Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Selanikut për akuzën e përdhunimit, pas një denoncimi të bërë nga partnerja e tij.
20-vjeçarja i raportoi policies se në orët e para të së dielës së kaluar, ndërsa ajo ishte me 26-vjeçarin në një hotel, gjatë marrëdhënies seksuale, ai u bë i dhunshëm kundër vullnetit të saj.
Vajza gjithashtu e akuzoi atë se kishte përdorur më parë drogë, konkretisht kokainë.
Teksa, pas një kontrolli, oficerët e policisë nga Departamenti i Hetimit të Krimit në Oreokastro e lokalizuan atë në zonën e Stacionit të Ri Hekurudhor të Selanikut, ku e arrestuan.
Një padi është ngritur kundër 26-vjeçarit, për krimet e përdhunimit dhe shkeljes së ligjit për drogën dhe pritet që ai të sillet në prokurori.