Shpërthim me tritol në Kurbin
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
IZRAEL - Izraeli do të përgjigjet ndaj akuzës për gjenocid në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara më 17 maj, pasi Afrika e Jugut dorëzoi një kërkesë urgjente pranë gjykatës, duke kërkuar që të lëshohet urdhri për armëpushim në Gazë.
Kjo është hera e tretë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) mban seanca dëgjimore për luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që kur Afrika e Jugut ngriti çështje në dhjetor pranë kësaj gjykate që ka selinë në Hagë.
Të enjten, Afrika e Jugut i tha gjykatës se situata në Gazë ka arritur “në një fazë të re dhe të tmerrshme” dhe u bëri thirrje 15 gjyqtarëve që të ndërmarrin veprim urgjent. Izraeli duhet “plotësisht dhe pa kushte” të tërhiqet nga Rripi i Gazës, tha Vusimuzi Madonsela, ambasador i Afrikës së Jugut në Holandë.
Afrika e Jugut ka dorëzuar katër kërkesa në GJND për të hetuar Izraelin. Sipas kërkesës së fundit, shteti tha se inkursioni ushtarak i Izraelit në Rafah kërcënon “mbijetesën e palestinezëve në Gazë”.
Gjatë seanca dëgjimore që u mbajtën më herët gjatë këtij viti, Izraeli mohoi fuqishëm akuzën se po kryen gjenocid në Gazë, duke thënë se po bën gjithçka që mundet për të kursyer civilët dhe se po shënjestron vetëm radikalët e Hamasit. Izraeli thotë se Rafahu është bastioni i fundit i Hamasit.
Në janar, gjykatësit urdhëruan Izraelin që të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar vdekjen, shkatërrimin dhe çdo akt të gjenocidit në Gazë, por paneli i gjyqtarëve nuk e urdhëroi që t’i japë fund ofensivës ushtarake.
Gjykata veçse ka gjetur se palestinezët në Gazë janë në “rrezik të vërtetë” nga operacionet ushtarake të Izraelit.
“Ky mund të jetë shansi i fundit që gjykata të veprojë”, tha avokati Blinne Ni Ghralaigh, që është pjesë e ekipit ligjor të Afrikës së Jugut.
GJND-ja ka fuqi të gjera sa i përket lëshimit të një urdhri për armëpushim dhe masave të tjera, edhe pse gjykata nuk ka aparatin e vet që të zbatojë këto vendime.
Shumica e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës është zhvendosur që kur nisën luftimet.
Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Më shumë se 35.000 palestinezë janë vrarë në luftë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, institucion që nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve në shifrat e publikuara për viktimat./REL
Për herë të parë një koalicion i kryesuar nga partia populiste e djathtë e Geert Wilders në Holandë HOLANDË - ...
Foto nga sulmi GAZA - Një shkollë që shërbente si strehë për refugjatët është sulmuar në Gazë qendro...
Treni i përmbysur ITALI - Një stuhi e fuqishme me reshje të dendura shiu ka përfshirë Italinë pasditen e djeshme. Reshjet e d...
Foto ilustruese EUROPA- Ndërsa kryeministri sllovak Robert Fico po rikuperohej nga plagët e marra në sulmin e së mërkurë...
Foto ilustruese SHBA - Bashkimi Evropian (BE) nisi hetim ndaj kompanisë Meta me arsyen se nuk janë zbatuar rregullat e Unionit lidhur me mbrojtje...
baerbock dhe kurti GJERMANI- Berlini pret që Kosova të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e emisarit t&...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, thotë se situata në verilindje të rajonit Harkiv, ku forcat r...
hristian mickoski SHKUP- Kryeminstri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski po komentoi reagimet greke për zgjedhjet...
pamje nga vendngjarja INDONEZI- Një video e cila është publikuar sot nga një hyrje aeroporti në Indonezi tregon një puno...
vladimir putin dhe xi jiping RUSi- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ndodhet për vizitë dy ditore në Pekin ku nënshkroi me Presid...