Horoskopi për ditën e sotme, 22 Korrik 2026
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
GJENEVË- Në 75 vjetorin e zyrtarizmit të saj, Konventa e Gjenevës, që përcakton rregullat e luftës, mbetet konventa më e njohur ndërkombëtare. Por duke filluar nga lufta në Gazë e deri tek ajo në Siri, prej konfliktit në Ukrainë e deri tek ai në Mianmar, kjo përmbledhje rregullash mbi mbrojtjen e civilëve, të burgosurve dhe ushtarëve të lënduar gjatë luftës, kryesisht po injorohet dhe mbrojtësit e saj po bëjnë thirrje për përkushtim të ri për të respektuar ligjin ndërkombëtar.
Konventa e Gjenevës, e cila është miratuar nga pothuajse të gjitha shtetet e botës që kur u hartua më 12 gusht 1949, gjendet në pozitë të pafavorshme. Grupet militante dhe ushtritë rregullisht po i shpërfillin ligjet e luftës.
Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq Mirjana Shpoljariç, thotë se “ligji ndërkombëtar humanitar është vënë nën trysni.”
“Ligji ndërkombëtar po shpërfillet. Ai po minohet për të justifikuar dhunën. Më shumë se kurrë, bota duhet të përkushtohet sërish për ta respektuar këtë kornizë që ofron mbrojtje gjatë konfliktit të armatosur, mbi premisën e mbrojtjes së jetës dhe jo justifikimin e vdekjes”, thotë zonja Shpoljariç.
Rrënjët e konventës shtrihen që nga shekulli 19. Qëllimi i saj është të përcaktojë rregullat e luftës: ato ndalojnë torturën dhe dhunën seksuale, parashikojnë trajtim njerëzor të të burgosurve dhe detyrojnë palët në konflikt të kërkojnë të pagjeturit.
Sipas zonjës Shpoljariç, Konventa “i ka qëndruar kohës” dhe ajo pasqyron “një konsensus ndërkombëtar se çdo luftë duhet të ketë një kufi.” Ajo shton se “dehumanizimi i luftëtarëve të armikut dhe popullatës civile është rrugë që çon drejt shkatërrimit dhe katastrofës.”
“Pjesa e katërt e konventës, që ofron mbrojtjen shumë të duhur të civilëve pas Luftës së Dytë Botërore, në kohën kur u miratua, përbënte një mrekulli. Por përkundër përkrahjes universale, mosrespektimi i saj mbetet problem serioz. Edhe atëherë kur palët thonë se respektojnë njëra tjetrën, interpretimet tepër të ngushta pengojnë efikasitetin e saj. Andaj bëj thirrje sot që shtetet ta bëjnë respektimin e Konventës së Gjenevës përparësi politike gjithkund", thotë ajo.
Sipas Kryqit të Kuq, aktualisht në botë janë mbi 120 konflikte aktive, një rritje e gjashtëfishtë që kur Konventa shënoi 50 vjetorin e saj në vitin 1999.
“Sot ekzistojnë mbi 120 konflikte të regjistruara nga organizata ime dhe përderisa qeveritë dhe mediat janë të përqendruara në shkatërrimet në Ukrainë dhe Gazë, konfliktet e armatosura në pjesët tjera të botës janë po aq tronditëse. Dhuna në Etiopi ka shkaktuar qindra mijëra viktima. Lufta ka zhvendosur me dhunë 8 milionë njerëz në Sudan dhe 6 milionë në Kongo. Konfliktet e vazhdueshme në Mali, Republikën Qendrore Afrikane, Kolumbi, Mozambik, Mianmar, Siri dhe Jemen kanë një kosto të lartë njerëzore”, deklaroi zonja Shpoljariç.
Aktualisht shumë shtete dhe grupe të armatosura shfrytëzojnë mangësitë e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe e interpretojnë atë sipas dëshirës.
Spitalet, shkollat, makinat e ndihmës së shpejtë janë goditur në sulme dhe punonjësit e ndihmave dhe civilë vazhdojnë të vriten, ndërkohë që shtetet nuk lejojnë qasjen ndaj të burgosurve.
Sipas zonjës Shpoljariç, marrëdhëniet ndërkombëtare po shkëputen nga marrëveshjet e bashkëpunimit drejt shpenzimeve të mbrojtjes dhe përgatitjeve për konflikt dhe drejt një qasjeje përçarëse, e cila sipas saj, ka kosto të lartë.
Ajo shtoi: “Duke patur parasysh këtë gjendje, po bëj një pyetje të thjeshtë: ku janë paqebërësit?”/ VOA
Foto ilustruese SHBA- Ish-presidenti Donald Trump njoftoi për një sulm kibernetik ndaj një prej faqeve të internetit të fushat&eum...
LONDËR- Një vajzë 11-vjeçare dhe një grua 34-vjeçare u goditën me thikë në sheshin Leicester në qend&eum...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Ukraina po zhvillon inkursione me qëllim destabilizimin e territoreve kufitare. Putin deklaroi gjithashtu...
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka urdhëruar dërgimin e një nëndetëseje me raketa të telekomanduara në ...
ANGLI- Më shumë se 700 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaluan Kanalin me 11 varka numri më...
KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara do të fillojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake javën e ardhshme me fok...
SHBA- Votuesit po i japin Kamala Harris një shtysë të madhe në një sondazh të ri, që tregon se i besojnë asaj për...
PARIS- Gjatë ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike të së dielës, Tom Cruise dhuroi një spektakël ...
pamje nga zjarri GREQI- Situata dramatike paraqitet në Atikën verilindore që prej mesditës të së dielës, duke nisur nga ...
BUJANOC- Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë protestuar ditën e sotme në sheshin e Bujanocit kundër diskrimini...