E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...

RUMANI- Vëllezërit kontrovers, Andrew dhe Tristan Tate, janë kthyer në Rumani nga Shtetet e Bashkuara, teksa po akuzohen nga autoritetet rumune për trafikim me qenie njerëzore dhe krime të tjera.
“Ne kemi ardhur këtu për të dëshmuar pafajësinë tonë sepse e meritojmë që ta kemi ditën tonë në gjykatë”, tha Andrew Tate para gazetarëve më 22 mars jashtë shtëpisë së tij në Voluntari, afër Bukureshtit.
Vëllezërit, që kanë pasaporta britanike dhe amerikane, përballen me disa akuza në Rumani, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore dhe krijimin e një grupit të organizuar kriminal. Andrew Tate akuzohet edhe për përdhunim.
Sipas prokurorëve, ata kishin rekrutuar disa gra dhe i kishin detyruar që të krijonin përmbajtje pornografike, nga e cila përmbajtje ata kishin fituar shuma të mëdha parash. Dy vëllezërit i mohojnë akuzat.
Edhe pse janë nën “kontrollin gjyqësor”, që nënkupton se rregullisht duhet të raportojnë para autoriteteve, Rumania hoqi ndalesën e udhëtimit në shkurt, që deri atëherë ua kishte pamundësuar largimin nga shteti. Më 27 shkurt, vëllezërit udhëtuan për në Florida.
Tani ata janë kthyer në Rumani dhe që të dy janë ftuar që të paraqiten në stacionin policor në Voluntari më 24 mars, një obligim që ata duhet ta kryejnë, sipas procedurave të kontrollit gjyqësor.
“Na janë kthyer pasaportat. Ne jetojmë në Rumani, ne e duam Rumaninë. Ne kurrë nuk do të largohemi nga Rumania. Ne kemi një shtëpi në Rumani, kemi fëmijë rumunë”, tha Tate, sipas Ştirileprotv.
Ai insistoi se që të dy, të cilët po hetohen se kanë krijuar një grup të organizuar kriminal, për trafikim të qenieve njerëzore, përfshirë të mitur, përdhunim dhe pastrim parash, “asnjëherë nuk është dashur të shkojmë në burg” dhe se “asetet tona nuk duhet të jenë të konfiskuara”.
Në dhjetor, gjykata e apelit në Rumani tha se rasti për trafikim ndaj vëllezërve Tate nuk duhet të shkojë në gjykim pasi kishte pasur disa parregullsi ligjore dhe procedurale nga prokurorët. Rasti që atëherë është kthyer te prokurorët dhe vazhdon të jetë i hapur.
Andrew Tate, 38 vjeç, u tha gazetarëve më 22 mars se ai dhe Tristani, 36 vjeç, u kthyen në Rumani “për të pastruar emrat tanë dhe për t’u shfajësuar”.
Para se të arrinte në Voluntari, ai shkroi në X, ku ka pothuajse 10.8 milionë ndjekës, se kishte shpenzuar 185.000 dollarë vetëm për të nënshkruar një letër në Rumani. “Të pafajshmit nuk ikin”, shkroi ai, duke postuar një fotografi me të vëllain në një avion privat.
Përveç akuzave që përballen në Rumani, vëllezërit po ashtu po hetohen në Mbretërinë e Bashkuar lidhur me pretendimet për përdhunim dhe trafikim me qenie njerëzore.
Në SHBA, vëllezërit Tate përballen me një padi civile të ngritur nga një grua e cila ka thënë se është detyruar që të bëhej punëtore seksi dhe se vëllezërit Tate shpifën ndaj saj pasi ajo iu dha prova prokurorëve rumunë. Vëllezërit Tate po ashtu përballen me akuza për shmangie të tatimeve në Mbretërinë e Bashkuar. Ata i mohojnë edhe këto akuza./REL
EKUADOR- Të paktën katër persona humbën jetën kur një urë e varur 200 metra e gjatë u shemb në jugperëndim t...
foto ilustruese KIEV- Njoftimi i Kremlinit për bisedën telefonike që Vladimir Putin zhvilloi me presidentin amerikan, Donald Trump, u shfaq...
pamje nga patrullimi KOSOVË- Ushtarët italianë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale në perëndim, ka kr...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka anuluar lejet e sigurimit për ish-zëvendëspresidenten Kamala Harris, ish-sekretaren e shte...
TURQI- Autoritetet turke kanë arrestuar 343 persona në protestat e mbajtura gjatë natës në disa qytete, demonstrata të organizua...
KORÇË- Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin “Cazino” të zvilluar në Korçë. ...
TIRANË- Ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu i është përgjigjur deklaratave të presidentit serbe, Aleksandër Vuçiç lid...
trump, zelenskyy, putin SHBA- Kur Presidenti amerikan Donald Trump u takua me Presidentin ukrainas Zelensky në Nju Jork shtatorin e kaluar, ...
foto ilustruese KOSOVË- Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në përputhje me Kushtetut&e...
foto ilustruese GJERMANI- Aeroporti Berlin-Brandenburg, Elbphilharmonie në Hamburg, stacioni hekurudhor Shtutgart 21 - në Gjermanika mjaft s...