Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
SHBA- Kamala Harris i doli në mbrojtje të enjten disa ndryshimeve në politikat e saj që anojnë drejt qendrës dhe tha se ajo mund të emërojë një republikan në kabinet, nëse zgjidhet. Komentet Harris i bëri në intervistën e saj të parë për një rrjet të madh televiziv, që kur demokratët e emëruan atë si kandidate për presidente.
"Mendoj se aspekti më i rëndësishëm dhe më domethënës i perspektivës dhe vendimeve të politikës sime është se parimet e mia nuk kanë ndryshuar", i tha ajo gazetares së CNN-it Dana Bash gjatë intervistës, pjesë të së cilës u publikuan përpara se ajo të transmetohet e plotë në orën 21:00, me orën lokale të Uashingtonit.
Harris është pozicionuar më shumë drejt qendrës për disa çështje, që nga koha kur kandidoi për presidente në vitin 2020. Ajo ka ashpërsuar qëndrimin e saj mbi emigracionin përgjatë kufirit jugor të SHBA-së me Meksikën. Ajo gjithashtu është tashmë kundër ndalimit të shpimeve, për nxjerrjen e naftës, falë së cilës punëson shumë njerëz në Pensilvani, një nga ato pak shtete, që do të jenë vendimtare në përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve.
"Parimet e mia rreth asaj që duhet të bëjmë për të siguruar kufirin tonë - nuk kanë ndryshuar. Kam shërbyer dy mandate si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë duke ndjekur penalisht organizata kriminale transnacionale, shkelësit e ligjeve amerikane, që kanë kryer trafik të paligjshëm të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përtej kufirit tonë, dhe parimet e mia nuk kanë ndryshuar”, tha ajo.
Intervista e zonjës Harris kishte për qëllim të tregonte se ajo i zotëronte të gjitha çështjet. Disa kritikë sugjerojnë se ajo mund të jetë më pak e rafinuar në mjedise ku nuk ka një fjalim të shkruar, pas një serie fjalimesh të fuqishme në fushatë, që kur mori në dorë stafetën e demokratëve për garën për Shtëpinë e Bardhë. Harris, së bashku me kandidatin demokrat për nënpresident, guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, diskutoi gjithashtu mbi mundësinë e futjes së një republikani në kabinetin e saj të mundshëm, duke thënë se ajo dëshironte një larmi mendimesh.
"Mendoj se është e rëndësishme të kemi në tavolinën kur merren disa nga vendimet më të rëndësishme, njerëz që kanë pikëpamje e përvoja të ndryshme. Dhe mendoj se do të ishte në të mirën e publikut amerikan që të kishte një anëtar në kabinetin tim i cili ishte një republikane”, tha ajo.
Nënpresidentja Harris ka shmangur intervistat zyrtare dhe konferencat për shtypin gjatë ngritjes së saj të shpejtë për të kandiduar në emër të demokratëve për postin e presidentes./ VOA
GAZA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi të enjten se ka arritur marrëveshje me Izraelin për ndërprerje...
SERBIA- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të enjten gjatë një vizite në Beograd se lëvizjet “e njëanshme&rdq...
KOSOVA- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes rreth orës 19:00, në afërsi të Slla...
Donald Trump dhe Mark Zuckerberg SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump, ka kritikuar CEO-n e Meta, Mark Zuckerberg, në librin e tij të ardhsh&eu...
UKRAINA- Ushtria e Ukrainës ka konfirmuar se njëri prej avionëve të saj luftarakë, F-16, të cilët i ka marrë nga partn...
Donald Trump dhe Kamala Harris SHBA- Demokratja Kamala Harris kryeson rezultatet ndaj republikanit Donald Trump me 45% përbal...
Emmanuel Macron dhe Aleksandër Vuçiç SERBIA- Serbia ka nënshkruar marrëveshje të enjten me kompaninë e Francës,...
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin KOSOVA- I dërguari i posaçëm i...
Donald Trump dhe Kamala Harris SHBA- Në këtë garë të ngushtë presidenciale në Amerikë, shteti jugor i Xhorxhias &eu...
Emmanuel Macron dhe Aleksandër Vuçiç SERBIA- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbërritur në Serbi ku pritet të ...