
Në dosjen e organizatës kriminale shqiptare, të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut, është interesant episodi i importimit të 500 kg kokainë nga Ekuadori. Kokaina ishte fshehur në kontenierë që vinin nga Amerika e Jugut, e nisur nga Ekuadori në fillim të muajit prill 2022 dhe mendohet se ka mbërritur në Itali rreth 30 prillit 2022.
Organizata kriminale kishte bazën në Shqipëri, Durrës. Denis Myftiu, Erion Kapidani dhe Elvis Doçi, i njohur dhe si Visi i Pojës, përcillnin urdhra dhe koordinonin aktivitetin përmes bisedave të koduara në SKY ECC. Autoritetet italiane vihen në dijeni të ngarkesës përmes përgjimeve ambientale që kishin arritur të siguronin përmes aparatit përgjues të vendosur në makinën Mercedes Benz të Denis Myftiut, i njohur dhe si Dario Myftiu.
Myftiu dhe Erion Kapidani komunikonin në Mercedes Benz-in e Denisit për organizimin e mbërritjes së kësaj ngarkese në destinacion.
Në dosje sqarohet se bisedat zhvilloheshin gjithmonë para ose pas takimeve/kontakteve me persona që luajnë rol lidhës në importin e ngarkesës, nga të cilat rezultonte se të dy po organizonin fazat përfundimtare të importit të sasisë së kokainës që ndodhej në një anije që vinte nga Ekuadori.
Në dosje saktësohet se bëhet fjalë për sasinë 500 kg kokainë, nga e cila 13% ishte kompensimi për “kalabrezët”, të cilët nuk janë identifikuar qartë. Këta kishin siguruar logjistikën për shpërndarjen e drogës në det përmes përdorimit të anijeve të tyre peshkimi.
Nga këto biseda të përgjuara, hetuesit italianë kuptojnë se Myftiu u kishte dhënë gjithashtu koordinatat e vendit ku do të kryhej transportimi i drogës.
Gjithçka po shkonte mirë për hetuesit, deri në një moment kur përgjimet ambientale ndërpriten më 29 prill, kur Myftiu, bashkëpunëtori i tij Erion Kapidani dhe Erion Llupi, ndërsa ishin në makinë, kuptojnë se tek plafoniera (drita në tavanin e kabinës) shikojnë papërsosmëri. Kuptojnë praninë e mundshme të një pajisjeje për përgjim ambiental.
Një ditë më pas, Myftiu shkon tek një mekanik i besuar për të kontrolluar pajisjen e dyshuar. Mekaniku i deklaron me siguri absolute se pajisja e analizuar ishte një përgjues bisedash midis të pranishmëve. Pas zbulimit të mikropërgjimit, hetuesit italianë humbin gjurmët e ngarkesës 500 kg kokainë që ishte nisur nga Ekuadori në fillim të prillit.
Dekonspirimi
Autoritetet italiane kuptojnë se hetimet e tyre ishin dekonspiruar dhe evidentojnë në dosje se Dario Myftiu ishte një person me rrezikshmëri pasi kishte arritur të siguronte informacione të fshehta në lidhje me detajet e hetimit në zhvillim, si dhe kishte gjetur aparatin e përgjimit të vendosur në automjetin e tij në Shqipëri.
Edhe në qershor 2020, Denis Myftiu ndërron makinën e tij Mercedes ML, në të cilën ishte instaluar çipi përgjues, me një makinë tjetër Mercedes të re GLE me targa ABG38AI, të cilën e kishte marrë në emër të bashkëpunëtorit të tij, Adriatik Hasa.
Po kush dekonspiroi informacionin sekret tek Dario Myftiu?
Në dosjen e GJKKO-së ndaj efektivit të policisë së Shtetit, të drejtuar nga Ilir Proda, rezulton se Igli Hoxhaj ka spinuar tek grupi i Elvis Pojës informacione sekrete të hetimit në këmbim të parave.
Në atë kohë, Hoxhaj ka pasur detyrën e oficerit të policisë gjyqësore dhe rezulton se më 12 mars 2022 ka instaluar pajisjen teknike të përgjimit në automjetin e markës Mercedes Benz GLE, me targa AB638AI, në përdorim të Dario Myftiu. Pra, 1 muaj para se përgjimet ambientale të zbulonin planin për trafikimin e 500 kg kokainë nga Ekuadori drejt Italisë.
