Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
EGJIPT- Delegacioni i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – po merr pjesë në bisedimet në Kajro, përderisa media shtetërore e Egjiptit raportoi për “përparim të dukshëm” në bisedimet për armëpushim me Izraelin.
Ndërkaq, një zyrtar izraelit ka minimizuar mundësinë e një ndalje të plotë të luftës në Gazë, që u nxit pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor.
Presioni është rritur për arritjen e një marrëveshjeje, teksa kriza humanitare në Gazë është thelluar dhe Izraeli, në anën tjetër, po insiston se do të nisë një ofensivë në Rafah, qytetin më jugor të territorit.
Mbi 1 milion palestinez po strehohen në Rafah, që gjendet në kufi me Egjiptin, teksa shumë kanë ikur në veri të Gazës dhe sipas Kombeve të Bashkuara, banorët në këtë zonë po përballen me uri.
Ndërmjetësit egjiptianë dhe amerikanë ditëve të fundit kanë raportuar se ka shenja për kompromis, por shanset për t’u arritur një marrëveshje ende nuk janë të mira, pasi çështja kyçe ende nuk është zgjidhur dhe ajo është nëse Izraeli do të pajtohet t’i japë fund luftës pa arritur qëllimin e tij: shkatërrimin e Hamasit.
Media shtetërore egjiptiane, Al-Qahera raportoi më 4 maj se është arritur konsensus për shumë çështje, por nuk ofroi më shumë detaje. Hamasi ka bërë thirrje për përfundimin e plotë të luftës dhe tërheqjen e të gjitha forcave izraelite nga Gaza.
Lufta ka vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gazë. Ndërkaq, si pasojë e sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor janë vrarë afër 1.200 persona dhe janë rrëmbyer afër 250 të tjerë. Izraeli ka thënë se radikalët e Hamasit ende po mbajnë afër 100 pengje dhe mbetjet mortore të më shumë se 30 të tjerëve.
Një zyrtar i lartë izraelit, që foli në kushte anonimiteti lidhur me negociatat që po vazhdojnë, minimizoi mundësinë që të ketë një përfundim të plotë të luftës. Ky zyrtar tha se Izraeli është i përkushtuar që të kryejë ofensivë në Rafah dhe i tha agjencisë Associated Press se shteti nuk do të pajtohet në asnjë rrethanë që t’i japë fund luftës, si pjesë e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve.
Sipas propozimit të Egjiptit – që është ndërmjetës i bisedimeve –një armëpushim gjashtëjavor do të zhvillohej përmes tri fazave, që parasheh lirimin e pjesshëm të pengjeve dhe tërheqjen e disa trupave izraelite./REL
Maria Zakharova RUSIA- Stërvitjet ushtarake të NATO-s, që kanë nisur katër muaj më parë pranë kufirit me Rusinë...
Mimoza Zejnullahu KOSOVË- Kur një studente refuzoi ta ndante dhomën e konviktit me të, Mimoza Zejnullahu ndjeu se aty ishin limitet e s...
Boris Johnson LONDËR- Ish-kryeministri britanik Boris Johnson u largua nga një qendër votimi pasi harroi të merrte me vete kartën ...
Diana dhe Elizabeth MBRETËRI E BASHKUAR- Ishte data 31 gusht 1997 kur njoftimi për vdekjen e princeshës Diana tronditi botën. Prin...
Charles dhe Harry MBRETËRI E BASHKUAR- Princi Harry pritet të takohet me mbretin Charles për herë të dytë që kur ba...
Irakli Kobakhidze GJEORGJI- Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, ka vazhduar të mbrojë legjislacionin për “agjentët...
gerald knaus KOSOVË- Asambleja Parlamentare e Kosovës më 16 prill i hapi rrugë anëtarësimit të Kosovë në K&eum...
Foto ilustruese UKRAINË- Të paktën gjashtë persona janë plagosur si rezultat i sulmeve me dronë që Rusia kreu gjatë...
Foto ilustruese BOSNJË- Ata që respektojnë vendimet e gjykatës mbështesin Rezolutën për Srebrenicën, ndërsa mo...
Foto ilustruese IZRAEL- Gjatë kësaj jave, Izraeli ka informuar zyrtarët e administratës të presidentit amerikan, Joe Biden, lidhur...