Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
GJERMANI- Berlini pret që Kosova të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si parakusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE): "Vjeshtën e kaluar, përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ua paraqiti qeverive të Kosovës dhe Serbisë draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (ASMM), të cilin ai e koordinon.
Ky draft-statut merr parasysh të gjitha vijat e kuqe të përcaktuara nga ligji kushtetues i Kosovës", thuhet në një përgjigje që Ministria e Punëve të Jashtme i dërgoi DW-së të enjten, më 16 maj, në mbrëmje. "Qeveria gjermane është e mendimit se një shumicë prej 2/3 në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës për aplikimin e Kosovës për anëtarësim do të sigurohej, nëse qeveria Kurti do të dorëzonte këtë draft në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim para mbledhjes së Komitetit të Ministrave. Pasi të ndërmerret ky hap, një votim në Komitetin e Ministrave mund të vendoset në rendin e ditës me një perspektivë të arsyeshme për një shumicë prej 2/3 midis shteteve anëtare që kanë të drejtë vote. Qeveria gjermane po e mbështet Kosovën në përmbushjen e të gjitha parakushteve për pranimin në Këshillin e Evropës", thuhej në përgjigje.
Përgjigja vjen pasi qeveria e Kosovës kishte dërguar në Sekretariatin e Këshillit të Evropës një letër, ku informohej se po përgatiste një draft-statut mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i cili do t'i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim. Tre vendet e QUINT-it, Gjermania, Franca dhe Italia, kërkojnë nga Kosova që të bëjë hapa përpara në këtë pikë kaq të diskutuar në kuadër të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Ndryshe nga draft-statuti i kërkuar nga BE, në letrën e firmosur nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, bëhej fjalë për draft-statutin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert, i cili bazohet kryesisht në propozimin fillestar franko-gjerman.
Më parë, ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, gjatë një fjalimi në Bundestag me rastin e 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës, apeloi te Kosova që të bëjë çfarë është e mundur për t’u anëtarësuar në KiE. “Kosova duhet të hyjë në Këshillin e Evropës,” tha Baerbock. “U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira dhe atyre që janë përgjegjës në Kosovë të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar që të arrijmë shumicën e nevojshme për anëtarësimin sa më të shpejtë.”
Ngjashëm u shpreh edhe Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës: “Kosova duhet të bëjë gjithçka që mundet për të luajtur një rol në këtë, dhe këtë e ka bërë edhe përmes një letre dërguar për çështjen e pakicave serbe dhe Asociacionit të Komunave,” tha ai. Por deputeti socialdemokrat i dha si porosi ministres para nisjes për në Strasburg, ku do të merrte pjesë në Ministerialin vjetor, që të mos harrojë rezultatin e votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: “Më shumë se 80% e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës votuan në favor të pranimit të Kosovës. Partia Socialdemokrate dhe partitë e koalicionit qeveritar e mbështesin këtë anëtarësim, prandaj Kosova duhet të bëhet anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës.”
Në fillim të javës, një zëdhënës i qeverisë gjermane i kishte thënë Deutsche Welle-s se “duhet vetëm një hap i vogël, që Kosova të rrisë ndjeshëm numrin e mbështetësve për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e konkretisht dërgimin pikërisht në Gjykatën Kushtetuese të draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Një kërkesë kjo, që vendet e QUINT-it ia kishin përcjellë në mënyra të ndryshme qeverisë së Kosovës, ndër të tjera, edhe gjatë telefonatave që kryeministri Kurti kishte zhvilluar me kancelarin Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Qeveria e Kosovës e kishte refuzuar vazhdimisht këtë kërkesë dhe gjatë këtyre javëve është përpjekur në të gjitha mënyrat që të ndryshojë së paku qëndrimin e Gjermanisë në këtë pikë. Albin Kurti ka qenë dy herë në Berlin brenda tri javëve të fundit, ku ndër të tjera ishte takuar edhe me ministren e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock. Së fundmi, edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është përpjekur të marrë mbështetjen e qeverisë gjermane, në një bisedë telefonike të zhvilluar dy ditë më parë me Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Por Gjermania nuk lëvizi.
Knut Abraham kërkon mbledhje të posaçme të Komitetit të Ministrave
Knut Abraham, nga CDU/CSU-ja në opozitë, e kritikoi në seancën e Bundestagut stafin e kancelarit Olaf Scholz për këtë qëndrim: "Nuk e kuptoj pse skeptikët në Kancelarinë Federale nuk e kuptojnë se kjo është një mundësi historike,” tha ish-diplomati, i cili, para se të bëhej deputet, kishte punuar më parë në Kancelarinë Federale (në kohën e Angela Merkelit). "Nëse flitet për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor, tani është koha, tani duhet të merret edhe vendimi përfundimtar për pranimin e Kosovës në KiE.”
