
Dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dy figurat kryesore pas marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe Hamasit të iniciuar nga administrata Trump, kanë zbuluar detaje të reja mbi përpjekjet për çarmatosjen e Hamasit dhe rikthimin e rendit në Rripin e Gazës.
Në një intervistë të dhënë në programin televiziv “60 Minutes” të dielën, përpara udhëtimit të tyre në Izrael që pritet të ndodhë të hënën (sot), Kushner dhe Witkoff shpjeguan procesin pas arritjes së marrëveshjes me 20 pika dhe hapat që pritet të ndërmerren më tej.
Kushner paralajmëroi se Hamas pritet të tentojë rikthimin në pushtet duke shfrytëzuar boshllëkun aktual të autoritetit në Gaza.
“Suksesi apo dështimi i kësaj iniciative do të varet nga aftësia e Izraelit dhe e mekanizmit ndërkombëtar për të krijuar një alternativë të qëndrueshme. Nëse kjo ndodh, Hamas do të dështojë dhe Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin,” deklaroi ai, raporton New York Post.
Situata në terren mbetet e tensionuar. Hamas ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit duke hapur zjarr ndaj forcave izraelite në Rafah, sipas autoriteteve izraelite, ndërsa gjithashtu ka kryer ekzekutime publike të palestinezëve në përpjekje për të ruajtur kontrollin mbi territorin.
Ndërkohë, drejtuesit e Hamasit kanë refuzuar të heqin dorë nga armët, një vendim që vë në rrezik serioz zbatimin e marrëveshjes.
Për të bindur grupin të dorëzojë armët dhe mjetet e tjera të dhunës, Witkoff njoftoi se do të organizohet një program blerjeje të armëve nga individët, një masë që synon të parandalojë rikthimin e forcës së Hamasit në pushtet në enklavën palestineze.
Kushner, nga ana tjetër, tha se janë duke “testuar terrenin” për krijimin e një trupi të përkohshëm qeverisës në Gaza, i cili do të raportojë para një “Bordi të Paqes” të kryesuar nga vetë Trump, megjithëse ky bord nuk është formuar ende.
Sipas marrëveshjes, komiteti qeverisës do të përfshijë palestinezë të kualifikuar dhe ekspertë ndërkombëtarë. Kushner theksoi se është ende “shumë herët për të thënë” nëse ekziston potencial për demokraci në Gaza, duke shtuar se fokusi kryesor për momentin është “ta bëjnë funksionale” gjatë fazës së rindërtimit.
Të dy përfaqësuesit, Kushner dhe Witkoff, theksuan se të gjitha veprimet e tyre dhe të “Bordit të Paqes” do të jenë tërësisht transparente, me qëllim ndërtimin e besimit mes të gjitha palëve të përfshira.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
20 Tetor08:20
Rodrigo Paz fiton në raundin e dytë të 'Presidencialeve' në Bolivi
Senatori Rodrigo Paz është shpallur fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Bolivi, sipas rezultateve paraprake ...
BOTA
20 Tetor08:11
Trump: Armëpushimi në Gaza mbetet në fuqi, pavarësisht tensioneve të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se armëpushimi në Gaza mbetet ende në fuqi, megjithë tensionet e fundit në rajon. Gja...
BOTA
20 Tetor07:48
Del nga pista e aeroportit, aeroplani i mallrave përfundon në det
Një aeroplan mallrash i linjës Emirates, fluturimi EK9788, ka dalë nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut gjat...
BOTA
20 Tetor07:32
"No Kings"/ Në më shumë se 2700 qytete protesta kundër Trump
Protestat kundër presidentit Trump arrijnë përmasa të reja. Në më shumë se 2700 qytete qytetaret dhe qytetarët demonst...
BOTA
19 Tetor22:38
VLEN e BDI shpallin fitoret paralelisht, gara e ngushtë në komunat shqiptare
Pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe mbylljes së qendrave të votimit, koalicioni opozitar VLEN deklaroi se pret fitore të qarta q...
BOTA
19 Tetor22:18
Mexhiti shpall fitoren në Çair: Sonte fituan shqiptarët, Ali Ahmeti të shkojë në pension
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka shpallur fitoren në zgjedhjee kësaj të diele duke e cil&eu...
BOTA
19 Tetor22:03
Cilat janë 8 bizhuteritë e Thesarit të Francës të vjedhura në Luvër: kurora e Eugenias, spila, safirë dhe smeralde!
“Janë vjedhur bizhuteri me vlerë të paçmuar, të paripërsëritshme. Dhe duket se nuk ka shërbyer si mësim a...
BOTA
19 Tetor21:52
Në Komunën e Gostivarit shkruhet historia, për herë të parë një kryetar shqiptar
Nga zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoni të Veriut, në Komunën e Çashkës është zgjedhur një kryetar ...
BOTA
19 Tetor21:20
Historia e 74-vjeçarit që inskenoi vdekjen e tij për të parë se kush do i vinte në funeral
Një 74-vjeçar nga India ka bërë diçka që pak njerëz do ta guxonin, ka inskenuar vdekjen e tij vetëm për t&eum...
BOTA
19 Tetor21:08
Sulmi me tritol ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, nën hetim edhe mafia shqiptare
Atentati me 1 kg tritol që hodhi në erë makinat e gazetarit të RAI3 Sigfrido Ranucci dhe vajzës së tij përpara banesës...