Dy orë para Kryeministrisë, mijëra protestues nisin marshimin: Ju erdhi fundi!
Elektrizuese atmosfera në Tiranë, ku sheshi kryesor i qytetit oshëtin nga protesta e qytetarëve. Pasi qëndruan 2 orë përpara ...
Elektrizuese atmosfera në Tiranë, ku sheshi kryesor i qytetit oshëtin nga protesta e qytetarëve. Pasi qëndruan 2 orë përpara ...
Një nga zërat e protestës ishte edhe Iliri, një emigrant shqiptar që jeton prej 23 vitesh në Londër, i cili u bëri thirr...
Një ftesë për diasporën, që të bashkohen në reagim, për të shporrur atë që e cilësojnë antishqi...
Protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e saj të nëntë, duke shënuar pjesëmarrjen më të lartë që nga ...
Protesta në Tiranë ka bërë bashkë mijëra qytetarë, të cilët protestojnë prej 9 ditësh dhe kërkojn&eu...
Komisioni Evropian ka shprehur shqetësimin se projekti i planifikuar në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë mund të ketë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një deklarate lidhur me komentet dhe interpretimet e bëra në med...
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të dëmtojë protestën qytetare përmes,...
Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest ...
Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi Ardian Baloshi rreth 27 ...

Ndërsa modelet e mëdha gjuhësore po marrin përsipër gjithnjë e më shumë detyra mendore, studiuesit paralajmërojnë se ky delegim” i mendimit ka një kosto.
Kur shkencëtarja kërkimore Nataliya Kosmyna po kërkonte praktikantë, ajo vuri re se letrat motivuese që merrte ishin të dyshimta dhe shumë të ngjashme. Ato ishin të gjata, të përpunuara mirë dhe pas hyrjes shpesh kalonin në lidhje abstrakte dhe të paqarta me punën e saj.
Ishte e qartë për të se aplikantët po përdornin modele të mëdha gjuhësore (LLM), një formë e inteligjencës artificiale që fuqizon chatbot-et si ChatGPT, Google Gemini dhe Claude, për të shkruar letrat.
Në të njëjtën kohë, gjatë mësimit në kampusin e Massachusetts Institute of Technology (MIT), Kosmyna, e cila studion ndërveprimin mes njerëzve dhe kompjuterëve, vuri re se shumë studentë po harronin më lehtë përmbajtjen krahasuar me disa vite më parë.
Me rritjen e përdorimit të LLM-ve, ajo dyshoi se kjo mund të ndikonte në aftësitë njohëse të studentëve dhe vendosi ta studionte më thellë. Shqetësimi i studiuesve si Kosmyna është se nëse mbështetemi shumë te AI, kjo mund të ndikojë në gjuhën që përdorim dhe madje në aftësinë tonë për të kryer detyra bazë mendore. Tashmë ekziston një numër në rritje studimesh që sugjerojnë se ky “delegim njohës” te AI mund të ketë efekt negativ në aftësitë tona mendore, madje duke kontribuar në rënie njohëse.
Grupi që përdori ChatGPT tregoi dukshëm më pak aktivitet të trurit – deri në 55% më pak.
Dihet prej kohësh se mjetet që përdorim ndryshojnë mënyrën si mendojmë. Me ardhjen e internetit, për shembull, detyrat që dikur kërkonin kërkime të thella mund të zgjidheshin me një kërkim të thjeshtë. Me rritjen e përdorimit të motorëve të kërkimit, studimet treguan se ne u bëmë më pak të prirur për të mbajtur mend detaje – një fenomen i quajtur “efekti Google”. (Megjithatë, disa argumentojnë se interneti shërben si një sistem i jashtëm memorieje që çliron trurin për detyra të tjera.)
Por tani po rritet shqetësimi se, ndërsa po delegojmë edhe më shumë mendimin te LLM-të dhe format e tjera të AI, ndikimi në kujtesën dhe aftësinë për të zgjidhur probleme mund të përkeqësohet. Mjetet e inteligjencës artificiale mund të shkruajnë poezi bindëse, të japin këshilla financiare dhe madje të ofrojnë shoqëri. Studentët gjithnjë e më shumë po ua delegojnë punën e tyre këtyre mjeteve.
Studimet kanë treguar se të rinjtë mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj efekteve negative të AI në aftësi si mendimi kritik. Kosmyna donte të thellohej më shumë.
Ajo dhe kolegët e saj në MIT Media Lab përfshinë 54 studentë për të shkruar ese të shkurtra, duke i ndarë në tre grupe: një grup përdori ChatGPT, një tjetër Google (pa përmbledhje të gjeneruara nga AI), dhe grupi i tretë nuk përdori teknologji. Aktiviteti i trurit të secilit u mat gjatë punës.
Temat e eseve ishin të hapura, si besnikëria, lumturia apo zgjedhjet e përditshme.