“Nga data 11.02.2020 dhe në vazhdim, duke përfshirë edhe periudhën e muajit dhjetor të vitit 2020, është vendosur lejim i përgjimit të bisedave ambientale në automjetin me targa AA691RE që është përdorur nga Dario Myftiu.
Shtetasi Igli Hoxhaj ka kryer në vijim funksionet e oficerit të policisë gjyqësore në kryerjen e përgjimeve ambientale dhe vëzhgimeve për të gjithë subjektet e hetimit të procedimit penal, për të cilat është autorizuar në vazhdimësi kryerja e përgjimeve në vende publike.
Gjithashtu, shtetasi Igli Hoxhaj ka qenë i pranishëm në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore në kryerjen e veprimeve të fshehta të instalimit të pajisjeve teknike të përgjimit në automjetin e markës Mercedes Benz GLE, me targa AB638AI, në përdorim të shtetasit Dario Myftiu, veprim i cili është kryer më 12.03.2022,” thuhet në dosjen e GJKKO-së.
Hoxhaj u arrestua në 27 nëntor 2025 në ambientet e Akademisë së Policisë, aty ku kishte shkuar për të ndjekur studimet me qëllim rritjen në “gradën” policore. Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit 'Golden River' ku u ekzekutuan 24 urdhërarreste.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
29 Nëntor21:03
U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së
Gjykata e Beogradit ka vendosur të vazhdojë paraburgimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së dhe shtetasit të Kosovës, Avni Q...
BOTA
29 Nëntor18:23
Ukraina godet me dronë nënujorë tankerat ruse të ‘flotës në hije’ në Detin e Zi
Dronët nënujorë ukrainasë kanë goditur dy anije cisterna që i përkasin të ashtuquajturës flotë në hije ...
BOTA
29 Nëntor17:51
VIDEO/ Përgjaket “E premtja e zezë” në SHBA, të shtëna me armë dhe 3 të plagosur në qendrën tregtare në Kaliforni
Paniku shpërtheu në një qendër tregtare të mbushur me njerëz në Santa Clara të Kalifornisë, të “Premte...
BOTA
29 Nëntor15:30
Harta e frikshme sizmike e Greqisë, 3600 tërmete aktive dhe shumë të tjerë të pagjurmueshëm
Shkencëtarët nga Observatori Kombëtar i Athinës (NOA) dhe Zelanda e Re hartuan në mënyrë sistematike të gjithë Gr...
BOTA
29 Nëntor15:11
Trump ‘rrethon’ Maduron: Hapsira ajrore mbi dhe rreth Venezuelës do të jetë e mbyllur
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë një lëvizje të beftë ndaj Venezuelës së Maduros duke njoftuar në platform...
BOTA
29 Nëntor14:36
Lufta me Rusinë/ Zelensky: Delegacioni ukrainas po shkon në SHBA për bisedimet e paqes
Delegacioni i Ukrainës, i udhëhequr nga sekretari i këshillit të sigurisë, Rustem Umerov, është në rrugë drejt Sh...
BOTA
29 Nëntor14:07
Anthony Albanese martohet gjatë mandatit, i pari në historinë e vendit
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, është martuar këtë të shtunë me partneren e tij, Jodie Haydon, në një...
BOTA
29 Nëntor13:34
Protestuesit sulmojnë deputeten e partisë së Mitsotakis
Një incident i dhunshëm ndodhi të sot në mëngjes në sheshin “Georgiou”, në Patra të Greqisë, ku deput...
BOTA
29 Nëntor10:01
BE: Vetëm nëntë shtete po performojnë mirë në riciklimin e mbetjeve bashkiake
Gjykata Europiane e Audituesve thotë se industria e brishtë e riciklimit, menaxhimi i dobët i financimeve dhe fondet e pamjaftueshme janë ...
BOTA
29 Nëntor09:26
VIDEO/ Momenti kur Papa Leoni XIV heq këpucët në Xhaminë Blu
Papa Leoni XIV, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, shkoi edhe në Xhaminë Blu të Stambollit, ku u prit dhe u shoq&eu...