Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
GJERMANI - Kancelari i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, paraqiti të enjten në mesditë, më 13 mars 2025, në Bundestag, një plan për financimin e shpenzimeve të mëdha për mbrojtjen dhe infrastrukturën. Merz synon të investojë 500 miliardë euro në infrastrukturë gjatë dhjetë viteve të ardhshme dhe kërkon që financimi të bëhet përmes një fondi të posaçëm me kredi, financimi i të cilit do të kërkojë ndryshimin e rregullores së frenës së borxhit, e ankoruar në Kushtetutën e Gjermanisë, qysh në vitin 2009.
Vota e të Gjelbërve është e domosdoshme
Duke qenë se këto ndryshime përfshijnë një reformë kushtetuese, planet për huamarrje kërkojnë një shumicë prej dy të tretash në parlament. Për këtë arsye, Merz po përpiqet t’i kalojë këto plane përmes parlamentit të vjetër, ku shpreson të arrijë këtë shumicë me votat e socialdemokratëve dhe të Gjelbërve.
Për të siguruar mbështetjen e tyre, ai bëri lëshime: Fondi special do të përfshinte rreth 50 miliardë euro për masa në mbrojtjen e klimës. Përveç kësaj, ai ra dakord që të ketë fonde shtesë për shërbimet sekrete dhe mbrojtjen civile. I vetëkënaqur, kancelari i mundshëm i ardhshëm i Gjermanisë deklaroi: "Çfarë mund të dëshironi më shumë në një kohë kaq të shkurtër?"
Të Gjelbërit ende kundër
Por Merz duket se i ka bërë llogaritë pa të zotin e shtëpisë. Gjatë leximit të parë të projektligjit në Bundestag, të Gjelbërit thanë se nuk janë të kënaqur dhe se në këtë formë nuk do ta pranojnë.
Kryetarja e grupit parlamentar të të Gjelbërve, Katharina Dröge, iu përgjigj qartë: "Nuk kemi besim tek ju." Ajo e akuzoi Merz për një ndryshim të papritur të qëndrimit ndaj rregullave të borxhit, duke e cilësuar atë si një lëvizje të pastër taktike për qëllime partiake. Ajo kujtoi se një kërkesë të tillë për ndryshimin e frenës së borxhit e kishin bërë më parë edhe të Gjelbërit me socialdemokratët vitin e kaluar, por Merz, si opozitar, e kishte refuzuar.
Megjithatë, të Gjelbërit sinjalizuan se do të kërkojnë ndryshime të tjera në projektligj. Gjithashtu, ata duan që paratë që do të merren borxh të mos shoqërohen me uljen e tatimeve mbi të ardhurat. "Ne nuk duam të financojmë konsumin, por investimet", deklaroi Britta Haßelmann, bashkëkryetare e grupit parlamentar të të Gjelbërve.
Seanca e jashtëzakonshme në Bundestag
Seanca është e jashtëzakonshme, sepse zhvillohet me përbërjen e Bundestagut të vjetër, i cili zyrtarisht është shpërbërë që në fund të dhjetorit 2024 dhe tani funksionon vetëm për raste speciale. Mbledhja e një Bundestagu në ikje, ndërkohë që është zgjedhur një i ri, për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm, ndodh për herë të dytë në historinë e Gjermanisë. Hera e parë ishte më 16 shtator 1998, kur Bundestagu vendosi për herë të parë pjesëmarrjen e Bundeswehr-it në një mision lufte, atë në ish-Jugosllavi. Atëherë, Bundestagu u mblodh me kërkesë të veçantë nga Uashingtoni.
Tani mendohet se arsyet janë më shumë të karakterit taktik, sepse në Bundestagun e ri nuk do të mjaftonin vetëm votat e të Gjelbërve, por do të duheshin edhe ato të së Majtës. Kjo parti, e cila në zgjedhjet e fundit fitoi çuditërisht afro 10 përqind të votave, është pro heqjes së frenës së borxhit, por jo për ta përdorur atë për shpenzime ushtarake.
Të Majtët, ashtu si edhe partia e ekstremit të djathtë AfD, po protestojnë kundër ndryshimit të këtij rregulli para Gjykatës Kushtetuese.
Për Merz-in, ky duket se është një test i madh. Nëse ai nuk arrin të bindë të Gjelbërit, kjo mund të rrezikojë jo vetëm ëndrrat e tij për kancelari, por edhe të tronditë ekuilibrin politik në Gjermani./DW
SHBA- Në negociatat e deritanishme, ekipi i Donald Trump ka marrë atë që mund të quhet me dashamirësi një qasje e qënd...
INDONEZI- Më shumë se 50 të burgosur në një burg indonezian organizuan një arratisje ndërsa oficerët u përpoq&eum...
BRUKSEL- Policia belge që nga mëngjesi po kryen bastisje në disa lokacione në Bruksel dhe pjesë të tjera të këtij shte...
RUSIA- Rusia tha të enjten se trupat e saj kanë dëbuar ushtrinë ukrainase nga qyteti më i madh i Kurskut, rajon i Rusisë në...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Bashkimin Evropian se do të vendosë 200 për qind tarif&eu...
SHBA- SHBA ka vendosur një tarifë prej 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit nga e gjithë bota. Si përgjigje,...
KOSOVË- Gjatë vitit 2024, në Kosovë ishin 2,864 biznese me qarkullim mbi 1 milion euro. Në vendin e parë është Prishti...
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën te babai i tij në Klinikën Interne në QKUK. Dho...
KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë paradites së sotme në Vushtrri të Kosovës. Më...
KOSOVË- Spiunazhi është një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm se nxjerrin...