Abraham sugjeroi që të mblidhet sërish Komiteti i Ministrave të Jashtëm në një seancë të posaçme, tani që Kosova është treguar e gatshme të dërgojë draft-statutin për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese. "Ky është një moment historik. Dhe qeveria e Kosovës ka bërë një hap shumë të rëndësishëm.”
Fitore e fushatës agresive të Serbisë
Mosvendosja e vendimit për Kosovën në agjendën e takimit të ministrave të Jashtëm të KiE konsiderohet nga shumë vëzhgues si fitore e fushatës së Serbisë për të sabotuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Oliver Rolofs, ekspert i sigurisë dhe ish-shef i komunikimit i Konferencës së Sigurisë së Mynihut e kritikon faktin se kandidatja e BE-së, Serbia, e cila ka marrëdhënie më të forta me Rusinë dhe Kinën sesa me vetë BE-në, ka aq shumë ndikim në politikën e BE-së për Kosovën. “Politika agresive e Serbisë, e mbështetur nga Rusia, po çon në përshkallëzimin e tensioneve në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë. BE-ja dhe SHBA-ja deri më tani i janë përgjigjur këtij agresioni me politika qetësuese, të cilat po e përkeqësojnë situatën. Në vend që BE-ja t’i tregojë Serbisë vijat e kuqe, ajo e lë veten që Serbia të luajë me të,” i tha Rolofs DW.
Në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti është festuar për rezistencën e tij të ashpër kundër krijimit të asociacionit. Megjithatë, nuk janë të paktë ata që do të donin të shihnin më shumë pragmatizëm. Artan Muhaxhiri, analist politik nga Prishtina, i tha DW-së se tani miratimi në Komitetin e Ministrave të Këshilllit të Evropës është i pamundshëm. Muhaxhiri kritikon faktin që qeveria Kurti nuk e shfrytëzoi këtë rast të rrallë dhe nuk e dërgoi draft-statutin e kërkuar para kësaj jave. “Paradoksi është se problemi i Asociacionit të Komunave mbetet ende një elefant në dhomë. Shmangia e vazhdueshme e këtij problemi vetëm sa do të sjellë bllokada të mëtejshme."
Një muaj më parë, pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, organizata më e rëndësishme ndërshtetërore evropiane për të drejtat e njeriut, dukej i arritshëm. Me një shumicë mbresëlënëse prej mbi 82 përqind, deputetët në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg votuan për pranimin e shtetit më të ri evropian si anëtarin e 47-të. Ky vendim pasoi rekomandimin e ish-ministres së Jashtme greke Dora Bakojanis, e cila më parë kishte shqyrtuar përshtatshmërinë e Kosovës si raportuese.
Krahas Bjellorusisë dhe Rusisë, Kosova është i vetmi vend evropian që nuk është anëtar i Këshillit të Evropës. Rusia u largua pas agresionit ndaj Ukrainës. Për Kosovën, anëtarësimi në një nga organizatat ndërqeveritare më të vjetra dhe më të rëndësishme në Evropë do të ishte një hap i mëtejshëm drejt konsolidimit të pozitës së saj në bashkësinë ndërkombëtare. Deri më sot, Kosova, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia, është njohur zyrtarisht nga 116 vende, ndër ta 34 nga 46 anëtarët e Këshillit të Evropës.
Volodymyr Zelenskyy UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, thotë se situata në verilindje të rajonit Harkiv, ku forcat r...
hristian mickoski SHKUP- Kryeminstri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski po komentoi reagimet greke për zgjedhjet...
pamje nga vendngjarja INDONEZI- Një video e cila është publikuar sot nga një hyrje aeroporti në Indonezi tregon një puno...
vladimir putin dhe xi jiping RUSi- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ndodhet për vizitë dy ditore në Pekin ku nënshkroi me Presid...
foto ilustruese WASHINGTON – Presidenti Joe Biden përdori fuqitë e tij ekzekutive për të bllokuar publikimin e audio-regjistrimit...
SHBA- Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, e ka etiketuar Donald Trumpin si një racist, seksist dhe homofob. “Un&e...
foto ilustruese GJEORGJI- Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në rrugët e kryeqytetit gjeorgjian, Tbilisi, kundër vendimit t&eu...
foto ilustruese KOSOVË- Gjermania, Italia dhe Franca i janë përgjigjur letrës së dërguar nga Qeveria e Kosovës drejtuar ...
foto ilustruese LETONI- Shërbimet letoneze të sigurisë kanë bërë dy arrestime të personave të dyshuar p&e...
foto ilustruese JEMEN- Të gjitha anijet e destinuara për portet izraelite do të jenë në shënjestër të Houthis ...