
GJERMANI- 150 persona humbën jetën më 24 mars 2015 kur një aeroplan i Germanwings u rrëzua në alpet franceze. Deri më sot kjo mbetet fatkeqësia më e madhe në historinë e aviacionit gjerman. Deri më sot, rrëzimi i Germanwings është fatkeqësia më e madhe në historinë e aviacionit gjerman. Deri më sot familjarët dhe drejtësia pyesin si mundi të ndodhte kjo tragjedi, 150 persona humbën jetën më 24 mars 2015 kur një aeroplan i Germanwings u rrëzua gjatë rrugës nga Barcelona në Düsseldorf.
Pas rrëzimit në 2015, hetuesit francezë dhe gjermanë të specializuar për aksidentet e avionëve e hetuan sfondin e tragjedisë për një vit. Edhe prokurorët publikë francezë dhe gjermanë gjithashtu e hetuan rastin për disa vite. Të gjithë dolën në të njëjtin përfundim: 27-vjeçari co-pilot, Andreas Lubitz shkaktoi qëllimisht rrëzimin e avionit, duke vrarë veten dhe 149 persona të tjerë.
Konkluzioni i hetimeve ishte, se piloti 27-vjeçar kishte kërkuar metoda suicidale në internet ditët para rrëzimit dhe kishte hulumtuar se si funksionon mekanizmi i mbylljes së dyerve të kabinës. Nga hetimet del se Lubitz e mbylli qëllimisht derën e kabinës që kapiteni të mos hynte më dhe nuk reagoi pas thirrjeve e trokitjeve të tij.
Dy nga mjekët e tij i kishin dhënë raport ditën e fatkeqësisë. Por Andreas Lubitz nuk e dorëzoi raportin tek punëdhënësi, Lufthansa. Vite më parë, Lubitz-it iu desh të ndërpriste stërvitjen e pilotit për shkak të një episodi të rëndë depresiv. Pas marrjes në pyetje të mjekëve të Lubitz-it, prokurori Christoph Kumpa arriti në konkluzionin, se Lubitz vuante përsëri nga probleme psikologjike në muajt para rrëzimit. Ai shkoi në më shumë se 40 mjekë, pas një frike irracionale për verbim.
Padi kundër qeverisë gjermane
Si nuk u pengua dot që të ulej në kabinën e një shoqërie gjermane të fluturimit një pilot me sëmundje psikike? Klaus Radner që çdo ditë mendon për të dashurit që humbi, vajzën Maria, nipin Felis dhe partnerin e saj, Sascha, thotë se "më shkulën zmerën nga vendi." Ai është i zemëruar që askush nuk ka marrë përgjegjësi deri më sot. Ai e pyet veten, pse mjekët e aviacionit që e kontrollonin çdo vit Lubitz nuk e përcaktuan dot, se në çfarë gjendje ishte bashkëpiloti?
Ai dhe rreth 30 të afërm të tjerë duan që pyetjet e tyre të sqarohen përfundimisht. Në korrik 2023, ata ngritën një padi kundër Zyrës Federale të Aviacionit, e cila është përgjegjëse për mjekët e aviacionit - dhe kështu kundër Republikës Federale të Gjermanisë. Megjithatë, nuk është ende e qartë se kur do të ketë një datë dëgjimore në Gjykatën Rajonale të Braunschweig./ DW
rrëzimi i aeroplanit të germanwings në alpet franceze
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
24 Mars11:29
Netanyahu akuzon shefin e Shërbimit të Sigurisë së Brendshme se ka kryer hetime pa leje për ministrin, Itamar Ben-Gvir
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu akuzoi sot kreun e Shin Bet se ka kryer hetime pa leje për ministrin e Sigurisë Komb&eum...
n.f
BOTA
24 Mars11:28
Trump i pakënaqur me portretin e tij në Kolorado Kapitol: Më e keqja që kam parë ndonjëherë!
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me portretin e tij zyrtar në Kapitolin e Shtetit t&...
n.f
BOTA
24 Mars11:27
Imamoglu dërgon një mesazh nga burgu: Populli do t’i japë kësaj qeverie një shuplakë të paharrueshme në fytyrë!
TURQI- Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu ka ndarë një mesazh nga burgu përmes avokatëve të tij duke thënë se ë...
n.f
BOTA
24 Mars11:26
SHBA-ja dhe Ukraina zhvillojnë bisedime “frytdhënëse” në Arabinë Saudite
RIAD- Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas i përmbyllën bisedimet e tyre në Arabinë Saudite të dielën, një ditë p...
n.f
BOTA
24 Mars11:26
Lufta Rusi-Ukrainë/ SHBA ndërmjetëson armëpushimin mes dy vendeve, vijojnë bisedimet në Riad
RIAD- Delegacionet ruse dhe amerikane do të fillojnë bisedimet e tyre ditën e sotme në Riad të Arabisë Saudite pë...
M.B.
BOTA
24 Mars10:16
Po mbulonin protestat kundër arrestimit të Imamoglut, Turqia ndalon 9 gazetarë
TURQIA- Autoritetet turke i kanë ndaluar nëntë gazetarë - të cilët po i mbulonin protestat e natës në disa qytetet kun...
M.B.
BOTA
24 Mars09:13
"Po bëhet më i fshehtë dhe çon në stres psikologjik!" DW: Racizmi në Gjermani përditshmëri, jo përjashtim
GJERMANIA- Fatma punon si edukatore në Berlin. Që në mëngjes kur shkon në punë me makinë fillon diskriminimi, thot&eum...
n.f
BOTA
24 Mars08:15
Topi zanor, teknologjia e përdorur në protestat në Serbi si dikur gjatë revolucionit rumun në 1989
SERBI- Topi zanor, apo arma zanore, siç e quajnë, e dyshuar se është përdorur gjatë protestave në Beograd m&eum...