Lina
FRANCË- Trupi i një adoleshenteje franceze, e cila u zhduk 13 muaj më parë, është gjetur pas një kërkimi të gjatë policor, 500 kilometra larg vendit ku u pa e gjallë për herë të fundit në një zonë pyjore të Francës. Policia ka qenë në kërkim të 15-vjeçares e cilësuar vetëm si ‘Lina’ në mediat franceze – që nga zhdukja e saj misterioze më 23 shtator të vitit të kaluar. Ata kishin mbledhur mijëra raporte dhe kishin kryer qindra intervista, ndërsa kishin hetuar edhe mijëra automjete që mund të kishin lidhje me zhdukjen e saj.
Ishin të dhënat GPS të nxjerra nga makina e të dyshuarit kryesor për vrasjen e saj që çuan në zbulimin e saj të mërkurën, më 16 tetor të këtij viti, në një zonë pyjore në rajonin qendror francez të Nièvres, rreth 500 km nga vendi ku u zhduk e mitura në Alsace në lindje të vendit.
Testimi i ADN-së lejoi që trupi të identifikohej, tha Alexandre Sevrier, kryeprokurori i Strasburgut. Sinjali i gjurmimit të smartfonit të vajzës adoleshente humbi në orën 11:22 më 23 shtator të vitit të kaluar, teksa ecte nëpër një rrugë të vogël për në stacionin e Saint-Blaise-La-Roche, një fshat me vetëm 250 banorë, për të kapur trenin për në Strasburg, ku do të takonte të dashurin e saj.
Një javë më vonë, policia nisi një hetim për një rrëmbim të dyshuar. Pas disa muajsh kërkimesh të pafrytshme, policia gjeti një makinë, një Ford Puma, e cila mësohej se ndodhej në zonë kur Lina u zhduk. Automjeti u përdor nga i dyshuari kryesor në këtë rast, 43-vjeçari Samuel Gonin , i cili vrau veten në korrik para se të merrej në pyetje. Sipas rrjetit radiofonik francez RTL, Gonin ka lënë një letër lamtumire, ku pjesërisht shkruhet: “Kam humbur nderin, dinjitetin, humanizmin tim, duhet të iki. Nuk di si ta kontrolloj veten”.
Nga sa dihet për 43-vjeçarin, ai kishte qenë disa herë në një institucion psikiatrik dhe ishte dënuar me 15 muaj me kusht në janar 2024 për drejtim mjeti nën ndikimin e drogës dhe vjedhje. Analiza e të dhënave të vendndodhjes së makinës së tij i lejoi policisë të gjurmonte disa ndalesa që ai kishte bërë, duke përfshirë një të bërë një ditë pas zhdukjes së Linës, e cila përfundimisht çoi në zbulimin e trupit.
RTL, duke cituar prokurorin, raportoi se trupi i saj u gjet i zhytur në një përrua nën një argjinaturë. Ekzaminimet pas vdekjes, përfshirë autopsinë, do të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të vdekjes. Ish-drejtori i laboratorit të departamentit të mjekësisë ligjore të policisë kombëtare franceze tha për RTL se "edhe nëse trupi mund të jetë shumë i degraduar, ai do të japë disa përgjigje".
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
17 Tetor17:06
Një kopje e rrallë e Kushtetutës së SHBA-së del në ankand, oferta minimale prej 1 milion dollarësh tashmë është bërë
Foto ilustruese
SHBA- Një kopje e rrallë e Kushtetutës së SHBA-së, e shtypur 237 vjet më parë, e dërguar në sh...
n.f
BOTA
17 Tetor17:05
Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, javën e ardhshme
KOSOVË- Javën e ardhshme, që sipas të gjitha gjasave të enjten më 24 tetor, në Bruksel pritet të zhvillohet rundi i ri...
n.f
BOTA
17 Tetor17:04
Analiza e VOA: A përbëjnë tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit një kërcënim bërthamor?
Foto ilustruese
IZRAEL- Kërcënimi i Izraelit për t'u hakmarrë ndaj sulmit me raketa të Iranit më 1 tetor po ngre shqetës...
E.D
BOTA
17 Tetor17:03
VIDEO/ Po pastronte dritaret, rrëshqet dhe mbetet e varur për pesë minuta në katin e 16, brazilianja shpëtohet në momentet e fundit
BRAZIL- Ky është momenti dramatik kur një grua u varur jashtë dritares së një apartamenti në katin e 16-të, pasi rr&eu...
r.ll
BOTA
17 Tetor16:55
Eliminohet organizatori i sulmit të 7 tetorit? Ushtria izraelite: Po hetohet mundësia që lideri i Hamasit, Yahya Sinwar të ketë vdekur nga bombardimet
yahya sinwar
RAFAH- Organizatori i sulmit të 7 tetorit, Yahya Shinwar, lideri i Hamasit, dyshohet se është vrarë pas një sulm...
E.D
BOTA
17 Tetor16:39
Luftanija paqeruajtëse gjermane rrëzon një dron në brigjet e Libanit
GJERMANI- Një luftanije gjermane që vepron si pjesë e misionit paqeruajtës UNIFIL të Kombeve të Bashkuara rrëzoi një d...
r.ll
BOTA
17 Tetor16:38
Vdekja tragjike e Liam Payne, Rita Ora: Jam e shkatërruar, kënga jonë për mua merr një kuptim krejtësisht të ri tani
rita ora dhe liam payne
SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka reaguar lidhur me vdekjen tragjike të ish-yllit të "On...
E.D
BOTA
17 Tetor16:16
Zelenskyy: Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër Rusisë, edhe nëse nuk ka mbështetje nga aleatët në planin e fitores
BRUKSEL- Volodymyr Zelenskyy tha sot se Ukraina do të vazhdojë të luftojë kundër pushtimit të Rusisë edhe nëse al...
E.D
BOTA
17 Tetor15:53
Netanyahu kundër Macron: Pozicioni i tij për embargon e armëve kundër Izraelit është i turpshëm, i bëjmë thirrje Francës të ndryshojë politikën
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një intervistë ka komentuar edhe qëndrimin e presidentit francez Emmanuel Macron p&...
E.D
BOTA
17 Tetor15:44
Zelenskyy i drejtohet BE-së për të marrë mbështetjen për “planin e fitores”
BRUKSEL- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të kërkojë mbështetje nga liderët e Bashkimit Evropian të enjten për a...