Shtyhet sërish gjyqi Meta-Kryemadhi
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...

FRANCË- Arrestimi në Francë javën e kaluar i Pavel Durovit, shefit miliarder të platformës së rrjeteve sociale ‘Telegram’, po bën jehonë në mbarë botën, ndërsa Rusia i kërkoi Francës që të mos e kthejë hetimin në 'persekutim politik'. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgewell, zoti Durov është nën hetime për aktivitete të dyshimta, të paligjshme për të cilat akuzohet Telegrami.
Pavel Durov, shefi i faqes së rrjeteve sociale ‘Telegram’, u lirua nga paraburgimi në Paris të mërkurën pasi pagoi një garanci prej 5.6 milionë dollarësh. Atij i është ndaluar largimi nga Franca.
“Ekziston një gamë e gjerë akuzash, duke filluar nga mungesa e veprimeve kundër shitjes së drogës në ‘Telegram’, shpërndarjes së materialit të abuzimit seksual me fëmijët, mos-dhënia e informacionit për përdoruesit kur kjo kërkohet si pjesë e hetimeve penale. Padia përfshin edhe akuza për pastrim parash”, thotë TJ McIntyre nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Dublinit.
Avokati i zotit Durov, David-Olivier Kaminski, tha se ‘Telegrami’ punon në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian.
“Është krejtësisht absurde të mendosh se kreu i një rrjeti social mund të jetë i përfshirë në veprime kriminale që nuk kanë të bëjnë me të drejtpërdrejt apo në mënyrë jo të drejtpërdrejtë”, thotë zoti Kaminiski.
Pavel Durov, i cili ka shtetësi ruse, franceze dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe e themeloi ‘Telegramin’ me seli në Dubai në vitin 2013. Pasuria e tij vlerësohet në mbi 15 miliardë dollarë. Hetuesit francezë thonë se ‘Telegrami’ nuk respekton ligjin që kërkon mbikqyrjen e përmbajtjes që publikohet në këtë aplikacion.
“Drejtuesit e këtyre aplikacioneve vlerësohen si individë që tallen me idenë e heqjes së përmbajtjeve të paligjshme që publikohen nga përdoruesit. Nëse kjo është e vërtetë, nëse janë njoftuar për përmbajtje të caktuar nga përdoruesit që ka qënë në shkelje të ligjit dhe nuk e kanë hequr atë, atëherë e kanë humbur imunitetin, sipas ligjit të BE-së”, thotë Daphne Keller nga Fakulteti i Juridikut në Stanford.
Elon Musk, pronari i rrjetit social X, i ofroi mbështetje zotit Durov. Zoti Musk ripublikoi një koment të mëparshëm që e vlerëson mbikqyrjen si, “një fjalë propagandistike që ka për qëllim censurën”. Ka të ngjarë që ai është i shqetësuar për pasojat, thotë Profesori McIntyre nga Universiteti i Dublinit.
“Masa të tilla mund të merren edhe ndaj tij personalisht”, thotë zoti McIntyre
‘Telegrami’ ka mbi 900 milionë përdorues në tërë botën. Ai përdoret gjerësisht nga ushtritë ruse dhe ukrainase në luftën e Moskës kundër Ukrainës. Zoti Durov mund të kërkojë të arrijë një marrëveshje me prokurorët, thotë zoti McIntyre.
“Është teknikisht e mundur që ‘Telegrami’ të ketë qasje në komunikimet e njerëzve, komunikime që përdoruesit mund të mendojnë se janë të koduara. Kjo krijon një thesar të dhënash, të cilat autoritetet e inteligjencës në shumë vende, jo vetëm në Francë, pa dyshim do të donin t'i kishin. Mund të ndodhë që qasja në këto të dhëna të kthehet në një mjet shumë të vlefshëm negocimi për dikë në këtë pozitë”, thotë zoti McIntyre.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se arrestimi i zotit Durov nuk ishte në asnjë mënyrë një vendim politik. Sipas zotit Macron i takon “gjyqësorit, në pavarësi të plotë, të zbatojë ligjin”. Ai shtoi se Franca është thellësisht e përkushtuar ndaj lirisë së shprehjes.
Rusia në të kaluarën e ka bllokuar qasjen në ‘Telegram’ për të mbytur zërat kundërshtues brenda shoqërisë ruse. Megjithatë, Kremlini të enjten paralajmëroi Francën kundër kthimit të hetimit të Pavel Durovit në një “persekutim politik”./VOA
miroslav lajcak BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka th...
TURQIA- Turqia arrestoi këtë javë mbi 100 anëtarë të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik (IS), njoftuan autoritetet ...
Josep Borrel BRUKSEL- Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje aleatëve perëndimor&e...
PAKISTAN- Një rrëshqitje dheu, e shkaktuar nga shirat monsun, goditi një shtëpi në veriperëndim të Pakistanit, duke shkaktu...
Albin Kurti dhe Emmanuel Macron KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot pas deklaratave të bëra dje në Beograd ...
Kamala Harris SHBA- Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, u zotua për një qasje më të ashpër ndaj migri...
Thomas Goffus KOSOVË- Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, Thomas Goffus është shprehur se veprimet...
BRUKSEL- Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian janë sot në Bruksel për të diskutuar operacionet e vazhdueshme të BE-së...
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite tha të enjten se kishte vrarë pesë militantë të tjerë palestinezë në Bregun Pe...
Kamala Harris SHBA- Kamala Harris i doli në mbrojtje të enjten disa ndryshimeve në politikat e saj që anojnë drejt qendrës dh...