BOTA

AKB: Vetëm 27% e qytetarëve të Shqipërisë kanë vizituar Kosovën, të paktën një herë

n.f Përditësimi i fundit 25 Tetor 2024, 14:38
AKB: Vetëm 27% e qytetarëve të Shqipërisë kanë
Foto ilustruese

TIRANË- Aleancës Kosovare të Bizneseve ka nxjerr disa të dhëna për turizmin mes Kosovës dhe Shqipërisë.  Sipas AKB vetëm 27% e qytetarëve të Shqipërisë kanë qenë të paktën një herë në Kosovë, ndërsa numri i qytetarëve të Kosovës është trefish më i madh. Kosova dhe Shqipëria kanë një dallim të madh kur bëhet fjalë për turizmin, pasi vetëm 27% e qytetarëve kanë qenë të paktën një herë në Kosovë, ndërsa numri i kosovarëve është trefish më i madh. Këto statistika i ka bërë të ditur kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini.

“Sipas disa analizave që ne i kemi bërë në Kosovë rrehet 67% të qytetarëve të Kosovës, kanë qenë së paku një herë në Shqipëri, ndërsa sipas të njëjtave analizave diku 27 apo rreth 28% të qytetarëve të Shqipërisë kanë qenë të paktën një herë në Kosovë, ose kanë kaluar transit”, ka thënë Shahini në  “Alert” në Radio Prishtina.

Ai ka përmendur edhe  ndërtimin e “Autostradës së Kombit”, si të arriturën më të madhe pas pavarësisë së Kosovës, ndërsa tha se kjo ka ndihmuar shumë në shkëmbime tregtare dhe turizmit mes dy vendeve.

“E arritura më e madhe pas pavarësisë së Kosovës, është investimi në autostradën e Kombit, kjo ka lehtësuar rritjen e shkëmbimeve tregtare por edhe lëvizjen e qytetarëve”.

Ditë më parë Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë kanë mbajtur takimin e parë me temë: Rritja e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri si mundësi e qëndrueshme e zhvillimit ekonomik.

Në këtë takim i është bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë të takohen dhe të bisedojmë për 100 marrëveshjet e nënshkruara, me qëllim të rritjes së ekonomisë të dyja vendeve. Aty ishte bërë me dije se mbi 600 biznese nga Kosova ekzistojnë në Shqipëri.

“Misionet tona të përbashkëta janë për të bërë biznes të ndershëm dhe prodhim cilësor. Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar mbi 100 marrëveshje e shumë prej tyre janë lënë në harresë. Andaj ftoj dy qeveritë që të rrisin ekonomin kombëtare. Rruga e kombit e ka lehtësuar qarkullimin e lirë të qytetarit mallit dhe kapitalit. Kosova dhe Shqipëria duhet të konsolidohen”.

Kurse në një publikim të bërë nga Agjencia e Statistikave për muajin korrik ishte treguar se  Kosovën e kanë vizituar më pak shtetas të huaj në korrik 2024 sesa një vit më parë. Në total gjatë korrikut ishin 38 126 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania dhe Turqia.

Nga këto të dhëna është treguar se në Kosovë gjatë korrikut ka pasur më pak vizitorë të huaj sesa në kohën e njëjtë të vitit të kaluar. Dallimi mes korrikut të këtij viti dhe korrikut të vitit të kaluar është për 18 për qind më pak vizitorë të huaj.

“Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Korrik 2023) ka ulje të vizitorëve për 18.1%”.

ASK ka treguar se edhe ata qytetarë që vijnë në Kosovë, nuk janë nga shtete shumë të largëta, pasi që numri më i madh është nga Shqipëria dhe Gjermania.

“Në total 38 126 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra”.

Shifrat tregojnë se nëpër hotelet e Kosovës gjatë korrikut të këtij viti kanë qëndruar 57 mijë qytetarë, deri sa vitin e kaluar në kohën e njëjtë ishin mbi 71 mijë.

“Në Korrik 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 57 447, prej tyre 33.6%, ishin vendorë dhe 66.3% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin Korrik të vitit 2023 (sa ishin 71 341 vizitorë) kishte ulje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 19.5%”./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan