Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto, ka urdhëruar nisjen e një hetimi pas përplasjes së dy trenave që ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë kryeqytetit Xhakarta, një ngjarje që ka lënë të paktën 14 viktima dhe 84 të plagosur, sipas bilancit më të fundit.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vijuan deri në mëngjesin e sotëm pranë stacionit Bekasi Timur, rreth 25 kilometra në lindje të Xhakartës, ku ndodhi aksidenti.
Sipas autoriteteve, një tren udhëtarësh i ndalur është goditur nga një tren i linjës së gjatë. Të gjitha viktimat ndodheshin në trenin e goditur, ndërsa rreth 240 pasagjerët e trenit tjetër u evakuuan në mënyrë të sigurt.
Përplasja raportohet se ka ndodhur rreth orës 20:40 me orën lokale.
Presidenti Subianto ka vizituar sot pacientët e shtruar në spital, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësitë për ngjarjen tragjike.
Artikuj te sugjeruar
Piranjat News
BOTA
28 Prill09:14
Vrasësi serial që u zbulua nga shkrimi i tij
Fushata e dhunës e Unabomberit i kishte hutuar hetuesit për gati dy dekada. BBC raportoi për arrestimin e tij 30 vjet më parë, kur ma...
BOTA
28 Prill09:10
“Rusia, Irani, Kina dhe Koreja e Veriut, bosht anti-amerikan”/ Ekspertët: Moska ka ndihmuar Teheranin të shënjestrojë forcat amerikane
Pas një fundjave të dytë radhazi, gjatë së cilës u anuluan bisedimet e planifikuara për paqe midis negociatorëve ameri...
Piranjat News
BOTA
28 Prill08:58
Trashëgimtarja angleze që u rebelua kundër edukimit të saj të pasur
Një ish-debutante e përgatitur për një jetë në shtëpi fshati, Rose Dugdale hodhi poshtë prejardhjen e saj të priv...
BOTA
28 Prill09:00
Dronët ukrainas godasin rafinerinë ruse në Tuapse, shpërthen zjarr në Detin e Zi
Autoritetet ruse njoftuan se dronë ukrainas kanë sulmuar një rafineri nafte në Tuapse, pranë Deti i Zi, duke shkaktuar një zjarr...
BOTA
28 Prill08:48
SHBA paralajmëron: Bizneset që bashkëpunojnë me linjat ajrore iraniane rrezikojnë sanksione
Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Besant, ka paralajmëruar se sipërmarrjet që bëjnë biznes me linjat ajrore iraniane rreziko...
BOTA
28 Prill08:38
Australia kërcënon me sanksione Metën, Google-in dhe TikTok-un: Bëni marrëveshje me…
Qeveria australiane ka paraqitur një projektligj të ri që synon të detyrojë platformat e mëdha teknologjike si Meta, Google dhe ...
BOTA
28 Prill08:33
Rubio: Nuk ka prova për vdekjen e Liderit Suprem të Iranit
Administrata amerikane ka arritur në përfundimin se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është gjallë.
Sekretari ...
BOTA
28 Prill08:08
Konflikti me Izraelin, Ministri i Jashtëm iranian mirëpret “mbështetjen” e Rusisë për diplomacinë
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe me Rusia, duke përshëndetur mbështetj...