“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
IZRAEL- Kërcënimi i Izraelit për t'u hakmarrë ndaj sulmit me raketa të Iranit më 1 tetor po ngre shqetësimet për një konfrontim bërthamor në rajon. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Heather Murdock analistët nuk besojnë se Izraeli dhe Irani shohin ndonjë përfitim në përdorimin e armëve bërthamore, duke marrë parasysh pasojat katastrofike të një sulmi të tillë. Sidoqoftë, një sulm izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit, sipas ekspertëve, do të nxiste republikën islamike të prodhonte armët e saj bërthamore.
Izraeli nuk e ka hedhur poshtë asnjëherë se ka armë bërthamore. Analistët thonë se Irani nuk i ka ende ato, megjithatë republika islamike e ka ekspertizën dhe burimet për të prodhuar armë bërthamore.
Izraeli është në konflikt jo të drejtpërdrejtë me Iranin, por është në luftë me grupet që mbështeten nga Teheranit. Megjithatë, Izraeli ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet ndaj qindra raketave që Irani lëshoi drejt shtetit hebre më 1 tetor, duke premtuar se sulmi do të jetë “vdekjeprurës, i saktë dhe i befasishëm”.
Irani është zotuar t’i përgjigjet sulmit të paralajmëruar nga Izraeli.
“Ky konflikt përfundimisht nxjerr në sipërfaqe problemin më të madh të sigurisë së Izraelit, armiqësinë e vazhdueshme me Iranin dhe mbështetjen e Teheranit për grupet e ‘Boshtit të Rezistencës’, që janë aktive në kufijtë e Izraelit”, thotë Sanam Vakil nga instituti britanik ‘Chatham House’.
Termi “Boshti i Rezistencës” i referohet grupeve ushtarake të mbështetura nga Irani që kanë bërë thirrje për shkatërrimin e Izraelit. Ai përfshin grupin Hezbollah në Liban, ku më shumë se 2,300 njerëz janë vrarë dhe 1.2 milionë janë zhvendosur nga sulmet izraelite në javët e fundit. Në të përfshihet edhe grupi i Hamasit në Gazë.
Konflikti filloi kur Hamasi vrau 1200 njerëz dhe rrëmbeu qindra të tjerë brenda Izraelit, në një sulm të befasishëm më 7 tetor të vitit të kaluar. Që atëherë, ministria e shëndetësisë së Gazës thotë se më shumë se 42,000 njerëz janë vrarë dhe pothuajse e gjithë popullata civile e Gazës është larguar nga shtëpitë e tyre.
Ekspertët, megjithatë, thonë se kjo nuk nënkupton se konflikti do të çojë në një luftë bërthamore.
“Nuk pres që Izraeli apo Irani të shohin ndonjë përfitim në përdorimin e armëve bërthamore për shkak të pasojave katastrofike që do të pasonin. Të dy vendet e kuptojnë se përdorimi i armëve bërthamore do të nxiste një hakmarrje masive, duke çuar potencialisht në shkatërrimin e tyre”, thotë Samuel M. Hickey nga Qendra për Kontrollin e Armëve në Uashington.
Izraeli ka thënë se nuk ka synim të godasë objektet bërthamore, pas shumë spekulimeve nga politikanët dhe analistët se çfarë do të bëjnë forcat izraelite pas sulmit iranian. Analisti Hickey thotë edhe nëse goditen objektet bërthamore iraniane, kjo nuk ka të ngjarë të pengojë Iranin të zhvillojë një bombë të tillë.
“Objektet bërthamore të Iranit mund të bombardohen, por ato do të vazhdojnë punën në vende të tjera. Puna mund të vazhdojë në objekte nën tokë”, thotë zoti Hickey.
Një video e publikuar më parë nga agjencitë e lajmeve besohet se tregon një nga objektet bërthamore të Iranit në Isfahan. Sulmet në ose pranë zonave si kjo mund të shkaktojnë përhapjen e radioaktivitetit në zonat civile. Një sulm i tillë gjithashtu mund të inkurajojë Iranin të ndërtojë armë bërthamore, edhe pse Teherani ka thënë më parë se nuk do ta bënte këtë.
“Veprimet e Izraelit dhe mungesa e angazhimit diplomatik për të nxitur Iranin për të kufizuar programin e tij bërthamor, me kalimin e kohës, mund të çojë në prodhimin e armëve bërthamore nga Irani. Kjo, natyrisht, do të ishte katastrofike për rajonin”, thotë Sanam Vakil nga organizata ‘Chatham House’ me bazë në Londër.
Sa kohë do t'i duhej Iranit për të ndërtuar armë bërthamore ka qenë objekt i shumë spekulimeve. Analisti Samuel Hickey thotë se koha që do t'i duhej Iranit për të prodhuar materialin e duhur bërthamor për bombën, është rreth një javë. Më pas, prodhimi i bombës, thotë ai, do të bëhej në fshehtësi dhe për këtë do të duheshin të paktën disa muaj./VOA
BRAZIL- Ky është momenti dramatik kur një grua u varur jashtë dritares së një apartamenti në katin e 16-të, pasi rr&eu...
yahya sinwar RAFAH- Organizatori i sulmit të 7 tetorit, Yahya Shinwar, lideri i Hamasit, dyshohet se është vrarë pas një sulm...
GJERMANI- Një luftanije gjermane që vepron si pjesë e misionit paqeruajtës UNIFIL të Kombeve të Bashkuara rrëzoi një d...
rita ora dhe liam payne SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka reaguar lidhur me vdekjen tragjike të ish-yllit të "On...
BRUKSEL- Volodymyr Zelenskyy tha sot se Ukraina do të vazhdojë të luftojë kundër pushtimit të Rusisë edhe nëse al...
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një intervistë ka komentuar edhe qëndrimin e presidentit francez Emmanuel Macron p&...
BRUKSEL- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të kërkojë mbështetje nga liderët e Bashkimit Evropian të enjten për a...
BERLIN- Joe Biden ka përjashtuar për herë të dytë Giorgia Melonin nga samiti i kufizuar për Ukrainën i mbledhur me aleat&eu...
GJERMANI- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të udhëtojë sot për në Gjermani për një vizitë të...
AZIA- Korea e Veriut konfirmoi të enjten se Kushtetua e saj e ndryshuar rishtazi e përcakton Korenë e Jugut si “vend armik” pë...