Një nga pistat e hetimeve për atentatin ndaj Sigfrido Ranucci-t, drejtuesi i emisionit investigativ Report që transmetohet çdo të diel në Rai3, të çon në qytetin e Pratos. Më 16 tetor, dikush vendosi një bombë poshtë makinës së gazetarit në Campo Ascolano, një lagje e Pomezias, dhe mjeti shpërtheu pak minuta pasi pranë tij kaloi vajza e Ranuccit.
Por ç’lidhje ka Prato me këtë ngjarje? Një nga pistat që po ndiqen nga hetuesit lidhet me një email anonime të dërguar një ditë pas atentatit në Prokurorinë Antimafia të Romës nga një person që prezantohej si ish-prokuror shqiptar. Ai pretendon se njeh emrat e urdhëruesit dhe të dy autorëve të vendosjes së bombës.
Në letrën anonime përmendet emri i Artur Shehut, një biznesmen i pasur shqiptar që jeton në Miami, i dyshuar si drejtues i një klani të fuqishëm të përfshirë në trafikun e drogës, të njohur si klani Osmani. Sipas sinjalizimit anonim, dy personat që vendosën bombën poshtë makinës së Ranuccit janë pjesë e rrethit të tij, një klan që ka rrënjë në Toskanë, veçanërisht në Prato.
Për këtë pistë hetimore ka shkruar ditët e fundit gazetari Giovanni Tizian në gazetën Domani, duke shpjeguar se në letrën anonime përmenden edhe emrat e dy autorëve të dyshuar të atentatit. Më herët, Repubblica kishte zbuluar se nga Shqipëria kishin mbërritur informacione në Prokurorinë Antimafia të Romës.
Megjithatë, kjo mbetet vetëm një hipotezë që duhet verifikuar. Mund të jetë një pistë e besueshme, por edhe vepër e një personi që kërkon vëmendje apo një përpjekje për të devijuar hetimet. Ajo që duket e sigurt është se autori i letrës ka njohuri të thella për botën kriminale shqiptare.
Dy personat e përmendur në letër ekzistojnë realisht, por emrat e tyre nuk janë përmendur kurrë më parë në media apo faqe italiane. Personi që ka dërguar emailin thotë se është një ish-prokuror shqiptar që në të kaluarën ka marrë kërcënime me mjete shpërthyese të ngjashme me atë të përdorur në Pomezia, por për këtë nuk ka asnjë konfirmim.
Emri i Artur Shehut është përmendur në Prato në një operacion të zhvilluar nga Drejtoria Antimafia dhe Karabinierët në shkurt të vitit 2022, kur u kontrollua një hotel në Viale Montegrappa, pasi dyshohej se menaxheri i tij shërbente si ndërmjetës i Shehut për pastrimin në Itali të fitimeve nga trafiku i drogës.
Në atë hetim u arrestuan 45 persona, me pjesëmarrjen e policive të shtatë vendeve europiane. Klani i lidhur me Shehun njihet edhe si ‘Karteli i Sinaloas, dega e Vlorës’, që nuk ka lidhje me kartelin meksikan me të njëjtin emër.
Por ç’lidhje kanë Report dhe Sigfrido Ranucci me krimin shqiptar? Emisioni investigativ i RaiTre është marrë më parë me interesat e ‘Kartelit të Sinaloas’ në ngritjen e Qendrave të qëndrimit për riatdhesim (CPR) që janë hapur në Shqipëri pas marrëveshjes mes Italisë dhe Tiranës, shkruan iltirreno.
A mjafton kjo për t’i vënë bombë makinës së një gazetari në Itali? Këtë po përpiqen të zbulojnë hetuesit e Antimafias së Romës. Ndërkohë, personi që ka dërguar sinjalizimin anonim është i bindur: ‘Atentati ndaj Ranuccit është edhe një mesazh për të gjithë gazetarët investigativë italianë që kanë hetuar mbi Artur Shehun.’
Artikuj te sugjeruar
BOTA
29 Tetor18:49
Adoleshentja britanike shtatzënë rrezikon 15 vite burg në Gjeorgji. Familja shpenzon 138,000 paund
Familja e një adoleshenteje shtatzënë britanike, e arrestuar në Gjeorgji në fillim të këtij viti me akuza për kontraba...
BOTA
29 Tetor18:24
U lirua gabimisht nga burgu, emigranti i akuzuar për sulm seksual i jepet 500 paund. Ja çfarë ndodhi me të
Qeveria britanike i dha një emigranti 500 paund për t'u deportuar në Etiopi pas lirimit të tij të gabuar nga burgu. Hadush Kebatu ishte...
BOTA
29 Tetor18:16
Skandali/ 23-vjeçarja që punonte si roje burgu akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të burgosur në dhomën e lutjeve
Një skandal i madh ka shpërthyer në Britani pas zbulimit të një rasti që përfshin një roje burgu 23-vjeçare, e ...
BOTA
29 Tetor18:04
Alarm për bombë në shkollën e Shkupit dhe Kumanovës/ Ministria e Brendshme: Tensione false!
Në adresat e e-maileve te 47 institucione arsimore në Shkup dhe Kumanove kanë mbërritur kërcënime për bomba që sipas p...
BOTA
29 Tetor17:39
VIDEO që Izraeli nuk do të dëshironte të dilte kurrë
Në një njoftim dramatik të mërkurën, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se kishte nisur një hetim penal për rrjed...
BOTA
29 Tetor16:49
VIDEO/ Momenti kur 18-vjeçarja nxirret e gjallë nga shtëpia e shembur në Turqi
Zëvendësministri i Brendshëm i Turqisë, Mehmet Aktas, tha se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për prindër...
BOTA
29 Tetor16:21
U vra bashkë me punëtorin shqiptar, mbesa e pronarit grek të kampingut: Dyshoj se ka dhe familjarë të përfshirë, hetoni
Hetuesja ka në duar të gjithë materialin nga vrasja e dyfishtë në Finikounda më 5 tetor, e pronarit grek të kampingut dhe p...
BOTA
29 Tetor16:12
SHBA heq Millorad Dodik nga lista e zezë
Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren e Presid...
BOTA
29 Tetor15:14
Zhduket në Itali 35-vjeçarja shqiptare, nënë e dy vajzave! Alarmohen autoritetet
Të mërkurën e javës që kaloi, të 22 tetorit, 35-vjeçarja shqiptare Floresha Prengu u largua herët në mëngj...
BOTA
29 Tetor15:04
Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha
Filantropi amerikan dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar se prioritetet globale duhet të ndryshojnë urgjentisht,...