Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

SHBA- Nënpresidentja Kamala Harris mori pjesë së bashku me Presidentin Joe Biden në përkujtimin e 23 vjetorit të sulmit më të rëndë terrorist në territorin amerikan. Edhe kandidati i republikanëve për president, Donald Trump mori pjesë në ceremonitë për nder të viktimave të sulmit terrorist. Pavarësisht se cili nga kandidatët do të fitojë zgjedhjet në nëntor, Kamala Harris apo Donald Trump, presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të përballet me një sërë kërcënimesh.
Në një ditë të bukur shtatori në vitin 2001, dy aeroplanë të rrëmbyer nga terroristët goditën Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork. Më pak se një orë më pas, një avion tjetër goditi Pentagonin, simboli i fuqisë ushtarake amerikane.
Në të njëjtën ditë, një avion tjetër i rrëmbyer u rrëzua në një pjesë rurale të Pensilvanisë. Këto sulme terroriste në territorin e Shteteve të Bashkuara ndryshuan botën.
Njëzet e tre vjet më vonë, Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris shënuan këtë ditë solemne me momente heshtjeje, duke vizituar tre vendet e goditura, familjet e viktimave dhe ekipet emergjencave. Ata gjithashtu ishin të pranishëm në ceremoninë e leximit të emrave të viktimave nga anëtarë të familjeve të tyre.
Në këtë atmosferë në kontrast me atë të sezonit të fushatës për zgjedhjet presidenciale, morën pjesë edhe kandidati i republikanëve për president Donald Trump dhe ai për nënpresident JD Vance.
Ata u takuan gjithashtu me familjet dhe ekipet e emergjencave.
Presidenti Biden dhe Nënpresidentja Harris lëshuan deklarata me shkrim për tragjedinë.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Zëri i Amerikës, Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t'i marrin seriozisht kërcënimet terroriste.
“Përsa u përket aftësive kundër terrorizmit, ne kemi dëshmuar se jemi në gjendje të monitorojmë dhe të përballemi me këtë kërcënim edhe në kohë reale nëse është e nevojshme. Ne i kemi parasysh sfidat e këtij problemi dhe jemi të përqendruar në përmirësimin e aftësive tona për trajtimin e këtij kërcënimi”, tha John Kirby, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e Sigurisë Kombëtare.
Por ekspertët e terrorizmit theksojnë se në disa rajone të botës ka një rritje të kërcënimit nga terrorizmi, përfshirë Afganistanin dhe Afrikën Perëndimore.
“Kemi parë një rritje të grupeve të lidhura me ISIS-in në Afrikën Perëndimore, si dhe një rritje të grupeve të lidhura me Al-Kaidën në Afrikën Perëndimore. Disa vende të Afrikës Perëndimore janë bërë më autoritare dhe fraksionet e dhunshme brenda tyre kanë marrë pushtetin me forcë, duke injoruar demokracinë. Kjo ka rezultuar në largimin e vendeve si Shtetet e Bashkuara dhe Franca, të cilët kanë përqafuar një sistem të sundimit të ligjit kundër grupeve të dhunshme”, thotë Jason Blazakis, ekspert i terrorizmit në Institutin Middlebury për Studime Ndërkombëtare.
Eksperti i terrorizmit Blazakis thotë se fituesi i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit do të duhet gjithashtu të ndjekë me vëmendje kërcënimet e brendshme.
“Kam shkruar për rritjen e ekstremizmit të brendshëm gjatë viteve të fundit. Kjo është sfida më e vështirë me të cilën përballen Shtetet e Bashkuara, për disa arsye. Së pari, ka pasur një rritje të polarizimit në Shtetet e Bashkuara, duke lënë mënjanë politikën. Por politika është pjesë e atij polarizimi që ne shohim që ka rezultuar në një rritje, veçanërisht në fillim të viteve 2020, të grupeve me simpati neo-naziste”, thotë ai.
Një brez i tërë amerikanësh është rritur që nga ajo ditë vjeshte e tmerrshme e vitit 2001. Por presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, do t’i duhet të jetë në gatishmëri për sfidat e lidhura me terrorizmin./VOA
ITALI- Një gjykatë në Itali ka konfirmuar sot dënimin e përjetshëm për 33-vjeçarin Benno Neumair, i cili vrau p...
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar Perëndimin lidhur me dhënien e autorizimit Ukrainës për përdorimin ...
SHBA- Një ish-oficer i CIA-s dhe më pas linguist për FBI ka pranuar para e dhurata të shtrenjta në këmbim të dhënies s...
SHBA- Organizuesi i sondazheve të republikanëve, Frank Luntz ka parashikuar se Donald Trump do të humbasë zgjedhjet pas asaj që ai e ...
SIRI- Ushtria izraelite tha më 12 shtator se avionët luftarakë të saj kanë goditur dhe vrarë dy pjesëtarë të Hezb...
TUNIZI- Trupat e pesë grave nga Afrika Sub-Sahariane dhe një foshnje janë gjetur në një plazh pranë Monastirit Tunizi. Siç...
SHBA- Një anije luftarake e Marinës Mbretërore ka kapur një të ashtuquajtur “narko-sub”, duke sekuestruar kokainë me...
KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i dyshuar për krime lufte në Kosovë është arrestuar m...
BRUKSEL- Brukseli ka kritikuar planin e Hungarisë për të transportuar emigrantë të paligjshëm nga kufiri hungarezo-serb në ...
UKRAINË- Tre punëtorë të Kryqit të Kuq u vranë nga bombardimet ruse në Donetsk të Ukrainës. Lajmin e ka konfirmua...