Farooq Abdullah, ish-kryeministër i rajonit indian Jammu dhe Kashmir (rajon në veri të nënkontinentit indian, në zonën e Himalajeve), i shpëtoi për mrekulli një atentati gjatë një ceremonie martesore, pasi një person u përpoq ta qëllonte nga një distancë shumë e afërt.
Sulmi ndodhi në prani të shumë të ftuarve, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e forcave të sigurisë bëri të mundur neutralizimin e autorit dhe shmangien e një tragjedie. Pa shfaqur asnjë shenjë pendese, burri që tentoi të vriste ish-kryeministrin Abdullah (i cili është njëkohësisht kryetar i Partisë Jammu dhe Kashmir), i tha policisë të mërkurën se kishte pritur 20 vite për këtë moment. Ai pranoi se sulmi vinte nga një “agjendë personale”.
Incidenti ndodhi gjatë një dasme në Jammu, ku pamjet treguan sulmuesin 63-vjeçar, Kamal Singh Jamwal, duke iu afruar Abdullahut (i cili mbrohej nga truprojat) përpara se të qëllonte me armën e tij personale të licencuar. Plumbi nuk e goditi objektivin dhe Jamwal u neutralizua menjëherë nga komandot e Gardës Kombëtare të Sigurisë (NSG), të cilët i shpëtuan mrekullisht jetën ish-kryeministrit.
Kur një polic e pyeti pse donte ta vriste Abdullahun, i akuzuari tha: “Sot pata mundësinë ta vrisja, por nuk u vra, ai mbijetoi.” Kur u pyet përsëri për motivin, ai u përgjigj: “Kisha misionin tim.”
Jamwal u rrah nga njerëzit e pranishëm në ceremoninë martesore dhe më pas u arrestua. Rakesh Singh, një dëshmitar okular, i tha PTI-së se Jamwal pretendonte të ishte kryetar i një organizate të panjohur më parë të quajtur “Jagran Manch”. I akuzuari tha se jetonte nga qiratë e tre dyqaneve që zotëronte.
Ndërkohë, lidhur me ngjarjen ka folur edhe i biri i shënjestrës së atentatit, kryeministri aktual i rajonit Omar Abdullah i cili shkroi në X: “Allahu është i mëshirshëm. Babai im shpëtoi për pak. Detajet janë ende të paqarta, por dihet se një burrë me një pistoletë të mbushur arriti të afrohej shumë pranë dhe të qëllonte.”
Artikuj te sugjeruar
BOTA
13 Mars22:31
Çfarë është 'Boshti i Rezistencës' i mbështetur nga Irani, ku i shtrin “tentakulat” dhe çfarë roli po kryen tani
Grupet e armatosura shiite në Liban dhe Irak po rrisin rolin e tyre në luftën me SHBA-në dhe Izraelin, duke treguar se "Boshti i Rezistenc&e...
BOTA
13 Mars22:16
VIDEO/ Momenti tronditës kur dy persona të maskuar thyejnë derën, spërkasin me benzinë dhe i vënë flakën palestrës
Ky është momenti kur një çift burrash e shndërrojnë një palestër në një zjarr të tërbuar pasi derd...
BOTA
13 Mars21:08
Integrimi i Serbisë në BE/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin, raporti: Të ndiqet penalisht Milan Radoiçiç
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parl...
BOTA
13 Mars20:56
Dikur i mbushur me të pasur dhe influencer, Dubai kthehet në një qytet fantazmë. Dëshmitë: Nuk do të kthehemi më kurrë!
Dubai është tani një qytet fantazmë, pasi e sulmet nga Irani i bëjnë ditët e luksit dhe begatisë për ndikues...
BOTA
13 Mars20:41
Beogradi bleu raketa nga Kina, reagon BE: Serbia duhet t’i shmanget varësive strategjike jashtë rrugës evropiane
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të premten se Serbisë i kërkohet të bëjë zgjedhje të qarta strategjike në rrug...
BOTA
13 Mars20:35
Italia dhe Franca në negociata "sekrete" me Teheranin për Ngushticën e Hormuzit
Disa vende evropiane, të udhëhequra nga Franca dhe Italia, kanë nisur bisedime me Iranin për të siguruar kalim të sigurt të a...
BOTA
13 Mars20:08
SHBA vendos shpërblim 10 mln dollarë për “kokën” e Mojtaba Khamenein
Programi “Shpërblime për Drejtësi” i Departamentit të Shtetit të SHBA-së po kërkon informacione mbi “udh&eu...
BOTA
13 Mars20:04
Kryeministri kroat për armët e reja të Serbisë: S’janë parë të tilla në Evropë
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, tha se armët e reja të ushtrisë së Serbisë “nuk janë parë ende në ...
BOTA
13 Mars19:57
Valë raketash shihen në qiellin e Tel Avivit, ndërsa Irani nis sulmet ndaj Izraelit
Raketat ndriçuan qiellin e natës së Tel Avivit të premten (13 mars), ndërsa sirenat u dëgjuan në qytet mes luftës s&eu...
BOTA
13 Mars19:41
Rrëzohet avioni ushtarak amerikan në Irak, vdesin të gjithë anëtarët e ekuipazhit
Të gjithë gjashtë anëtarët e ekuipazhit kanë vdekur pasi një avion amerikan për furnizim me karburant në ajër ...