprehur soli...
BOTA
7 Tetor11:08
Sinjal për zgjerim në Azi! Kina sjell avionë ushtarakë dhe mjete luftarake në bazën e re në Laos
Avionë të lehtë sulmi dhe automjete ushtarake janë parë në një qendër të re të përbashkët stërv...
BOTA
7 Tetor11:01
Rubio: Irani ka humbur ‘kontrollin e plotë’ mbi Ngushticën e Hormuzit
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka deklaruar se Irani nuk ka shfrytëzuar “mundësitë e shumta” për të arrit...