40 vjet më parë, më 26 prill 1986, saktësisht në orën 1 e 23 minuta, në Çernobil të Ukrainës shpërtheu një reaktor bërthamor. Aksidenti pati pasoja masive për ambjentin, jo vetëm në pjesë të Bashkimit Sovjetik të atëhershëm, por edhe në Evropën Veriore, Qendrore dhe Juglindore.
Reja radioaktive mbi Çernobil u shpërnda me shpejtësi në drejtim të Bjellorusisë dhe Rusisë dhe dy ditë më vonë mbërriti në Skandinavi, Poloni, në jug të Republikës Federale të Gjermanisë dhe në ish-Republikën Demokratike Gjermane (RDGJ). Shi i helmuar ra edhe në Rumani dhe nëBullgari. Re radioaktive u shpërndanë brenda pak ditësh mbi të gjithë hemisferën e veriut.
Ushqime të helmuara
Meqenëse udhëheqja e RDGJ-së nuk publikoi vlera të matjes për një kontaminim të mundshëm radioaktiv të perimeve dhe qumështit, këto mallra nuk mund të eksportoheshin më dhe u shitën brenda vendit. "Asnjëherë dyqanet nuk kanë qenë më plot se atëherë", kujtojnë dëshmitarët sot. Ushqimet e kontaminuara iu shpërndanë atëherë mensave të shkollave, thotë fizikani dhe ish- aktivistit për të drejtat e njeriut të RDGJ-së, Sebastian Pflugbeil.
Nxënës, prindërit e të cilëve shikonin në "televizionin perëndimor" lajmet dhe që u kishin treguar fëmijëve për kontaminimin e mundshëm, nuk e preknin ushqimin. Për kënaqësinë e "të paditurve", që papritur lejoheshin të hanin dy ose tre porcione. Zyrtarisht në RDGJ thuhej se nuk kanë ekzistuar asnjëherë rreziqe për shëndetin, thotë Pflugbeil.
Bllokadë informimi
Politikë e ngjashme u ndoq edhe në shtetet e tjera komuniste. Në Bullgari pas fatkeqësisë për ditë të tëra u vendos bllokadë për informimin. Paraskeva Ninova, një mjeke dhe profesore, e cila mbikqyrte atëherë të gjitha spitalet në Bullgari, tregoi për udhëzime të fshehta për shefat e pavioneve: fëmijëve nuk duhet t'u jepej më në klinika qumësht i freskët dhe sallatë - këto ishin masat e para mbrojtëse kundër radioaktivitetit në rritje. Por publikut ato nuk iu transmetuan. Madje edhe manifestimet e 1 majit në Sofie u zhvilluan nën shiun radioaktiv që binte.
Në Rumani, shumë patën dëgjuar përmes stacioneve perëndimore Radio Free Europe dhe Deutsche Welle për katastrofën, por askush nuk ishte në gjendje t'i vlerësonte rreziqet. Vetëm në 2 maj në Rumani u rekomandua zyrtarisht që të lahen mirë perimet dhe frutat - dhe që fëmijët të mbahen kryesisht në dhoma të mbyllura. Në kopshte fëmijësh dhe në shkollat e të gjithë bllokut lindor në fillim të majit u shpërndanë tableta me jod ose lëngje kundër rrezatimit radioaktiv.
Pasoja të pahulumtuara
Për numrin e viktimave ose pasojat shëndetësore të katastrofës deri sot nuk ka të dhëna të sigurta. Vitet e para ishte e ndaluar që të mbaheshin shënime për viktimat, për përmasën e rrezatimit bërthamor dhe për sëmundje të mundshme. "Nuk ka të dhëna të besueshme, shifrat u manipuluan", shprehet Pflugbeil. Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) flet për rreth 8000 vetë që kanë humbur jetën prej katastrofës, gjysma e tyre e humbi jetën në pasoja të mëvonshme të dëmshme të rrezatimit. /Dw/
Artikuj te sugjeruar
BOTA
26 Prill08:32
VIDEO-FOTO/ Skena kaotike në darkën e Trump pas të shtënave me armë
Dëshmitarët përshkruajnë skena paniku gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, k...
BOTA
26 Prill08:12
“Veproi si ujk i vetmuar”/ U paraqit i armatosur në darkën ku ndodhej Trump! Çfarë dihet deri tani për agresorin 31-vjeçar
I dyshuari që hyri me forcë në një pikë kontrolli sigurie dhe qëlloi një agjent të Shërbimit Sekret në Dark&eu...
BOTA
26 Prill07:53
VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri pranë vendit ku ndodhej Trump, presidenti amerikan evakuohet me urgjencë
Presidenti Donald Trump u evakuua me urgjencë pasi të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në hotelin ku po mbahej darka e korresponden...
BOTA
25 Prill22:51
Jetët sekrete të grave të karteleve, kush fshihet pas narko-perandorive të Amerikës Latine
Në botën tejet maskiliste të karteleve të drogës në Amerikën Latine, ndonjëherë janë gratë ato që du...
BOTA
25 Prill21:50
Netanyahu urdhëron ushtrinë për operacione intensive në Liban: Sulmoni me forcë objektivat e Hezbollahut!
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar ushtrinë (IDF) të “sulmojë me forcë objektivat e Hezbollahut në Liban...
Piranjat News
BOTA
25 Prill20:43
Sa gjatë mund t’i mbijetojë Irani bllokadës së Hormuzit nga SHBA-të?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pretenduar se Irani po “shembet financiarisht” dhe tha se vendi po humbet miliona dollar...
Piranjat News
BOTA
25 Prill20:22
Teoria konspirative mbi UFO-t dhe shkencëtarët e zhdukur
Pretendimi për komplot të lig tërheq vëmendjen e ligjvënësve dhe presidentit por a janë zhdukjet dhe vdekjet vërtet t&...
Piranjat News
BOTA
25 Prill19:33
Trump për iranianët: Nëse duan të flasin, le të telefonojnë! Ne i kemi të gjitha kartat në dorë
Donald Trump po mban një qëndrim të ashpër kundër kërkesave dhe mesazheve të dërguara nga Teherani ...
BOTA
25 Prill18:02
VIDEO tronditëse! Vjehrra vret me 6 plumba nusen në sy të djalit dhe nipit: Më mërziti
Një ngjarje tronditëse është shënuar në Meksikë, ku një 63-vjeçare ka ekzekutuar me 6 plumba nusen e saj, brend...