Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

SHBA- Pentagoni tha të mërkurën se po udhëzon drejtuesit e lartë ushtarakë që të hartojnë një listë kursimesh të mundshme, prej 50 miliardë dollarësh, nga buxheti i ardhshëm për vitin fiskal 2026. Kjo shumë, tha Pentagoni, do të shfrytëzohet për të vënë në jetë përparësitë e Presidentit Donald Trump për mbrojtjen kombëtare.
Shqyrtimi i buxhetit mund të shënojë fillimin e përpjekjeve të Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, për të vënë në jetë planet për më shumë investime në Azi-Paqësor dhe për t’i dhënë përparësi sigurimit të kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, si dhe reforma të tjera.
Mbetet e paqartë se si kjo përpjekje do të përputhet me nismën e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, që drejtohet nga Elon Musk, për shkurtimin e shpenzimeve qeveritare. Një ekip i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, shkurtimisht DOGE, ndërkohë ka filluar të punën në Pentagon, ndërsa punonjësit civilë po përballen me shkurtime të vendeve të punës.
Nënsekretari i Mbrojtjes në detyrë, Robert Salesses, tha se ushtria do të hartojë një listë të kursimeve të mundshme pas shqyrtimit të buxhetit të hartuar nga administrata e mëparshme e Presidentit Joe Biden.
“Synohet për kursime deri në 8% të buxhetit të hartuar nga administrata e Presidentit Biden për vitin fiskal 2026, rreth 50 miliardë dollarë. Kjo shumë do të shfrytëzohet në përputhje me përparësitë e Presidentit Trump”, tha zoti Salesses.
Më herët, agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, u kishte kërkuar të gjitha degëve të Pentagonit që të propozonin shkurtime që arrinin nivelin prej 8% të buxhetit në fjalë, sipas zyrtarëve amerikanë. Nga shkurtimet bëhen përjashtime të shumta, mes tyre Komanda e Shteteve të Bashkuara për Indo-Paqësorin, financimi i operacioneve ushtarake përgjatë kufirit me Meksikën, si dhe mbrojtja ajrore dhe sistemet autonome, tha një nga zyrtarët.
Komandat ushtarake që mbikëqyrin operacionet në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë nuk përjashtohen nga shkurtimet. Buxheti vjetor i Pentagon është afërsisht 1 trilion dollarë në vit. Në dhjetor, Presidenti Joe Biden nënshkroi një ligj që autorizonte 895 miliardë dollarë shpenzime për mbrojtjen për vitin fiskal që përfundon më 30 shtator.
Sekretari Hegseth është shprehur publikisht se përparësia e Pentagonit është tek siguria kufitare e Shteteve të Bashkuara dhe kërcënimet që paraqet Kina. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë më të përqendruara kryesisht tek siguria në Evropë.
Ndërsa ekipi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë fillon shqyrtimin e të dhënave financiare të Pentagonit, disa punonjës civilë të ushtrisë thanë se kanë filluar të marrin emaile ku thuhet se mund të pushohen nga puna meqenëse ishin punësuar më pak se një vit më parë.
Udhëheqës nga i gjithë spektri politik kanë kritikuar prej kohësh humbjet dhe joefikasitetin në Departamentin e Mbrojtjes. Por demokratët dhe sindikatat e punonjësve civilë kanë thënë se zotit Musk i mungon ekspertiza e duhur për të ristrukturuar Pentagonin. Ata aludojnë se përpjekjet e ekipit të tij rrezikojnë të ekspozojnë programe të fshehta. Përpjekjet për të anuluar programe të mbrojtjes mund të shkaktojnë kundërshtime mes ligjvënësve, të cilët do të përpiqen të mbrojnë shpenzimet në zonat e tyre zgjedhore./ VOA
UKRAINË- Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca dhe aleatët e saj janë pajtuar se të drejtat e Ukrainës dhe shqetësi...
SHBA- Gjatë javës së kaluar, bazat e marrëdhënieve SHBA-Evropë u zhvendosën në mënyrë dramatike. N...
SANTORINI- Efektivë të policisë kryejnë çdo natë kontrolle në rrugica dhe pronat e banorëve të S...
SELANIK- Fermerët në Greqi kanë dalë në rrugë në protestë. Fermerët në Selanik u përleshën me poli...
GJERMANI- Ka një ndryshim në këto katër vjet. Në vitin 2021, bota vëzhgoi zgjedhjet gjermane për të...
SHBA- Pas Donald Trump dhe J.D. Vance, aleati i ngushtë i presidentit të ri amerikan nis një sulm ndaj Volodymyr Zelensky.&...
Foto ilustruese SERBI- Fati i një burri nuk dihet pas një aksidenti në një kantier ndërtimi në Serbi. Mës...
ANGLI- Një gropë e madhe është krijuar në rrugë Godstone në jugut të Anglisë. Përshkak të gropës a...
PALESTINË- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan i tha Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio se Em...
KOSOVË- Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav së fundmi ka deklaruar nga Prizreni se për heqjen e m...