Rezultatet, megjithëse ende të pabotuara, ishin befasuese. Studentët që përdorën vetëm mendjen e tyre treguan aktivitet të gjerë në tru. Grupi i Google kishte aktivitet të fortë vizual, ndërsa grupi i ChatGPT kishte dukshëm më pak aktivitet – deri në 55% më pak.
“Truri nuk u fik, por kishte shumë më pak aktivizim në zonat që lidhen me kreativitetin dhe përpunimin e informacionit,” tha Kosmyna.
ChatGPT ndikoi edhe në kujtesë. Pjesëmarrësit nuk mund të citonin nga esetë e tyre dhe ndiheshin sikur nuk kishin pronësi mbi punën. Studime të tjera tregojnë se përdorimi i AI dobëson aftësinë për të mbajtur mend informacion.
Një studim nga Universiteti i Pensilvanisë sugjeron fenomenin “dorëzim njohës”, ku njerëzit pranojnë përgjigjet e AI pa i analizuar.
Efekte të ngjashme janë parë edhe jashtë AI. Një studim tregoi se mjekët që përdorën AI për të zbuluar kancerin e zorrës së trashë u bënë më pak të aftë ta dallonin vetë më pas.
Kosmyna paralajmëron se delegimi i punës te AI mund të ulë kreativitetin. Ese-t e studentëve që përdorën ChatGPT ishin shumë të ngjashme dhe u përshkruan si “pa shpirt”.
Katër muaj më vonë, studentët që kishin përdorur ChatGPT treguan më pak lidhje nervore në tru kur u kërkua të punonin pa AI.
Megjithatë, AI mund të jetë një mjet pozitiv nëse përdoret si ndihmë dhe jo si zëvendësim i mendimit, thotë neuroshkencëtarja Vivienne Ming.
Ajo vuri re se shumë studentë thjesht pyesnin AI dhe kopjonin përgjigjet, duke treguar aktivitet të ulët të trurit.
“Kjo është shqetësuese,” thotë ajo. “Nëse kjo bëhet mënyra normale e përdorimit, pasojat afatgjata mund të jenë serioze.”
Mendimi i thellë është një nga fuqitë tona kryesore. Nëse nuk e përdorim, rreziku për rënie njohëse rritet.
Studimet sugjerojnë se përdorimi i GPS lidhet me dobësim të kujtesës hapësinore, që mund të jetë tregues i hershëm i Alzheimerit.
Sa më aktiv të jetë truri, aq më i mbrojtur është nga rënia njohëse. Prandaj, përdorimi i tepruar i AI mund të dëmtojë kreativitetin dhe të rrisë rrezikun e demencës.
Zgjidhja, sipas Ming, është “inteligjenca hibride” – bashkëpunimi mes njeriut dhe makinës. Duhet të mendojmë fillimisht vetë dhe pastaj të përdorim AI për të sfiduar idetë tona.
Ajo sugjeron metoda si “nemesis prompt”, ku i kërkon AI të kritikojë idetë tona për të përmirësuar mendimin.
Gjithashtu rekomandon “fërkim produktiv”, përdorimin e AI për pyetje dhe kontekst, jo për përgjigje të gatshme.
Në fund, studiuesit paralajmërojnë të jemi të kujdesshëm me rrugët e shkurtra mendore. Truri ynë ka nevojë për sfida të vazhdueshme për të qëndruar i shëndetshëm./Përktheu Piranjat News
Izraeli ndërtoi fshehurazi një pikë ushtarake në shkretëtirën irakiane për të mbështetur fushatën e tij ajro...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se lufta me Iranin nuk mund të konsiderohet e përfunduar pa largimin e uraniumit të pasurua...
SHBA kanë njoftuar se kanë përfunduar heqjen e një sasie uraniumi të pasuruar nga Venezuela dhe e kanë transportuar atë n&eum...
Forcat e Armatosura të Britanisë së Madhe zhvilluan një operacion të rrallë në një nga zonat më të izoluara t&...
Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm Kroacinë, ku Robert Grilec, drejtues i Policisë Kriminale, mbeti i vrarë ...
Një nga figurat më të njohura të botës së krimit në Ballkan, boshnjaku Nermin C., themelues i grupit të ndaluar në ...
Një “unazë çeliku” po ngrihet në Vjenë, pasi frika për sulme terroriste konsiderohet “më e larta ndonj&eu...
Koreja e Veriut ka miratuar ndryshime kushtetuese që parashikojnë përdorimin automatik të armëve bërthamore në rast se udh&eu...
Një grua që udhëtonte me autobus u plagos rëndë nga një goditje me çekiç nga bashkëshorti i saj në Stronco...
Një figurë e lartë ushtarake iraniane ka paralajmëruar vendet që zbatojnë sanksione ndaj Iranit se do të "përballen me p...