BOTA

Kosova me afro 3 mijë biznese me qarkullim mbi 1 milion euro

n.f Përditësimi i fundit 13 Mars 2025, 15:01

Kosova me afro 3 mijë biznese me qarkullim mbi 1 milion euro

KOSOVË- Gjatë vitit 2024, në Kosovë ishin 2,864 biznese me qarkullim mbi 1 milion euro. Në vendin e parë është Prishtina, me 1,037 biznese milionëshe. Pason komuna e Prizrenit me 225 biznese milionëshe. E treta vjen Ferizaj, si komuna me 218 biznese milionëshe.  Me 1,037 biznese që raportojnë qarkullim mbi 1 milion euro, Prishtina mbetet qendra kryesore ekonomike e Kosovës, duke lënë pas komunat e tjera me një diferencë masive.

Sipas të dhënave të publikuara nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe të përpunuara nga Instituti GAP, gjithsej 2,864 biznese në Kosovë kanë tejkaluar këtë prag financiar në vitin 2024. Pas Prishtinës, Prizreni renditet i dyti me 225 biznese milionëshe, ndjekur nga Ferizaj me 218 të tilla.

Ndër komunat e tjera që kanë një numër të konsiderueshëm të bizneseve me të ardhura mbi një milion euro janë: Graçanica me 153 biznese, Gjilani me 130 biznese, Fushë Kosova me 127 biznese, Peja me 116 biznese, Gjakova dhe Mitrovica e Jugut me nga 80 biznese secila dhe Lipjani me 79 biznese.

Tregtia me shumicë dhe pakicë është sektori dominues në shumicën e komunave, ndjekur nga ndërtimtaria dhe shërbimet profesionale. Gjithashtu, një pjesë e konsiderueshme e bizneseve operojnë në fushën e informimit dhe komunikimit, si dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse.

Prishtina përbën mbi 36% të totalit të bizneseve milionëshe në Kosovë. Investimet e huaja direkte në Kosovë kanë arritur një nivel rekord prej 856.3 milionë eurosh në vitin 2024. 75.5 për qind e investimeve janë derdhur në sektorin e pasurive të paluajtshme.

647.8 milionë euro (75.7% e IHD-ve) shkuan për blerjen dhe zhvillimin e pronave. Nga ana tjetër, sektori i prodhimit ka marrë vetëm 21.1 milionë euro, ose 2.5% të totalit të IHD-ve.

Agjencia e njohur e lajmeve, “Reuters”, ka publikuar së fundi artikull në lidhje me rrezikun që u kanoset disa bizneseve të Kosovës nga ngrirja e fondeve të agjencisë amerikane për ndihma të jashtme, USAID, me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas mediumit, ShBA-ja ka qenë njëra nga përkrahëset më të mëdha të Kosovës që nga ndarja e shtetit të vogël ballkanik nga Serbia, duke i dhuruar ndihma me vlerë të 1,1 miliard dollarëve nga viti 2001, sipas shifrave të qeverisë amerikane.

Organizata me seli në Prishtinë, GAP, tha se USAID-i tani për tani është duke menaxhuar 17 projekte me vlerë të më shumë se 156 milionë dollarëve, por është e paqartë se sa prej kësaj shume në të vërtetë është disbursuar.

Kosova është njëra nga shtetet më të varfra në Evropë dhe mbetet në nevojë të skajshme për ndihma./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan