Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
NEW WORK - Një gjykatës tha të mërkurën se do t’i duhet kohë për të shqyrtuar një kërkesë të prokurorëve me urdhër të një të emëruari politik nga Presidenti Trump për të hequr dorë nga akuzat për korrupsion ndaj kryebashkiakut të qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams. Gjykatësi Dale Ho tha se kërkon të marrë një vendim të arsyetueshëm lidhur me një situatë disi të pazakontë.
Javën e kaluar, zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë i kërkuan gjykatësit që të pushojë çështjen, por në një mënyrë që prokurorët të lejohen të rihapin atë në të ardhmen nëse e shohin të arsyeshme.
Disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhanë dorëheqjen në shenjë proteste lidhur me atë që ata e cilësuan si ndërhyrje politike nën administratën e presidentit republikan.
Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm në detyrë, Emil Bove, i emëruar nga Presidenti Trump, argumentoi nevojën e pushimit të çështjes ndaj zotit Adams në mënyrë që ai të përqendrohet tek ndihma ndaj qeverisë amerikane për të luftuar imigracionin e paligjshëm. Zoti Bove ka qenë avokat mbrojtës i zotit Trump.
Polemika ka shkaktuar akuza politike në qytetin e Nju Jorkut. Demokratë me peshë aludojnë se pushimi i çështjes e bën demokratin Adams borxhli ndaj administratës së Presidentit Trump.
Në fillim të seancës dëgjimore të mërkurën, që zgjati 90 minuta, gjykatësi Ho tha se ishte i vetëdijshëm se kishte pak liri veprimi lidhur me kërkesën për pushimin e çështjes. Ai vuri në dukje se gjykatat kanë dalë në përfundimin se prokurorët janë në pozitat më të shëndosha për vendosur nëse një çështje duhet të vazhdojë apo jo.
Sidoqoftë, gjykatësi tha se kishte pyetje rreth asaj se si të trajtohej një çështje që, sipas tij, të gjithë pajtohen se është një situatë disi e pazakontë.
Gjatë administratës së Presidentit Joe Biden, prokurorët federalë ngritën akuza për korrupsion ndaj kryebashkiaku demokrat të qytetit të Nju Jorkut. 64-vjeçari Adams, i cili kandidon për rizgjedhje këtë vit, i ka hedhur poshtë akuzat.
Guvernatorja demokrate e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, e cila ka pushtetin për ta pushuar nga puna zotin Adams, është shprehur për shtypin se po shqyrton mundësinë e shkarkimit të tij.
Gjatë marrjes në pyetje nga gjykatësi Ho në seancën e së mërkurës, zoti Adams tha se nuk ishte i shqetësuar nëse akuzat ndaj tij do të ngriheshin përsëri sepse ai nuk kishte bërë krime.
Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm në detyrë, Emil Bove, tha se rasti binte ndesh me objektivat e Presidentit Trump për sigurinë kombëtare dhe imigracionin. Ai tha se kryebashkiakut i mungonte certifikata e sigurisë çka do të thotë se ai nuk mund të marrë pjesë në diskutimet e plota me autoritetet federale. Zoti Bove tha se Departamenti i Drejtësisë gëzon autoritet të gjerë për të vendosur nëse një çështje përbën interes publik./VOA
SHBA- Gjatë kësaj jave u mbajtën dy samite urgjente në Evropë dhe u panë deklarata shqetësuese nga presidenti ukrainas, Vol...
SHBA- Pentagoni tha të mërkurën se po udhëzon drejtuesit e lartë ushtarakë që të hartojnë një listë kur...
UKRAINË- Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca dhe aleatët e saj janë pajtuar se të drejtat e Ukrainës dhe shqetësi...
SHBA- Gjatë javës së kaluar, bazat e marrëdhënieve SHBA-Evropë u zhvendosën në mënyrë dramatike. N...
SANTORINI- Efektivë të policisë kryejnë çdo natë kontrolle në rrugica dhe pronat e banorëve të S...
SELANIK- Fermerët në Greqi kanë dalë në rrugë në protestë. Fermerët në Selanik u përleshën me poli...
GJERMANI- Ka një ndryshim në këto katër vjet. Në vitin 2021, bota vëzhgoi zgjedhjet gjermane për të...
SHBA- Pas Donald Trump dhe J.D. Vance, aleati i ngushtë i presidentit të ri amerikan nis një sulm ndaj Volodymyr Zelensky.&...
Foto ilustruese SERBI- Fati i një burri nuk dihet pas një aksidenti në një kantier ndërtimi në Serbi. Mës...
ANGLI- Një gropë e madhe është krijuar në rrugë Godstone në jugut të Anglisë. Përshkak të gropës a...